Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Skllav i kujt je?

Meqenese keto dite po vlojne disktuimet mbi krijesa tokesore apo jo, besim ne Zot Hyjnor apo te krijuar, endrra apo realitet, i lire apo i burgosur, momentalisht hasa me kete shkrim te dikujt, dhe me pelqeu. Keshtu qe thash, lemsh qe lemsh pse mos ta sjell dhe ketu ne forum?! :)

"Liria është koncept relativ, askush nuk mund të jetë i lirë në mënyrë absolute. Argumenti se njeriu ka liri të zgjedhë, prandaj është i lirë, është argument po ashtu, se njeriu është skllav i zgjedhjeve, përderisa ai nuk i krijon vetë zgjedhjet dhe modelet e tij, por zgjedh atë që tjetër kush ka bërë, atëherë ai nuk është më i lirë, por skllav i modelit që zgjedh. Në këtë logjikë, çështja që shtrohet sot, dhe kurdoherë, është shumë e thjeshtë dhe jetike: skllav i kujt do të jesh, i një qenieje si ti, apo i Atij që të krijoi?"

live-your-life-with-purpose-800x565.jpg

C'ju ben te mendoni kjo pyetje?! Mendoni se jeni skllav i dikujt, i nje modeli, i deshirave, i ndjenjave, i llogjikes?
Apo jeni i lire duke ndjek xy ligj, moral, njeri, fe, besim, bindje?! Cila eshte filozofia e jetes dhe si e vini ne jete ate ne menyre praktike?
Keni shembuj ne formimin tuaj?
Kot e ke Sole,ngushellon veten,hekrat qe i ke vënë vetes,mundohesh te na i tregosh si degë hardhie🤣.Te duhet revolucion i brendshëm,nuk ka liri në tavolinë.
 
Kot e ke Sole,ngushellon veten,hekrat qe i ke vënë vetes,mundohesh te na i tregosh si degë hardhie🤣.Te duhet revolucion i brendshëm,nuk ka liri në tavolinë.
E thene nga kush? 🤣🤣
 
Skllave e të qenurit njeri i drejt në një shoqërie të pisët dhe të shtirur.
 
Zoti i kish pasë thënë Adamit diçka, dhe ai se kishte
dëgjuarë dhe ja ku jemi tani: në vend se t'i kishim
të gjtha të gatshme, tërë jetën duhet punuarë
si zvarranik...

Nga përvoja që kam fituarë nga jeta, e vetma liri
absolute është liria e të menduarit, ndërsa
liria e të vepruarit është e kufizuarë nga se
tjetër kush ka vërë rregullat...
 
Wa Ricky.. sa vite pa ju lexuar. Uroj te jeni mire.
 
Unë jam skllav i Zotit, rob i përulur i Tij, jeta dhe vdekja ime është vetëm për Të, nuk gjej krenari më të madhe se sa krenaria e të qenit rob dhe skllav i Zotit. Njëkohësisht, nuk mendoj që njeriu mund të ketë arritje më të madhe se sa përulja e plotë para Krijuesit.
Njerëzit, në këtë aspekt, në bazë të bindjes sime, ndahen në dy grupe: Robër të Zotit dhe robër të dikujt/diçkaje tjetër. Kush pranon të bëhet rob i Zotit, lirohet nga çdo kush tjetër, madje edhe nga vetja, kush nuk pranon të bëhet rob i Zotit, doemos do bëhet rob i dikujt apo diçkaje tjetër.

Mi'mjesi! Si jeni gdhirë? 😛
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

A sa bukur a!
 
  • Përqafim
Reactions: A2.

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 5 35.7%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 7.1%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 2 14.3%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 42.9%
Back
Top