Skleroza multiple

Taulanti

Anëtar i ri
Dje konsumatoret e Vala-s nga Q.K.U.K kane pranuar nje mesazh te tille
''Pacientet nga skleroza multiple presin ndihmen tuaj''
Cfare lloj semundjeje eshte ''Skleroza Multiple''dhe si mund t'i ndihmohet personave te prekur nga kjo semundje...besoj qe ne FV ka mjek studente te mjekesise ose persona qe njohin njerez te prekur nga kjo semundje,andaj cdo lloj informate do te ishte e mire se ardhur.

Me respekt Taulanti
 
skleroza multiple eshte nje semundje degjenerative e sistemit nervor periferik.
nervat fillojne e prishen me nje fjale dhe pacienti paralizohet me kalimin e kohes .
qe nga koha e fillimit te smeundjes e deri ne paralizen e plote te tij mund te kalojne disa vite.
zakonisht prek me shume femrat.
nervat degjenerohen humbasin mielinen dhe si pasoje nuk ndjen me as duart e as kembet dhe as i leviz ato.
pastja fillojne e paralizohen dhe nervat e tjere, si ata respiratore, e si pasoje i semuri duhet te marre fryme ne meynre artificiale nepermjet nje makinerie.
vdekja eshte e pashmangshme.
 
edhe mu m`ka ardh ni ksi messazhi :( nuk dita qka me bo :(
 
edhe mu m`ka ardh ni ksi messazhi :( nuk dita qka me bo :(

Hahahahah une kesh tu e marr kazmen edhe me shku n'Q.K.U.K edhe mi thon qka keni nevoj burra...mos duhet me qel rova a naj sen....
 
Hahahahah une kesh tu e marr kazmen edhe me shku n'Q.K.U.K edhe mi thon qka keni nevoj burra...mos duhet me qel rova a naj sen....

Hahhahaha :p ma ma po jo pernime se disha thash t`shkoj edhe un te atje ti ves qka o skleroza multiple ?hhahah po jo ma mir nejta n`ven temin
 
Skleroza multiple

Përkeqësimet e sklerozës multiple

Skleroza Multiple është sëmundje me etiologji ende të panjohur. Hulumtimet intensive, sidomos vitet e fundit, sollën pak më shumë dritë si dhe optimizëm mbi etiologjinë e kësaj sëmundjeje. اfarë është skleroza dhe si shfaqet ajo?
Skleroza multiple është sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në raste të shpeshta këto ankesa kalojnë vetvetiu pas një kohe por edhe mund të mbesin.
610x.jpg

Faktorët kryesore, që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje
Një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje është një sëmundje e mëparshme si një diabet, demencë vaskulare, mund të futen edhe në mënyrë virale, si dhe mungesa e vitaminave B, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në tru, stresi. Po të tjera raste kemi edhe ato të natyrave vaskulare dhe kjo ndodh tek ata persona që vuajnë nga hipertonitë e zgjatura dhe bëjnë atake ishemike të përsëritura, që janë të predispozuar të preken nga këto demenca. Por faktorë të tjerë që ndikojnë janë natyrat reumatizmale. Pra, shkaqet janë të shumta, që mund të vijnë nga një sëmundje bazë dhe të tjerat janë sekondare.
Shkencëtarët thonë se skleroza e shumëfishtë nuk duket se trashëgohet nga prindi tek fëmija, por megjithatë ndonjëherë ajo prek pjesëtarë të së njëjtës familjes.
 
Cilat janë simptomat, që shfaqin këta pacientë?
Shenjat e sklerozës janë të ndryshme, por që kanë të bëjnë të gjitha me harresën. Kështu, pacientët janë të çrregullt dhe nuk janë të kujdesur për vetveten. Përgjithësisht, këta pacientë ecin me hapa të vegjël dhe të shpeshtë. Po kështu, edhe çrregullime të mimikës, të cilat përgjithësisht vihen re nga familjarët. Të tjera vështirësi janë edhe në të folur, si dhe në veshje dhe nuk mund të kryejë lëvizje të shpejta. Harresa është shenja kryesore, ku shumë prej pacientëve harrojnë se ku kanë shtëpinë. Ato që janë simptomat më të shpeshta janë humbja e aftësisë për të njohur personat, si dhe forma më të rënda deri tek halucinacionet, të cilat janë si vizive, ashtu edhe të dëgjimit, i duket sikur bisedon me dikë tjetër.
اdo njeri ka ato momentet e harresës, por kur kjo përsëritet dhe në mënyrë të dukshme dhe të theksuar, atëherë duket të mendojnë për ndonjë sklerozë të mundshme.
sk1.jpg

Këshillë
Tek moshat e reja dhe që janë me natyrë vaskulare, diabet, hipertoni apo mënyra e të ushqyerit mund të shkaktojnë probleme të demencave. Për këtë këshillohet që të luftohen sëmundjet e para, të cilat mund të shkaktojnë probleme të tjera në tru.
Këshillë e rëndësishme është edhe për familjarët, të cilët vërejnë që nëse i afërmi i tyre nuk ka një sjellje normale duhet ta drejtojë tek mjeku i familjes. Një këshillë tjetër është kontakti dhe këshillat me psikologun. Ndërsa për sa i përket medikamenteve duhet që të kurohet sëmundja bazë, për shembull, nëse është diabeti, duhet të luftohet, pasi ai bëhet shkaktar i një demence. Mjekime specifike për sklerozën nuk ka, këto janë mjekime ndihmëse.

Trajtimi
Mjekët thonë se për diagnostikimin e sklerozës së shumëfishtë nevojiten një numër analizash dhe një studim i hollësishëm i historisë së shëndetit të pacientit. Një nga mënyrat për përcaktimin apo diagnostikimin e sëmundjes është MRI ose Imazhi me Rezonancë Magnetike. Nëpërmjet kësaj metode, mjekët studiojnë imazhet e fijeve nervore të pacientit për të parë nëse ekzistojnë shenja të sëmundjes.
Një pacient me probleme të tilla është një fatkeqësi për familjaret dhe duhet të jetë shteti ai që i ndihmon. Ky është një problem social më shumë se sa një problem mjekësor. Mjeku ka për detyre këtu sa të përcaktojë diagnozën dhe pastaj është familja ajo që duhet të kujdeset dhe për këtë kujdes janë shumë të nevojshme, qendrat sociale dhe punonjësit socialë. Ndërkohë që ka të bëjë shumë edhe mentaliteti, sepse një familje kërkon të ruajë fshehtësinë dhe e quajnë të panevojshme konsultimin me një psikolog. Ndërkohë që gjendja e të sëmurit vazhdon të rendohet, deri në atë pikë sa të shkojë deri tek mjeku. Ndërkohë që kjo shumë mirë mund të ishte parandaluar nga hallkat e tjera të shoqërisë.
Shkencëtarët në mbarë botën janë duke punuar për zhvillimin e mënyrave të reja të trajtimit të sklerozës së shumëfishtë.
 
Titulli: Skleroza multiple

Vitamina D dhe gjenet e lidhura me sklerozën multiple

f.0206151922638_m.jpg

Një studim i ri ka zbuluar mënyrën se si mungesa e vitaminës D dhe prania e disa gjeneve të caktuara është e lidhur me rrezikun e shfaqjes se sklerozës multiple, shkruan në revistën "PLoS Genetics".
Shkencëtarët britanikë dhe kanadezë kanë zbuluar se vitamina D ndihmon në kontrollimin e funksioni të gjenit, i cili konsiderohet si faktor rreziku për shfaqjen e sklerozës multiple.

Për këtë arsye shkencëtarët rekomandojnë që marrja e vitaminës D shtesë gjatë shtatzënisë dhe në fazën e hershme të jetës mund ta parandalojë shfaqjen e sklerozës multiple, sëmundje e cila për shkak të ‘gabimeve’ të sistemit imun rezulton me humbjen fijeve nervore dhe mbështjellësit të tyre mielin, i cili duhet t’i mbrojë ato.

Studimi i ri i zhvilluar në Universitetin e Oxfordit dhe Universitetin e British Columbia ka treguar rolin e rëndësishëm të varianteve gjenetike të vendosura në kromozomin 6 në parandalimin e sklerozës multiple. Proteinat të cilat i aktivizon vitamina D lidhen me një fragment të ADN-së në afërsi të mutacionit të njohur si DRB1-1501, dhe në këtë mënyrë ndryshojnë funksionin e tij. Paralelisht me këtë ndikojnë edhe në funksionin e sistemit imun duke zvogëluar rrezikun për t’u sëmurë nga skleroza multiple.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top