Skizofrenia: Diagnoza dhe etiologjia

Hope

◕‿◕
Skizofrenia: Diagnoza dhe Etiologjia

Skizofrenia është një çrregullim mjaft kompleks mendor: në fakt përbën shumë sëmun*dje të maskuara në një të vetme.

Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fun*dit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. اrregullimi karak*terizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit si dhe tërheqje nga aktiviteti social. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.

Për të shpjeguar më thjeshtë skizofreninë duhet të bëjmë një përshkrim të shkurtër sesi funksionon truri ynë.

Në të gjenden me biliona qeliza nervore të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën në formën ë një rrjete mjaft komplekse. Këto transmetojnë dhe qarkullojnë mesazhe ndërmjet tyre nëpërmjet disa substancave kimike të quajtur neurotransmetues. Këto transferojnë mesazhet nervore nga fundi i një qelize tek fillimi i një tjetre. Në një tru të prekur nga skizofrenia ka një çrregullim në këtë sistem komunikimi.

اrregullimi mund të zhvillohet gradualisht në mënyrë të pakuptueshme për një periudhë të gjatë kohe. Ka raste kur së*mundja shpërthen herët dhe karakterizohet nga një zhvillim i shpejtë. Haset më shpesh në moshat midis 15 dhe 25 vjeç.

Fjala skizofreni ka një jetëgjatësi më pak se 100 vjeçare. Për herë të parë është përdorur nga dr.Emile Kraepelin në 1887 edhe pse besohet se sëmundja ka shoqëruar njerëzimin për më shumë kohë. Dokumente të shkruara e identifikojnë skizofreninë që në kohën e milleniumit të dytë përpara Krishtit. Depresioni, çmenduaria që janë tipike për skizofreninë janë të përshkruara në librin e zemrës. Zemra dhe mendja kanë qënë sinonime të njëra tjetrës në kohën e Egjiptit të lashtë. Një studim i literaturës së Greqisë dhe Romës së lashtë ka treguar se edhe pse individët e asaj kohe mund të ishin të ndërgjegjshëm për sëmundjet psikotike, diagnostikimi i skizofrenisë nuk ekzistonte si kriter. Individët që konsideroheshin “anormalë” edhe pse mund të kishin çrrregullime mendore, apo zhvillim të vonuar apo edhe dëmtime fizike, trajtoheshin në të njëjtën mënyrë. Teoritë e hershme besonin se si shkak i këtyre çrregullimeve ishin pushtimet demoniake dhe trajtimi i duhur ishte ekxorcizmi i tyre. I pari që kategorizoi çrregullimet mendore ishte doktori gjerman Emile Kraepelin i cili përdori termin “dementia praecox” për individët me skizofreni. Më pas ishte psikiatri nga Zvicra Eugen Bleuler i cili përdori termin skizofreni në vitin 1911 dhe ishte i pari gjithashtu që kategorizoi simptomat më negative dhe positive. Fjala skizofreni vjen nga greqishtja dhe do të thotë schizo – ndarje phrene – mëndje. Kjo ishte zanafilla e sëmundjes së skizofrenisë. Sigurisht që ndryshime të nevojshme janë bërë përgjatë viteve në përkufizimin e saj.

Përgjatë historisë çrregullimi që ne sot e njohim me emrin skizofreni më parë ka qënë një burim hutimi. Ata që vuanin nga kjo sëmundje mendohej se ishin të pushtuar nga demonët, kjo ishte arsyeja pse njerëzit i kishin frikë, i torturonin apo edhe i mbyllnin për të gjithë jetën. Edhe pse në ditët e sotme njihen shkaqet që çojnë në këtë çrregullim, apo edhe mënyra e trajtimit përsëri individët e kanë më të thjeshtë të përballojnë idenë e një kanceri te mundshëm se sa të kuptojnë sjelljet e çuditshme apo haluçinacionet. Ashtu si edhe më shumë sëmundje të tjera mendore, edhe shkaqet e skizofrenisë nuk kuptohen plotësisht. Të afërmit e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë të shokuar, të frikësuar apo edhe të inatosur kur përballen me një diagnozë të tillë. Përgjithësisht është krijuar steriotipi se ata që vuajnë nga skizofrenia janë më të dhunshëm apo më të pakontrollueshëm se sa çdo sëmundje tjetër mendore. Megjithatë pritshmëritë ndaj kësaj sëmundje bëhen më realiste ndërsa skizofrenia kuptohet më mirë si një çrregullim që kërkon një trajtim të vazhdueshëm madje që mund të zgjasë gjithë jetën. Skizofreni karakterizohet nga një gamë e gjerë e sjelljeve të pazakonshme që shkaktojnë përçarje të thella në jetën e njerëzve që vuajnë prej saj, si dhe në jetën e njerëzve rreth tyre. Deluzionet dhe haluçinacionet janë më se të zakonshme në rastet e skizofrenisë. Një nga sferat që skizofrenia prek më shumë është mënyra se si një individ humbet aftësinë për të vlerësuar në mënyrë racionale mjedisin rrethues dhe mardhënien me të tjerët. Ata shpesh besojnë gjëra që nuk janë të vërteta dhe e kanë të vështirë të pranojnë atë që realisht është e tillë.

Skizofrenia në më të shumtën e rasteve përfshin deluzionet ose haluçinacionet, dhe kjo tregon një shtrembërim të perceptimit dhe interpretimit që i bëhet realitetit. Për shembull: dikush me skizofreni mund të sillet në një mënyrë ekstremisht paranojake duke i vendosur disa çelësa derës apo duke parë gjithmonë mbrapa ndërsa ecën në publik, refuzojnë të flasin në telefon. Pa një kontekst ku të ndeshin këto sjellje janë tërësisht jo normale, por për dikë me skizofreni këto sjellje janë një reflektim i besimeve të tyre të pavërteta ku të gjithë janë në kërkim të tyre. Pothuajse 1\3 e atyre të diagnostikuar me skizofreni do të tentojnë të vrasin veten, pothuajse 10% e tyre do e arrijnë një gjë të tillë në hapësirën kohore të 20 viteve të para të sëmundjes. Individët e sëmurë nuk janë të predispozuar ti ndjanë mendimet e tyre për vetvrasje me të tjerë duke i bërë kështu edhe përpjekjet për ti ndihmuar më të vështira. Gjithashtu edhe rreziku për shfaqjen e depresionit zë një peshë specifike në raste të tilla, për shkak të nivelit të lartë të vetëvrasjes. Gjithashtu simptoma të tjera mund të përfshijnë zëra të imagjinuar që e çojnë pacientin drejt vetlëndimit dhe deluzione shumë të forta. Lidhja e abuzimit me substancat dhe skizofrenisë është shumë domethënëse. Për shkak të dëmtimeve në gjykim njerëzit me skizofreni nuk janë shumë në gjendje të logjikojnë dhe ti rezistojnë tundimit dhe kjo sjell vështirësi që lidhen me abuzimin e drogës apo alkoolit.

Fillimet e skizofrenisë

Zanafilla e skizofrenisë në pjesën më të madhe të individëve është një keqësim gradual që ndodh që në moshën e rritur të hershme, zakonisht rreth të 20-ave. Të afërmit mund të dallojnë shenjat e para të saj. Gjatë kësaj faze individi mund të duket si pa një qëllim në jetë, i pamotivuar, mund të izolojë veten dhe tu shmanget ambjenteve familjare apo edhe me miqtë. Gjithashtu mund të heqin dorë edhe nga gjëra që më parë atyre u sillte kënaqësi si psh: hobi te ndryshme apo edhe pune vullnetare të ndryshme. Simptomat paralajmëruese që një individ po shkon drejt skizofrenisë.

Izolim social

Besime jo racionale apo edhe të çuditshme. Sjellje paranojake që vijnë në rritje, zhveshje nga emocionet, sjellje armiqësore dhe dyshuese tërë kohën, rritje e varësisë ndaj drogës ilaçeve apo edhe alkoolit në përpjekje për të shëruar veten mungesë motivimi, të folur të çuditshme që nuk ka shumë pika të ngjashme me individin, e qeshur jo e zakontë, gjumë i tepërt, përkeqësim i pamjes së jashtme dhe i higjenës personale. Ndonëse nuk ekziston një formulë e gatshme për përcaktimin nëse këto simptoma çojnë me siguri drejt skizofrenisë, duhet theksuar se shfaqja e disa prej këtyre simptomave së bashku duhet të shqyrtohet me kujdes.

Simptomat

Skizofrenia është çrregullimi mendor që karakterizohet nga së paku 2 prej simptomave të mëposhtme për një muaj deluzione haluçinacione, e folur e çrregullt , sjellje katatonike një set me tre simptoma negative (siç mund të jetë mos shfaqja ose rrafshimi i emocioneve).

Simptoma positive: Deluzione Haluçinacione të menduar i çrregullt Agjitacion (trazim)

Simptoma negative: Rrafshim emocional (sasia e shprehjes së emocioneve te individi ulet dukshëm, kontakt me sy shumë i pakët gjuhë trupore e reduktuar). Alogia (varfëri në të folur, e folur shkurt). Edhe pse simptomat mund të jenë të pranishme për të paktën një muaj, ekziston edhe nevoja që të ketë shenja të vazhdueshme shqetësuese për të paktën 6 muaj. Në një periudhë të tillë të paktën 2 nga simptomat e sipërpërmendura mund të jenë të pranishme edhe pse në një formë “të butë”.

Simptomat e skizofrenisë klasifiko*hen në 3 kategori:

Simptomat Pozitive përfshijnë:

* Humbja e interesit për aktivitetet e përditshme

* Mungesë energjie

* Haluçinacionet

* Iluzionet

* Sjellja e çrregullt

Simptomat Negative përfshijnë:

* Përqendrim i dobët

* اrregullim i të menduarit

Simptomat Njohëse përfshijnë:

* Depresion

Sheshim emocional



Llojet e skizofrenisë

Skizofreni paranojake: individi është tejet paranojak, dyshues, ka delir madhështie ose një kombinim të këtyre së bashku.

Skizofreni e çorganizuar: individi është jo koherent por gjithsesi nuk ka deluzione.

Skizofrenia katatonike: individi është i heshtur dhe mund të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në një pozicion fare të parehatshëm.

Skizofrenia e mbetur: individi nuk ka deluzione apo haluçinacione por ka humbur motivimin dhe interesin në jetë.

Shkaqet e skizofrenisë

Ashtu si edhe me sëmundje të tjera mendore edhe shkaqet e skizofrenisë nuk njihen plotësisht. Nuk njihen as edhe një shkak i mundshëm i skozofrenisë. Ashtu si edhe sëmundje të tjera që mund të kenë shkaqe gjenetike apo mjedisore, po ashtu shpjegohen edhe shkaqet që shkaktojnë skizofreninë.

Shkaqet e skizofrenisë

Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundka e Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmunjde si shkaktarë të mundshëm të simptomave psikotike.

Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë që truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e me*sazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.

ETIOLOGJIA

Trashëgimia

Studimet kanë treguar se personat që kanë një të afërm më skizofreni janë më të predispozuar që të vuajnë edhe ata nga skizofrenia, po ashtu fëmijët që kanë njërin prej prindërve me skizofreni ka 10% shanse që të vuajë nga skizofrenia. Po ashtu edhe binjakët monozigotë janë shumë të rrezikuar në rast se njëri prej tyre vuan nga skizofrenia. Duke qënë se ne trshëgojmë gjene nga të dy prindërit atëhere shkencëtarët besojnë se ekzistojnë disa gjene përgjegjëse për predispozitën e të qënit i sëmurë me skizofreni ose jo. Po ashtu është zbuluar se njerëzit me skizofreni kanë më shumë shanse të sëmuren për shkak së gjenet e tyre janë lehtësisht të prekshëm por gjenet vetë nuk janë shkaktare. Studimet sugjerojnë se faktorë si vështirësitë prenatale si infeksione virale apo komplikime të mundshme, po ashtu edhe stresorë të ndryshëm duket se ndikojnë në zhvillimin e skizofrenisë. Studiuesit mendojnë se gjenet së bashku më mjedisin janë të nevojshme për shfaqien e skizofrenisë dhe jo vetëm gjenet.

Neurotransemtuesit

Substancat që lejojnë komunikimin mes neuroneve, për një kohë të gjatë janë menduar si të përfshirë në shfaqjen e skizofrenisë. Mendohet edhe pse nuk është vërtetuar akoma se ky çrregullim është i lidhur me një disbalancë të sistemit kimik nervor që përfshin neurotransmetuesit.

Dëmtimet në tru dhe skizofrenia

Shumë studime të bëra me trurin e individëve me skizofreni kanë zbuluar anomali në strukturën e trurit të tyre. Në disa gjëra të vogla po të rëndësishmë truri i individëve me skizofreni ndryshon nga ai normal. Psh: pjesët në qëndër të trurit të quajtur ventrikuj tek skizofrenikët janë më të mëdha. Gjithashtu truri i njerëzve të sëmurë ka predispozitën të ketë më pak nga pjesa gri e trurit dhe disa pjesë të trurit mund të kenë më pak aktivitet se normalisht. Vlen të theksohet se jo të gjitha anomalitë të çojnë tek skizofrenia apo çdo person me skizofreni ka këto anomali. Gjithashtu edhe numri i qelizave neurale ndryshon tek personat me skizofreni.

Trajtimi

Ndonëse jo çdo simptomë mund të trajtohet, dhe të shërohet, gjithsesi duhet theksuar se trajtimi i skizofrenisë është një kombinim i terapive psikosociale dhe medikamenteve. Psikiatri është ai që kujdeset për medikamentet e pacientit, nga ana tjetër punonjësit social kujdesen për aspektin e aftësive sociale që përfshijnë interaktivitet të përshtatshëm me grupin në mënyrë që pacienti të mësojë ose rimësojë sjelljet e pranueshme në shoqëri. Aspekte të tjera me trajtimin kanë të bëjnë me kujdesin personal, aftësitë jetësore, të menaxhuarit e parasë dhe aspekte të tjera praktike. Në pjesën më të madhe të rasteve personat me skizofreni e gjejnë kujdesin e nevojshëm në qendrat e specializuara në komunitetin ku jetojnë.

Humbje domethënëse të materies gri të trurit

Personat me skizofreni kanë mungesë të dukshme të sasisë së materies gri në tru sidomos në lobin temporal dhe frontal. Neuroshkencëtarët kohët e fundit kanë zbuluar se materi gri humbet pothuajse 25% të saj në disa zona. Dëmi fillon lobin parietal por përhapet më shumë gjatë 5 viteve të para të sëmundjes. Pacientët me humbjet më të mëdha në materien gri të trurit kanë gjithashtu edhe simptomat më të këqija ku përfshihen deluzionet, halucinacionet, mendime psikotike, të dëgjuarit e zërave dhe depresioni. Por kjo nuk është një arsye për të humbur shpresat sepse nga National Institute of Mental Health (NIMH) ëhstë zbuluar se kjo humbje nuk është ë pakthyeshme.Madje po bëhen kërkime për një ilaç që ka potencialin për të rikthyer këtë materie gri në funksion sërish.

Efektet e skizofrenisë në tru

Skizofrenia është sëmundja mendore që prek rreth 2% të popullatës në botë. Diagnoza për të mund të jepet që në moshën 5 vjeçare edhe pse rastet e tilla janë shumë të rralla. Mes meshkujve dhe femrave asnjëra gjini nuk ka imunitet, të dyja janë të prekshme njësoj. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga zbulimi i kësaj sëmundje, akoma nuk dihen shkaqet nga se shkaktohet apo kura e saj. Mënyra se si trajtohet skizofrenia në ditët e sotme, janë drogat psikotike, edhe pse duhet të themi se shumë pak persona shërohen plotësisht. Studimet e kryera në trurin e skizofrenikëve është vënë re së truri i tyre çliron më shumë neurotransmetues se sa një tru normal dhe kjo është ajo që shkakton edhe simptomat e skizofrenisë. Më parë besohej se ishte dopamina e tepërt ajo që shkaktonte simptomat por më vonë u vu re se edhe serotonina luante një rol shumë të rëndësishëm. Gjithashtu studimet e bëra nga analiza e rezonancës magnetike të trurit të personave të prekur nga skizofrenia, treguan se kishte ndryshime në strukturën e trurit, ku ndryshimi më i dukshëm është ai ventrikujve lateral, zmadhimi i tyre. Ndërsa për sa i përket ndryshimeve të tjera ,ato mbeten pothuajse individuale. Megjithatë një ndryshim tjetër ka të bëjë me masën e trurit, ku personat e sëmurë kanë një masë më të vogël dhe kanë më pak korteks cerebral. Gjithashtu edhe lobet temporal tek personat me skizofreni janë më të vogla se lobet tek një individ normal. Po ashtu edhe amigdala dhe hipokampusi kanë volum më të reduktuar, element të sistemit limbic i cili është përgjegjës për emocionet duket se tek individët e sëmurë është më i vogël. Një tjetër zonë e prekur nga skizofreninë është edhe lobi prefrontal i cili është përgjegjës për kujtesën. Ky dëmtim shpjegon edhe një pjesë të mirë të simptomave. Testet e bëra me individë dhe kafshë të cilëve u është dëmtuar ky lob kanë shfaqur të njëjtat simptoma si individët me skizofreni.

Pas daljes nga spitali…

Pas përmirësimit të gjendjes në spital, pacientit skizofrenik i këshillohet të vazhdojë të marrë ilaçet në kushte shtëpiake.

Mjekimi jashtë spitalit konsiston në minimizimin e simptomave dhe rritjen e cilësisë së jetës.

*Perdorimi i mjekimit antipsikotik.

Edhe gjatë fazës së stabilizimit pacienti duhet të vazhdojë të marrë barnat antipsikotikë. Ato nuk duhen ndërpre*rë asnjëherë pa udhëzimin e mjekut. Ndërprerja e tyre mund të shkaktojë rikthim të sëmundjes me përkeqësim të simptomave.

*Shërbimi shëndetësor mendor mund të ofrojë psikoterapi në grup ose individuale.

Psikoterapia fokusohet në të menduarin dhe sjelljen e pa*cientëve. Ndihmon pacientët me simptoma që nuk largo*hen pavarsisht mjekimit medikamentoz të marrë. Gjatë terapisë synohet që pacientët të mësojnë se si të menax*hojnë simptomat e sëmundjes, psh si të shmangin ha*luçinacionet. Terapia gjithashtu ndihmon në zbutjen e ashpërsisë të simptomave dhe uljen e riskut për rikthim. Mjaft efikase janë edhe formimi i grupeve me pacientë të ndryshëm me skizofreni, në mungesë të një terapisti. اdo pjesëtar i grupit tregon rreth sëmundjes së tij, në këtë mënyrë, ata ndihen më pak të izoluar.

*Trajtimi psikosocial.

Trajtimi psikologjik ndihmon pacientët të përballen ditë pas dite me sfidat që sëmundja ofron si vështirësia në komunikim, në vetkujdesje, në formimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve njërëzore.

Skizofrenia shkakton dëmtime të sferës sociale me hum*bje të inisiativës. Marrëdhëniet me kolegët dhe miqtë janë kritike duke rezultuar në një shmangie nga jeta sociale. Pikërisht këto trajtime konsistojnë në përmirësimin e kë*tyre marrëdhënieve, ritakime me shoqërine e vjetër, rihy*rje në jetën sociale. Trajtimi psikosocial ndihmon edhe në pozitivitetin që do të marr sëmundja, do të stimulojë të sëmurin në ndjekjen me përpikmëri të mjekimit medika*mentoz. Do të kemi rezultate në mjekim dhe uljen e mun*dësisë së rikthimit të sëmundjes.

*Programe për edukimin familjare

Janë programe që u japin këshilla familjarëve se si të ndi* hmojnë një pjesëtar të familjes së tyre të sëmurë me ski*zofreni. Pas largimit nga spitali kujdesi familjar mbetet primar.

Një i sëmurë me skizofreni mund të shfaqë vështirësi në mbajtjen e vendit të punës si dhe në kujdesjen ndaj vetes. Për këtë arsye, ata mbështeten tek ndihma e të tjerëve.

Përgjatë fazës së stabilizimit, pacienti mund të jetë akoma i dobët si nga ana psikologjike ashtu edhe medikamen*toze. Medikamentet ka raste kur kërkojnë javë ose muaj të tërë për reduktimin e simptomave.

Shenjat paralajmëruese për fillimiı e skizofrenisë

Duke qënë se zanafilla e sëmundjes është në adoleshencë, shpesh shenjat paralajmëruese maskohen prej disa sjel*ljeve që karakterizojnë këtë periudhë- moshë ku ndodhin normalisht ndryshime të shpejta fizike, emocionale, so*ciale dhe të sjelljes. Nuk ekziston ndonjë metodë për të treguar dallimin. Në këtë fazë do të ndihmonte shumë përshtypja e familjarëve të cilët kalojnë më shumë kohe dhe njohim më mirë pacientin.

Disa nga shenjat paralajmëruese përmendim:

1.Tërheqja nga jeta sociale, izolimi në vetvete

2.Bëhen dyshues rreth personave që i rrethojnë.

2.Keqësim dhe abandonim i higjienës personale.

3.Paaftësi për të shprehur gëzim.

4.Shpesh here mund të hasen dy gjëndje shpirtërore: paaftësi për të qarë ose fillojnë të qajnë pa arsye.

5.Fillojnë të qeshin me të madhe pa arsye.

6.Gjëndje përgjumësie, lodhjeje dhe një paaftësie për të fjetur natën.

Shenja të tjera;

1.Ndryshim i papritur i personalitetit.

2.Depresion

3.Paaftësi të përqëndrohen ose të përballen me probleme të vogla.

4.Fillojnë të flasin pa ndonjë rrjedhë llogjike, gjatë bise*dave nuk dëgjojnë të tjerët; mund të fillojnë të flasin vetëm ata ose të ngrinë zërin.

4.Indiferentë ndaj situatave që më parë kanë qënë të rëndësishme.

5.Për një adolesht shohim rënie nga mësimet, për të punësuarin rënie të rezultateve në punë.

6.Gjendje hiperaktiviteti ose inaktiviteti apo të kombinu*ara midis tyre.

7.Fillojnë abuzimin me drogën DHE alkoolin.Vihet re një varësi ndaj DUHANIT.

8.Sensibilitet i pazakontë ndaj stimujve si zhurmat, dritat.

9.Vihen re shenjat e hershme të migrenës.

10.Refuzimi për të prekur personat ose objektet; izolojnë duart me letër, dorashka etj. Gjithashtu janë të ndjeshëm dhe irritohen kur preken nga të tjerët.

11.Ndryshime të sjelljes:dramatike ose të fshehta.

12.Krijohet ideja qe sa here shikojne njerëz duke folur u duket sikur po flasin për ata.

Asnjë nga këto shenja të marra në veçanti nuk tregon praninë e një sëmundje mendore.

Por nese disa prej këtyre sjelljeve janë të shpeshta e zgjasin në kohë, gjithashtu nëse shohim ndryshime të sjelljeve të mëparshme, një konsultë me specialistin do ndihmonte në heqjen e dyshimeve dhe kapjen në kohë të sëmundjes.



Ju jeni të rëndësishëm në mirëqënien e personıt të sëmurë!

Si të kujdesemi për një pacient skizofren?

Personat që do të kujdesen për pacientin skizofrenik lua*jnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e tyre. Duke u konsultuar me mjekun që ndjek pacientin si dhe me psikologun merret vendimi se cila është rruga më e mirë për ndjekjen e tij. Komunikimi interaktiv ndërmjet dy palëve është shumë i rëndësishëm në suksesin e trajtimit.

1.Foli më zë të qetë të ulët, me fjali të shkurta që të shmanget konfuzioni. Nëse është e nevojshme mund ta përsërisësh fjalinë duke përdorur të njëjtat fjalë.

2.Mund t’i tregoni çfarë po bëni dhe pse po e bëni psh. Po marr rrobat e lara dhe po i vendos në dollap, çfarë bluze dëshiron të veshësh sot?

3.Organizo një program ditor me gjërat që do të realizoni sëbashku. Ji i parashikueshëm. Përpiqu të mos krijosh konfuzion duke ndryshuar planin.

4.Evito stimulimin e tepërt ,stresin dhe tensionin psh. të hash drekë me familjen mund të jetë një hap i madh në fillim.

5.Ji i sjellshëm, lavdëroje shpesh, psh. gjatë krehjes së flokëve mund t’i thuash sa i mirë është.

6.Lute të marrë mjekimin e dhënë, por asnjëherë mos e sforco.

Me kalimin e kohës i sëmuri do të ndihet më mirë dhe duket se është i aftë të mbajë përgjegjësi të vogla mbi vete. Qëndrimi juaj ndaj tij do të kalojë në hallka të tjera.

E rëndësishme është të mos humbisni asnjëherë durimin.

1.Diskutoni rreth tij psh. si ndihet sot? Si i duket dita?

2.Jepi kurajo, por jo ta sforcosh që të marr pjesë në jetën sociale.

3.Diskutoni se si do t’i dukej ideja të kalonin një fundjave në plazh.

4.Bashkëbisedimet, në fillim, nuk janë ashtu siç ju do të dëshironit, por mund të shikoni filma apo të dëgjoni muzikë sëbashku.

5.Mësojini si të përballet me stresin në jetën sociale.
//psikosociale.org
 
Redaktimi i fundit:
Filozofet me te medhenj te kohes kan vuajtur nga kjo semundje.
Do doja te isha skizofrene vetem qe te behesha 1 filozofe e ardhshme :D.

Skizofrenia eshte nje semundje e rende.
Me ka bere pershtypje nje nene qe tha njehere "eshte nje semundje me e rende se sa kanceri sepse as nuk sherohet dhe xgjat perjete.." Problemi saj sishte se nuk kukdesej per femijen e saj por mendonte cfare do ndodhi me femijen e saj pasi qe ajo sdo te jete me mbi toke.
 
Skizofrenia eshte nje semundje e rende.
Me ka bere pershtypje nje nene qe tha njehere "eshte nje semundje me e rende se sa kanceri sepse as nuk sherohet dhe xgjat perjete.." Problemi saj sishte se nuk kukdesej per femijen e saj por mendonte cfare do ndodhi me femijen e saj pasi qe ajo sdo te jete me mbi toke.


Ka plot semundje per te cilat prinderit mendojne te njejten gje.
Por skizofrenia mesa di kurohet.....ose te pakten mbahet nen vezhgim per mos agravim te metejshem
 
Ka plot semundje per te cilat prinderit mendojne te njejten gje.
Por skizofrenia mesa di kurohet.....ose te pakten mbahet nen vezhgim per mos agravim te metejshem

Nuk kurohet asnjehere, por mbahet nen-kontroll me trajtim... Ne konditat qe i semuri i mer keto ilace, sepse nqs ska asnjeri qe e vezhgon (familja), ai vete kur eshte ne periudhat kritike te semundjes, nuk do i mari.
 
Nuk kurohet asnjehere, por mbahet nen-kontroll me trajtim... Ne konditat qe i semuri i mer keto ilace, sepse nqs ska asnjeri qe e vezhgon (familja), ai vete kur eshte ne periudhat kritike te semundjes, nuk do i mari.

Kurim e kisha per trajtimin, jo sherim.
Patjeter , por mos harro qe sot kemi shume semundje te ndryshme ...autuzmi eshte nje nder to....kush do kujdeset per keto femije neser?
 
Kurim e kisha per trajtimin, jo sherim.
Patjeter , por mos harro qe sot kemi shume semundje te ndryshme ...autuzmi eshte nje nder to....kush do kujdeset per keto femije neser?
Patjeter, nuk thash qe nuk ka semundje me te renda se sa skizofrenka, thjesht me ka mbetur ne koke fraza asaj nrene qe shikonte femjem e vete r aportohej tek semundja tij.
Autizmi, me pune (shume shume pume), arrihen ne rezultate te pabesueshme me femije te integruar ne shoqeri (zakonisht njerzit autist kane nje iQ te madhe, vetem qe kane nevoj per nje udhetim), e njejta gje dhe me femijet Down, po behen progrese te medha ti bejne sadopak indipendent dhe te integruar ne shoqerine e eger.
Nje semundje qe mund te thuash qe eshte me e rende edhe se sa semundjet mendore, jane njerzit e paralizuar, tetraplegjiket qe ne lindje qe kane dependence totale nga e ndruara deri ne ushqim, perkujdesje 100%.
 
Patjeter, nuk thash qe nuk ka semundje me te renda se sa skizofrenka, thjesht me ka mbetur ne koke fraza asaj nrene qe shikonte femjem e vete r aportohej tek semundja tij.
Autizmi, me pune (shume shume pume), arrihen ne rezultate te pabesueshme me femije te integruar ne shoqeri (zakonisht njerzit autist kane nje iQ te madhe, vetem qe kane nevoj per nje udhetim), e njejta gje dhe me femijet Down, po behen progrese te medha ti bejne sadopak indipendent dhe te integruar ne shoqerine e eger.
Nje semundje qe mund te thuash qe eshte me e rende edhe se sa semundjet mendore, jane njerzit e paralizuar, tetraplegjiket qe ne lindje qe kane dependence totale nga e ndruara deri ne ushqim, perkujdesje 100%.

Edhe autiket i dashur Hope...varet ne c'faze e diagnostikon dhe nivelin e semundjes.....po aq edhe ata te sindromes down. Edhe pse keta te fundit mund te integrohen duke qene se evidentimi vjen qe ne fazen e shtatezanise. Pra ti pergatitesh per cfare do vije dhe ben gati infrastrukturen ....
Per autiket, eshte shume me e veshtire.....

Gjithsesi semundje qe shkojne ne analogji me skizofrenine ka plot....dhe sinqerisht ndjen nje dhimbje pa mase teksa sheh prinder te ezauruar ne perpjekje per te ndihmuar te vegjlit e tyre.....
 
Edhe autiket i dashur Hope...varet ne c'faze e diagnostikon dhe nivelin e semundjes.....po aq edhe ata te sindromes down. Edhe pse keta te fundit mund te integrohen duke qene se evidentimi vjen qe ne fazen e shtatezanise. Pra ti pergatitesh per cfare do vije dhe ben gati infrastrukturen ....
Per autiket, eshte shume me e veshtire.....

Gjithsesi semundje qe shkojne ne analogji me skizofrenine ka plot....dhe sinqerisht ndjen nje dhimbje pa mase teksa sheh prinder te ezauruar ne perpjekje per te ndihmuar te vegjlit e tyre.....
Zakonisht sindromi Down, diagnostikohet ne shtatzani, nqs behen testet. Por ka raste qe nuk behen teste, ka tipe te sd Down qe nuk duken ne ekografi dhe mund ti diagnkstiklsh vetem me analiza gjenetike te lengut amnitik (nqs dyshimi eshte i madhe) ose kur lind bebja dhe ka karakteristikat e semundjes. Pra ku dua te dal eshte qe ka raste qe lindin femije me Down edhe pse nuk ishte e pritur. Ndersa autizmi nga mosha 2-3 vj jane shenjat e para, pra 2 vj diference midis te dyve sme.duket shume e.adhe. problemi eshte te vihet diagnoza e sakte dhe te fillohet terapia. Me te dy kategkrite Down e autizem, tek femijet qe kane nje perkushtim nga familja.sic dhe nga intervenuesit e tjere (sepse ekipa eshte e.madhe) kane rezultate te bukura.
Besoj qe duhet thene dhe per skizofrenine, qe aq kohe sa semundja mbahet nen kontroll jane njerez qe punojne e kane nje fsmilje. Nkrmalish nuk e di kur shperthen bomba, por nqs jane te.integruar ne nje shoqeri te forte dhe nje familje te shendetcme, gjerat avansojme me.kollaj.
 
Sqarim : Autizmi nuk eshte semundje :-)

Po autizmi nuk eshte semundje, mund ta kishe vazhduar me cfare eshte -turbullim sjellje, etj.
L’Autisme est un trouble envahissant du développement (TED) d’origine neurobiologique Selon la classification internationale des maladies de l’OMS (CIM 10), l’autisme est un trouble envahissant du développement (TED), sévère et précoce, qui affecte les fonctions cérébrales. Il n’est plus considéré comme une affection psychologique (psychose) ou une maladie psychiatrique.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top