Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skllavërimi i pabesueshëm i shtetit të Kosovës

Rishikimi i historisë

Qeveria e Turqisë po merr privilegjeve të çmendura nga shteti i ri, thotë një arbëresh i Italisë

Nga: Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro*


Copy_of_osmanlit_722817-150x150.jpg
osmanet-1-150x150.jpg
osmanet-2-httpprishtina.emb_.mfa_.gov_.tr_-150x150.jpg


Do të ishte diçka shumë e mirë sikur të gjithë ne, në këtë anë të botës, ta konsideronim historinë si një mësuese jete dhe shërbëtore të së vërtetës. ثshtë e nevojshme të dihet se një popull pa histori është jetim si nga nëna ashtu edhe nga baba, e gjithashtu duhet të mbajmë mend se një popull shërbëtor nuk ka asnjë të ardhme përparimi të vërtetë e nuk mund t’ua garantojë atë fëmijëve të tij. Një komb krenar për origjinën e vet dhe për ngjarjet historike që i përkasin, duhet të përfaqësohet dhe të qeveriset nga burra krenarë dhe jo renegatë të bindjeve dhe ndërgjegjes së tyre.

Ndodhi që mbrëmjen e kaluar, me anë të disa mediave shqiptare përtej Adriatikut, u informova për vënien në jetë të disa akteve vërtet “turke”: konkretisht qeveria turke, që tani na e deklaron veten mike ose “mbrojtëse” të Kosovës, kërkon t’i imponojë kësaj të fundit revizionimin me shumë ndryshime thelbësore të përmbajtjes së disa teksteve shkollore të historisë që kanë të bëjnë me periudhën osmane e që përdoren nëpër shkollat publike të arsimit parauniversitar.

Duke reflektuar mbi këtë ngjarje, i bëra pyetjen vetes: Por e gjithë kjo çështje nuk është e lidhur me civilizimin, zakonet e mira dhe dinjitetin e një populli të lirë, që është ende në kërkim të identitetit të tij etnik dhe kulturor? Dikush ka guxuar të deklarojë se në mes të dy popujve egziston bashkëpunimi dhe miqësia, por ama një mik i vërtetë nuk i imponon tjetrit ato bindje që i leverdisin atij më shumë.

Deklaratat e qeverisë turke – përmes ambasadorit të saj në Kosovë, Songul Ozan – duke kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së teksteve shkollore kryen një akt të qartë fyerje përkundrejt kulturës, historisë, protagonistëve të ngjarjeve historike si edhe vetë studiuesve. Ministri i Arsimit të Kosovës, zoti Buja, u shfaq në favor të kësaj rezolute duke rënë dakord me diplomatin turk se kjo do të jetë një bazë e mirë për konsolidimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Ashtu siç shkruan gazeta “Jeta në Kosovë” fjalët “dhunë dhe vrasje” do të zëvendësohen nga fjalët “pushtim dhe burgosje”, shprehja “osmanët vranë shumë shqiptarë” është fshirë tërësisht, ose fraza “merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame” do të transformohet në “të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit” etj.

Po a mund ju ta imagjinoni sikur në ditët e sotme shteti i Izraelit dhe i Gjermanisë të bien dakord për ndryshimin e historisë në përmbajtjen e saj dhe ndoshta ta transoformojnë Hitlerin në një shenjtor? Si mund ta ëmbëlsoni historinë… duke e shtrembëruar atë?

Mos vallë turqit duan të lënë në harresë masakrën që kryen në mënyrë çnjerëzore në Vaikal afër Ohrit në prill 1465, ku tetë prej gjeneralëve më të mirë të Gjergj Kastriotit si Moisiu i Dibrës, Muzaku i Angjelinës (Golem Arianiti), Moisi Gjurica, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka, Gjin Maneshi, u rropën të gjallë dhe trupat e tyre ua hodhën qenve për t’i ushqyer?

A mund të lënë turqit në harresë genocidin njëshekullor kundër popullsisë armene?
Nga viti 1895 deri në vitin 1997 janë masakruar nga turqit rreth 250000 armenë. Jo zotërinj, ju nuk mund ta fshihni historinë! Edhe pse mund ta ndryshoni atë në letër ju nuk do mund ta fshihni kurrë nga guri i kohës ku e pavdekshme do të mbetet e gdhendur!

Linku i artikullit në gjuhën italiane: Rilindja Kulturore Arbëreshë: Incredibile asservimento dello Stato del Kossovo alle demenziali prerogative del governo turco

*Autori është arbëresh pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Engjëll

(me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back