Skoci, 200 persona marrin pjesë në funeralin e fëmijës pa emër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Skoci, 200 persona marrin pjesë në funeralin e fëmijës pa emër

Rreth 200 persona kanë shkuar në varrezat e Seafield të Skocisë, për të marrë pjesë në funeralin e një fëmije pa emër. Në korrik të vitit 2013, trupi i një fëmije disa javësh, u gjet i vdekur dhe i mbështjellë me një peshqir pranë hekurudhës.


femija-45.jpg


Që prej asaj kohe autoritetet kanë bërë çdo gjë të mundshme për të gjetur prindërit e vogëlushit, por nuk gjetën asnjë të dhënë që mund të bënte identifikimin e foshnjës.

femija-2.png


Ceremonia e cila u ndoq nga disa anëtarë të qeverisë skoceze, ishte shumë prekëse, sidomos nga fjalët e Erica Wishart, anëtare e një kishe aty pranë. ” Kjo është një dramë që na prek të gjithëve.

femija-sakte.png


Tragjedia e një fëmije që nuk ka pasur mundësi që të rritet dhe jetojë. Ne jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën me dinjitetin dhe respektin që meriton, sepse çdo jetë është e çmuar në sytë e Perëndisë “, tha ajo.

g.shqip
 
Titulli: Skoci, 200 persona marrin pjesë në funeralin e fëmijës pa emër

Keto gjera e bejne akoma boten humane..:)
 
Back
Top