Skenderbeu ndryshe!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Fan S.Noli

Skënderbeu nuk ka lindur në vitin 1405, por në vitin 1400 ..

Ai nuk ishte 9 vjeç kur u dërgua peng te Sulltani por 30 vjeç ..

Nuk ka asnjë dokument që të provojë se ai u konvertua në fenë islame ..

A janë helmuar vërtet 3 djemtë e Gjon Kastriotit më 1443 siç thotë Barleti?

.. A ishte katolik apo ortodoks Skënderbeu?



Më 1921, në botimin e parë të veprës Histori e Skënderbeut,unë pranova mendimin e Falmerajerit (Johan Philip Fallmerayer“Das albanische element in griechentland”në “abhandlungen der historischen klasseder koeniglich bayrischen akademie,der wissenschaften” vëll 8., seksioni-3, f 657 -736 munchen,G. Franz 1860 vëll 9 seksioni 3 f 1- 110 munchen 1866) që Skënderbeu kish lindur më 1412. Më 1947, kur e ribotovaveprën e sipërpërmendur,shkrova që ai kish lindur në vitin 1405. Mbas një studimi të hollësishëm të dokumenteve, tashmë kam arritur në përfundimin që Skënderbeu kish lindur më përpara, aty rreth vitit 1400. Më poshtë po jap arsyet për këtë datë të re: I vetmi portret i Skënderbeut që njohim është ai që gjendet në Muzeun e Firences, në Itali. Ka të ngjarë të jetë portret autentik dhe duhet të jetë bërë përpara vitit 1466, kur Skënderbeu vizitoi tregtarët e pasur Mediçi të Firences, që financuan kryqëzatën e tij. Sipas kësaj pikture,Skënderbeu nuk duhet të ketë qënë më pak se 65 vjeç, në mos më i moshuar. Një person që e ka pare Skënderbeun kur ky vizitoi Romën më 1466 shkruan për të “E homo molto de tempo passa li 60 anni”. Domethënë: “Ai është mbi 60 vjeç. Në rast të kundërt i njëjti person do të kish thënë: “Ai është rreth të gjashtëdhjetave” ose “Ai është rreth të shtatëdhjetave”. Më 1420, Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut lidhi një traktat tregtar me Republikën e Raguzës, të cilin e lidhi në emrin e vet dhe të katër djemve të tij si bashkësundimtarë. Kjo do të thotë që në atë kohë Skënderbeu duhet të ketë qënë rreth 20 vjeç, përndryshe nuk do të ishte bashkësundimtar i principatës së Kastriotëve, e cila shtrihej nga Prizreni në Sharfadaj, në detin Adriatik. Me këto arsyetime mund të arrijmë në përfundimin që Skënderbeu duhet të ketë lindur rreth vitit 1400 dhe ishte rreth 68 vjeç kur vdiq, më 1468.

Peng i Sulltanit

Sipas biografit të Skënderbeut, Marin Barletit, nga Shkodra,Gjon Kastrioti i dha si peng Sulltan Muratit II të katër djemtë e tij. Mirëpo nuk ka asnjë dokument të vërtetojë që Gjon Kastrioti ti ketë dhënë ndonjëherë Sulltanit të katër djemtë e tij në të njëjtën kohë. Ka dy dokumente, një i shkruar më 1410 dhe tjetri më 1428, ku thuhet që Gjon Kastrioti i jep si peng Sulltanit një nga djemtë e tij. Por, nga ana tjetër, ka dokumente të tjera, një i shkruar më 1420 dhe një tjetër më 1426, që vërtetojnë se të gjithë djemtë e Kastriotit kanë qënë në Shqipëri dhe jo në oborrin e Sulltan Muratit II. Përveç kësaj, dokumentet e Raguzës të vitit 1430, të botuara në Illyrisch –Albanische Forschungen e bëjnë përfundimisht të pamundur versionin që të katërt djemtë u morën si peng nga Sulltani. Po atë vit, kur shpërtheu lufta midis Venedikut dhe Turqisë, Gjon Kastrioti mori anën e Venedikut dhe i shpalli luftë Sulltan Muratit II. Kjo do të ishte e paimagjinueshme nëse të katër djemtë e tij do të ishin në oborrin e sulltanit si pengje. Kjo do të thoshte që të katër djemtë, pa dyshim, të gjenin vdekjen, por siç dihet, nuk ka prind që të rrezikojë në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, versioni i Barletit që tre nga djemtë e Gjon Kastriotit u helmuan nga Sulltani para vitit 1443, viti i kthimit të Skënderbeut në Krujë, bie në kundërshtim me dokumentet arkivore.Një dokument i manastirit serb të Hilandarit në malin Athos na thotë që Reposhi, djali i dytë i Gjon Kastriotit, vdiq si murg më 25 korrik 1431. Një
document venecian na thotë që Stanisha, djali i madh i Kastriotit, ishte gjallë më 1445, pra dy vjet mbas kthimit të Skënderbeut në Krujë. Nga këto dokumente del: së pari, që Gjon Kastrioti dërgonte herë pas here një nga djemtë bashkë me ushtarët shqiptarë për të ndihmuar sultan Muratin II dhe që ky djalë kthehej në shtëpi në fund të çdo ekspedite; së dyti, që vetëm
Kostandini, njëri nga djemtë e Gjon Kastriotit, u vra në një nga këto ekspedita turke përpara vitit 1443; së treti, që Skënderbeu u dha si peng kur ishte 30 vjeç, dhe jo 9 vjeç siç na thotë Barleti dhe kjo ndodhi vetëm mbas disfatës që pësoi Gjon Kastrioti më 1430; së katërti, që djali i Gjon Kastriotit, i cili përmendet në dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i sulltanit, mund të ketë qënë Stanisha, djali më i madh dhe i ati I Hamza Kastriotit.

Konvertimi në fenë islame

Versioni që Skënderbeu dhe i ati i tij u konvertua në islamizëm ka mundësi të jetë një tjetër mit i papranueshëm. Ka katër dokumente të viteve 1420, 1426, 1438 dhe 1439 ku Skënderbeu përmendet si i krishterë, me emrin e tij të krishterë, Gjergj. ثshtë e vërtet që në disa vepra letrare përmendet si mysliman, por nuk ka asnjë document arkivor të provojë Skënderbeu vërtet u konvertua në fenë islame. Për shembull, në disa burime letrare gjejmë që Skënderbeu u emërua nga sulltan Murati II si subash (guvernator ushtarak) i Krujës, si anxhakbej i Dibrës më 1439 dhe më 1443 si pasardhës i babait të tij. Por kjo nuk do të thotë që Skënderbeu ose i ati i tij u konvertuan në fenë islame. Ata vetëm sa adaptuan një emër turk sa here që ndihmonin sulltanin në ekspeditat e tij. Mirëpo ai emër turk nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe. Sot ne kemi shqiptarë të krishterë me emra muhamedanë. Por më tepër sulltani, si rregull, caktonte guvernatorë të krishterë në provincat e thella ku jetonin të krishterë. Për shembull, që në fillim të shekullit mund të përmendim guvernatorin e krishterë të Samos. Si përfundim mund të themi që konvertimi i Skënderbeut në fenë islame duket të ketë qënë sa për emër dhe të jetë mbështetur mbi supozimin që, përderisa ai luftonte për turqit, duhet të kish qënë mysliman.

Shkolla ushtarake

Një tjetër legjendë e Barletit, që nuk duhet pranuar, është ajo që trajton arsimimin e Skënderbeut në Akademinë Ushtarake të Adrianopojës. Në këtë shkollë pranoheshin vetëm dhjetëvjeçarë dhe myslimanë të lindur ose të konvertuar. Skënderbeu ishte mbi 30 vjeç kur hyri në shërbim të sulltanit dhe përmëndet në dokumentet arkivore si i krishterë deri më 1439, domethënë katër vjet përpara se të kthehej në Krujë. Kjo do të thotë që ai nuk mund të kishte studiuar në Shkollën Ushtarake të Adrianopojës

Katolik apo ortodoks?

As që mund të dyshohet që Skënderbeu ishte katolik. Papët, duke folur për Skënderbeun me fjalët më të zjarrta, e quajtën atë “mbrojtës të krishtërimit” (Athleta Christi). Shih letrat e Papë Eugjenit IV, 1431- 1447, Papë Nikolla V, 1447-1455; Papë Kalikisti II, 1455-1458; Papë Piu II, 1458-1464; Papë Pavli II. 1464-1471. اështja shtrohet nëse ishte i ritit latin apo i ritit bizantin. Ka shumë të ngjarë të ketë qenë i këtij të fundit. Për shembull, një dokument i Venedikut i 17 gushtit 1428, na thotë që përfaqësuesi i Gjon Kastriotit, at Dhimitri, i paraqiti Senatit një kërkesë në greqisht, kjo tregon që ai është më tepër ortodoks oriental sesa katolik i Romës. Edhe përfaqësuesi i Skënderbeut, peshkop Stefani i Krujës, kur nënshkroi një traktat me Alfonsin e Pestë më 1451 e shkroi emrin e tij në greqisht. Një vit më vonë, at Elia, kapedan i trupave ushtarake napolitane në Krujë, kryeqytet i Skënderbeut, i bëri një kërkesë Oborrit të Napolit ti dërgonin një dhjak që ta ndihmonte në shërbesat e tij, sepse në Krujë nuk kishte asnjë diakon që mund të lexonte latinisht. Kjo do të thotë që, si Gjon Kastrioti dhe Skënderbeu ishin katolikë të ritit bizantin. S’ka asgjë për tu çuditur që këta princa të Shqipërisë, ortodoksë orientalë, i qëndruan besnikë Papës së Romës. Në fakt, Shqipëria ka qënë nën juridiksionin e Papës së Romës deri më 730 p.e.s, kur Leoni i Tretë e shkëputi nga Papa i Romës dhe ia dha patrikut të Kostandinopojës. Mirëpo dekreti i Leonit të Tretë nuk i bëri shqiptarët ortodoksë orientalë. Shqipëria mbeti besnike e Papës së Romës derisa u pushtua nga turqit pas vdekjes së Skënderbeut. Përveç kësaj, nuk duhet harruar që ndarja e Kishës së Romës dhe e Kishës së Kostandinopojës në të vërtetë nuk u bë zyrtarisht. Kjo ndarje u bë në fakt vetëm mbas pushtimit të Kostandinopojës, kur Muhameti II i dha fund çdo kontakti midis dy kishave. Këtu nuk duhet harruar, së pari, që katër vite përpara rënies së Kostandinopojës, këshilli ekumenikal i Firences, më 1449, pothuajse njëzëri (me përjashtim të Markut të Efesit që e kundërshtoi), ripohoi bashkimin e dy kishave, dhe së dyti, që perandori i fundit i Kostandinopojës,Kostandini XIII, vdiq si hero i lidhur me Papën e Romës. Kështu, ishte e natyrshme që edhe princat e tjerë ortodoksë si Skëndërbeu dhe i ati i tij të lidheshin me Romën dhe të ishin nën juridiksionin e Papës. Dy dijetarë të shquar gjermanë, Kurt Ohli dhe Franc Babinger kanë pohuar se Historia e Skënderbeut e Ativarionos (Antivariono “Historia Scanderbegi”Venecie 1430), që përmëndet nga Xhiamaria Biemi i shek. XVIII, është një shtrembërim letrar. Mirëpo ka prova të brëndshme që tregojnë se historia e Antivarinos nuk është shpikje e Biemit. Ky mendim mbështetet në këto arsyetim: Gjergj Arianiti, i vjehrri I Skënderbeut, përmëndet vazhdimisht nga Antivarioni si “Princ i Kaninës”, titull ky, që nuk njihet te Barleti. Ky titull është konfirmuar në një traktat të nënshkruar nga mbreti Alfons i Pestë i Napolit dhe Gjergj Arianitit në kalanë e Gaetës, më 7 korrik 1451. Në këtë traktat, mbreti Alfons i premton Gjergj Arianitit t’i japë Vlorën dhe Kaninën kur ky t’i merrte këto nga duart e turqve. Biemi nuk kishte dijeni për këtë traktat, sepse u zbulua aty nga fillimi i shek.XX (shih: Spomenik XCV, 74, Botim I posaçëm i Akademisë Mbretërore serbe mbi Gjergj Kastriotin Skënderbeun – nga dr.Jovan Radoviç, Beograd, 1942, f.28). Në dasmën e Mamicës, motrës më të vogël të Skëndërbeut, më 26 janar 1445, në qytetin e Muzakisë u zhvillua një ndeshje me armë midis dy princave shqiptarë,Lek Zaharisë dhe Lek Dukagjinit për shkak të princeshës Irenë Dushmani e Zadrimës. Disa qindra njerëz u vranë dhe dasmorët u shpërndanë nga të katër anët. Këtë ndeshje e përmend vetëm njëri nga biografët e Skënderbeut, Antivarino. Kjo ndeshje vërtetohet edhe nga fakti që disa muaj më vonë Lek Zaharia vritet nga Lek Dukagjini. Dy djemtë e Gjergj Arianitit nuk pranuan të shoqëronin motrën e tyre në dasmën e saj me Skënderbeun në Krujë, më 1451. I vetmi biograf i Skënderbeut që e përmend këtë fakt është Antivarino. Ata ishin inatosur për pajën e madhe që i ati Gjergj Arianiti, i kishte dhënë motrës së tyre. Kjo armiqësi midis djemve të Arianitit dhe Skënderbeut vërtetohet edhe me një dokument venecian i 3 shtatorit 1463 (shih: Ljubich Listine, vëll.X, f.269- 270). Më 1451 Vrana Konti e mbrojti heroikisht Krujën dhe si shpërblim të kësaj Skënderbeu i dha feudin e Bullgarisë.Përsëri Antivarino është i vetmi nga biografët e Skënderbeut që na e jep emrin e këtij feudi. Me “feud të Bullgarisë” kuptohet një grup fshatrash në principatën e Skënderbeut, ku flitej bullgarisht. (shih: Archiv za Arbansku Starinu, Kniga II, Sr.2, Beograd, 1924, f.241). Më 1452 u përpoqën të vrasin Skënderbeun. Dhe përsëri i vetmi biograf i Skënderbeut që e përmend këtë është Antivarino. Dokumentet veneciane vërtetojnë që Republika e Venedikut u përpoq të gjente një njeri që të vriste Skënderbeun, duke e shpërblyer me një pension të përjetshëm. (shih: ljubich Listine, vëll.IX, faqet 268 -269. Dokument i datës 4 maj 1448). Më 1456, Gjergj Balsha, nip i Skënderbeut, u shiti turqve kalanë e Modricës, të cilën ai si komandant i saj ishte zotuar ta mbronte kundër turqve. Kjo shitje vërtetohet në gjenealogjinë e Gjin Muzakës, botuar nga Karl Hopf në veprën e tij Chroniques Greco-Romanes, Berlin, 1873. Nga të gjithë bibliografët e Skënderbeut, vetëm Antivarino na jep emrat dhe datat e dy betejave më të rëndësishme të Skënderbeut, atë të Torviollit më 29 qershor 1444 dhe betejën e Albulenës, më 2 shtator 1457. Antivarino është gjithashtu i vetmi që përshkruan pushtimin e Beratit nga turqit dhe ekzekutimin nga turqit të princit Teodor Korona. Përshkrimi i betejës së Torviollit është aq i gjallë, sikur të jetë shkruar nga një njeri që ka qenë i pranishëm në atë betejë. Antivarino përshkruan gjithashtu Hamza Kastriotin në atë mënyrë sikur ta kishte njohur personalisht. Ka disa prova të tjera të brendshme që më bëjnë të besoj se “Historia e Skënderbeut”, e Antivarinos kurrsesi nuk mund të jetë shtrembërim letrar. Kjo vepër është një nga dokumentet më të rëndësishme, në mos më i rëndësishmi, që trajton biografinë e Skënderbeut. Prandaj për ta vërtetuar këtë unë citova dokumentet arkivore. Dokumente që vërtetojnë të dhëna të tjera të paraqitura në këtë studim mund të gjenden në veprën time “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” (Peshkop Fan S. Noli, “George Castrioti Scanderbeg”. International Universites Press. New York, N.Y.1947).

Përfundim

Skënderbeu jetoi në shek.XV. Ne jetojmë në shek.XX. ’përfaqëson për ne Skënderbeu, sot mbas pesë shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij pesëqind vjet më parë ishte pikërisht i njëjti problem që kishim edhe ne në Rilindjen Shqiptare: Davidi i rreckosur, me një hobe në dorë, që lufton kundër Goliathit të armatosur gjer në dhëmbë. Ai fitoi, edhe ne fituam. Shqipërinë e çliruam me gjithë pengesat e mëdha që ndeshëm. Më 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skënderbeut në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë Shqiptare. Skënderbeu ishte frymëzuesi ynë gjatë atyre viteve të para e të mundimshme që shoqëruan lindjen e Shqipërisë.Skënderbeu frymëzoi poetët, historianët, skulptorët tanë. Ai po na frymëzon edhe sot e kësaj ditë. Ndonëjherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skënderbeu.


Express
 
Redaktimi i fundit:
http://www.forumromanum.de/member/f...threadid=2&USER=user_264517&cron=1&onsearch=1GJERGJ KASTRIOTI SKثNDERBEU Nث NJث LIBثR "Mث NDRYSHE"

Shkruan: Dr. Musa Ahmeti

Botimet e shumta, pothuajse nga të gjitha fushat krijuese, që kanë nxjerrë autorë të njohur dhe të panjohur që nga shekulli XV e deri më sot për kryetrimin shqiptar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, kanë pasur si burim frymëzimi epokën e njeriut, i cili me shpatë në dorë, duke mos iu trembur askujt, me mjeshtri prej gjenerali strateg, me mençuri prej dijetari, me zgjuarsi prej diplomati, me dashuri prej prindi, arriti të mbledhë rreth vetes fisnikët më të shquar shqiptarë, por, njëherësh edhe të gjithë të tjerët që ishin të lirë në atë kohë, që dëshironin lirinë, fenë dhe të ardhmen e tyre. Themi botimet, ngase me këtë rast nuk do të flasim as për burimet dokumentare, veprat në dorëshkrim dhe dokumentet e shumta të pabotuara, por vetëm për ato që e panë dritën e botimit pas shpikjes së Gutenbergut (1455) e deri me sot, në të cilat me mjeshtri përshkruhet jo vetëm personaliteti, vepra, jeta, bëmat, por edhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me të, përkatësisht me popullin e tij, shqiptarët. Lexuesi i apasionuar, historiani e studiuesi, duke pasur në duar vepra të ndryshme, studime, monografi, romane, poema, poezi, drama, tragjedi, opera, etj., mendon se çdo gjë është thënë e është shkruar për atë që nuk u mposht as para sfidave më të vështira, duke treguar se mbijetesën e kemi në gjak, nëpër shekuj, para tij, gjatë epokës së tij, por edhe pas tij. Një ide e tillë, se "është thënë gjithçka që duhet të thuhet për Gjergj Kastriotin Skënderbeun" dhe se "ajo që do shkruhet tani e tutje nuk është gjë tjetër veçse përsëritje, kopjim apo vetëm harxhim kohe" është e gabuar, tendencioze, qëllimkeqe dhe e pavend. Duhet të kalojë edhe shumë kohë, të shpenzohet shumë mund, të sfidohen shumë burime, dorëshkrime, dokumente dhe literaturë tjetër, ndoshta edhe disa breza që të thuhet diçka e ngjashme, por, asnjëherë nuk do të ndodhë që "përfundimisht u tha dhe u shkrua gjithçka" për Gj. K. Skënderbeun.

Një pohim të tillë e përforcon edhe më shumë vepra "Skënderbeg" "/Scanderbeg”/ e autorit Skënder Blakaj, botuar në Prishtinë më 2006, nga shtëpia botuese tashmë e mirënjohur, "Arbi" ltd. në bashkëpunim BKUK. Kjo vepër nuk është befasi, nuk është rastësi, nuk është diçka e papritur, por një vazhdim i një pune të filluar para shumë vitesh e autorit që shkruan: "Njohja‘ ime me Gjergj Kastriotin Skënderbeun është e hershme. U thellua gjatë përgatitjes së serialit dokumentar televiziv (...) për arbëreshët e Italisë, më 1976," [f. 341 ], për t‘u vazhduar më vonë po nga i njëjti autor me ribotimet fototipikeanastatike kapitale të historisë shqiptare dhe albanologjisë në përgjithësi, të "Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia." [Botimi i parë: Vindobonae, 1913-1918; vëll. I-II, ribotimi: Tiranë-Prishtinë, 2002] si dhe "Illyrici Sacri." Venetiis, 1751-1819, vëll. I-IX, ribotimi: Prishtinë, 2004. Vepra që kemi në duar, "Skënderbeg" "/Scanderbeg"/ është botim luksoz, me një përgatitje profesionale, me përkushtim dhe durim të madh, e ndarë në pesë kapituj- tërësi të veçanta, brenda të cilave ka nënkapituj të shumtë, të cilët në raste të caktuara paraqesin edhe tërësi në vete, [f. 6352 ]. Autori duke dashur të orientojë drejt lexuesin e apasionuar, por edhe studiuesit dhe historianët, specialisët dhe të interesuarit e tjerë, që në parathënie tërheq vëmendjen "Libri nuk është krejt as botim i ashpër shkencor me fusnota e shënime, as antologji mendimesh e pjesësh artistike për Skënderbeun e as album i llojit që njohim. ثshtë diçka ndërmjet." [f. 21], pra një sprovë për një qasje të re të të gjitha atyre që janë të njohura, ose më saktë, e atyre që autori, Skënder Blakaj i vë në qendër të librit të tij, përkatësisht, 65 autorë të ndryshëm, të cituar, kush më shumë e kush më pak në gjuhën shqipe të gjithë dhe një pjesë e tyre edhe të përkthyer në anglisht. Pastaj kemi një paraqitje për herë të parë [përveç botimit të parë në origjinal] në një vend, të gravurave të mrekullueshme nga shek. XVI, në të cilat simbolika dhe gjuha e artit shprehin namin që kishte Marin Barleti, libri i tij dhe subjekti që trajtohet në të, Skënderbeu, në atë shekull, për intelektualët gjermanë dhe zviceranë, si dhe 291 ilustrime që ka tërë libri, të ndara sipas kategorive në: 201 gravura; 44 faksimile-ilustrime; 25 fotografi; 14 portrete; 7 piktura; 5 frontespice dhe 2 medalione. Monografitë dhe studimet profesionale për Gj. K. Skënderbeun, qofshin ato në gjuhë të huaja apo në gjuhën shqipe, trajtojnë nga këndvështrime të ndryshme j etën dhe veprën e tij, por, në shumë segmente na lënë boshllëqe, kontradikta dhe herë herë ngatërresa të atilla që vështirë të zbërthehen. Për një gjë të tillë nuk është fajtor vetëm momenti kohë, përkatësisht zhdukja e pjesshme apo e tërësishme e burimeve dokumentare, dorëshkrimeve, dokumenteve etj., por edhe vetë mënyra e qasjes, tendencioziteti, subjektiviteti dhe jo profesionalizimi. ثshtë gjithashtu i njohur fakti se disa popuj ballkanas pretendojnë pa asnjë argument se Gj. K. Skënderbeu është hero i tyre kombëtar, ose të paktën me origjinë nga kombi i tyre. Gjëra të tilla, të paktën në një rast, kanë si pasojë pakujdesinë e studiuesve, të cilët duke mos lexuar me kujdes dokumentet origjinale, vijnë deri në lajthitje të tilla. Rrethanat historike, në të cilat kaloi populli shqiptar nën sundimin dhe okupimin e perandorive të mëdha, nën administratën fetare të Vatikanit, Bizantit dhe Stambollit, nën ndikimin kulturor të gjuhëve greke, latine, turke e sllave, krijuan zbraztësi të shumta për periudha të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Burimet e shkruara, kryesisht u ruajtën jashtë Shqipërisë, në shtete të ndryshme në arkiva dhe biblioteka të shumta, shtetërore, kishtare, por edhe private dhe kryesisht në gjuhë të huaja. Njëri nga dokumentet më të rëndësishme për familjen e Kastriotëve, ngase për herë të parë gjejmë të shkruar emrin e saj, është dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve të Vjenës, i lëshuar me 2 shtator të vitit 1368, që ruhet në Arkivin Historik të Dubrovnikut. Përveç rëndësisë se për herë të parë përmendet emri "Kastriot", ky dokument ka edhe një rëndësi tjetër të veçantë, ngase leximi, transkriptimi dhe përkthimi i tij është bërë në mënyrë të gabuar, veçanërisht nga studiuesit e huaj gjermanë, të cilët nuk e njihnin me themel sllavishten. Kjo gjë ka nxitur studiuesit sllavë, që të nxjerrin përfundime të gabuara, se Skënderbeu, qenka me origjinë sllave! Autori S. Blakaj, në veprën e tij, në nënkapitullin "Gabime në vepra dhe në shkrime për Skënderbeun" [f. 327-335], jep kontributin e tij në këtë fushë, duke nxjerrë përfundime të reja, duke bërë disa korrigjime dhe saktësime të disa prej autorëve që nga Marin Barleti e deri te disa nga shkrimet e viteve të fundit. Natyra e librit dhe ndonjë faktor tjetër ndoshta nuk kanë mundësuar që S. Blakaj të merrej me një sintezë të kësaj natyre, që do të ishte shumë e dobishme dhe tepër e domosdoshme, e cila, faktikisht është ndër më të ndjeshmet dhe më të vështirat për historianët dhe studiuesit e Gj. K. Skënderbeut, për shkak se ata nuk kanë në dorë të gjitha burimet dokumentare të botuara, veprat e shumta të shkruara, por edhe për faktin tjetër se këto vepra janë në gjuhë të ndryshme dhe vështirë të gjendet ndonjëri syresh që mund t‘i studiojë dhe lexojë ato në origjinal. Botimi i herëpashershëm i dokumenteve origjinale për Gj. K. Skënderbeun dhe epokën e tij nga Archivio Segreto Vaticano, ku ruhen shumë dokumente të pabotuara deri me sot, është me rëndësi të veçantë, sepse në to gjejmë të dhëna nga më të ndryshmet, por edhe saktësime dhe vlerësishme, të cilat jo rrallë bien ndesh me ato që janë shkruar e thënë më parë. ثshtë shumë me vend pohimi i autorit Skënder Blakaj: "Historianët kanë shumë punë" [f. 342]. Për të ndriçuar në përgjithësi një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siç është Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pabotuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Ballkanit, Lindjes së Afërme dhe Evropës në veçanti. Shumë herë, një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të mungesës së burimeve të shkruara; por në raste të caktuara, edhe kur ato ekzistojnë, faktori njeri, me veprimet e tij, të njëanshme, tendencioze dhe të mbrapshta, ka bërë që shumë fakte, ngjarje e data të shtrembërohen, të keqinterpretohen, deri në skajshmëri ekstreme, për qëllime të caktuara. Ballafaqimi i studiuesve me raste të tilla është i shpeshtë, shkakton vështirësi të shumta dhe herë-herë krijon rrëmujë të vërtetë, duke nxitur debate të ashpra për saktësimin dhe vlerësimin kritik të një burimi a dokumenti, i cili është botuar e ribotuar në edicione të ndryshme. ثshtë tashmë i njohur fakti, se botimi i parë i një burimi [dokumenti] zakonisht shfrytëzohet nga studiues e krijues të fushave të ndryshme, si akt i kryer, d.m.th., i saktë dhe preçiz, pa pasur mundësi që të konsultojnë origjinalin, respektivisht ta krahasojnë dhe ballafaqojnë atë që iu është servirur me dokumentin e vërtetë. Nënkapitulli "Disa nga pyetjet që imponohen" [f. 324-327] është njëri ndër pjesët më të realizuara të veprës. Në mënyrë të drejtpërdrejtë autori ngre problemet thelbësore, me të cilat sot ballafaqohen studimet skënderbegiane. ثshtë e pazgjidhur ende origjina e Kastriotëve, edhe pse ata për herë të parë përmenden në jug të Shqipërisë, në Kaninë, në vitin 1368, "aleancat antiosmane" [f. 324] nuk janë ndriçuar sa duhet, ku pas kërkimeve dhe studimeve të arkivave turke dhe të tjera, mendojmë se do të kemi një saktësim jo vetëm të "aleancave"dhe "rezistencës antiosmane", por edhe vitin e dorëzimit të Gjergj Kastritotit Skënderbeut te sulltan Murati II, gjë që do sqaronte shumë dilema, vitin e lindjes, ndoshta edhe vendlindjen, por edhe "miqësinë e fëmijërisë" me Mehmetin II, që ne mendojmë se është reale dhe e qëndrueshme, "zotërimet" [f. 325] dhe territoret e principatës së Kastriotëve, fati i vëllezërve të Skënderbeut, që ne pohojmë me siguri, se dokumentet aragoneze, venedikase dhe ato nga Vatikani që së shpejti do i botojmë, japin përgjigje përfundimtare për këtë çështje, po ashtu, nga të njëjtat arkiva marrim përgjigje dhe për fëmijët e Gj. K. Skënderbeut; ndërsa me interes të veçantë janë problemet rreth tradhtisë që iu bë Skënderbeut nga Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti! S. Blakaj me të drejtë pohimet e autorit turk, S. Kylçe, i vë në pikëpyetje, duke lënë hapësirë për një debat të mirëfilltë shkencor në të ardhmen. Përveç këtyre, ka edhe një varg pyetjesh të tjera, mjaft të rëndësishme, të cilat presin përgjigje, jo nga sintezat, jo nga veprat letrare apo nga ato që shkruhen në zyra të rehatshme, por nga studimet dhe kërkimet e mirëfillta arkivore dhe bibliotekare, posaçërisht në Evropë dhe Turqi.

Me interes të veçantë është nënkapitulli "Pamja, portretet dhe simbolet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut." Autori Skënder Blakaj ka studiuar një numër të konsiderueshëm veprash, monografish, studimesh dhe shkrimesh të ndryshme publicistike, kryesisht në gjuhën shqipe, që kanë trajtuar këto probleme substanciale për shtetin, personalitetin dhe trashëgiminë krijuese në fushën e pikturës së figurës historike, Gj. K. Skënder beut. Jemi të bindur se rezultatet do të ishin edhe më bindëse, nëse Skënder Blakaj do të kishte pasur mundësi të konsultonte veprat që ruhen në Biblioteca Apostolica Vaticana, si dhe disa nga veprat më të rëndësishme që ruhen në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës apo të ndonjë bilbioteke tjetër ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me këtë problematikë, ose me heroin tonë kombëtar në përgjithësi. Një ndër çështjet që është debatuar më së shumti janë vulat e Gj. K. Skënderbeut. Që nga koha kur ato i zbulon për herë të parë sllovaku Pavel Jozef Shafariku, i boton me faksimile Aleksa Iviçi dhe përfundimisht dy studiues shqiptarë, Dhimitër Pilika dhe Tefik Geci, kjo temë ka marrë një rrugë të mbarë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet. Ne kemi pasur në dorë të gjitha vulat origjinale të stampuara në letër prej dylli të kuq që ruhen në Arkivin Historik të Dubrovnikut, si të Gj. K. Skënderbeut, ashtu edhe të Gjon Kastriotit.

Vulat e Skënderbeut janë dy llojesh: vula shtetërore dhe ajo private. Për këto vula, studimin më serioz deri më sot e ka bërë Tefik Geci. Natyrisht që kanë shkruar edhe të tjerë më vonë, por të gjithë kanë kopjuar ose përshtatur rezultatet e T. Gecit, shpesh duke mos e cituar atë fare. Edhe S. Blakaj në f. 339, merret me vula, duke cituar autorë që nuk e kanë pasur në dorë asnjëherë origjinalin e tyre, përveçse kanë konsultuar punën e të tjerëve dhe si duket,
ky është shkak që aty jepen disa të dhëna të sipërfaqshme dhe jo shumë të thelluara. Përveç nesh, viteve të fundit me këto vula në Arkivin e Dubrovnikut në mënyrë intensive është marrë edhe Dritan Egro dhe arkivisti me origjinë shqiptare Niksha Selmani. I ka konsultuar edhe O. J. Schmit, por asnjëri nga këta deri më sot nuk i ka botuar ato ose faksimilet kolor të tyre, të cilat i kanë tërhequr nga ky arkiv, nga ku edhe ne disponojmë disa kopje.

Qëllimisht për në fund kemi lënë kapitujt III dhe IV, të cilët janë edhe boshti substancial i veprës, respektivisht, xhevahirët e vërtetë dhe të paçmueshëm, të cilët S. Blakaj bashkë me bashkëpunëtorët e tij i ka sjellë me mjeshtëri dhe cilësi të lartë profesionale në radhë të parë për studiuesit dhe historianët. Botimi i gravurave është gjë shumë e rrallë dhe tepër e vështirë. Përveç punës këmbëngulëse profesionale, kjo punë kërkon edhe shumë kujdes gjatë përgatitjes, si dhe kritere të rrepta shkencore për të ruajtur autenticitetin dhe origjinalitetin e tyre. Me sa na është e njohur ne, kjo është punë pionere në këtë fushë; përkatësisht botimi i të gjitha gravurave nga vepra e Marin Barletit është rasti i parë në historiografinë shqiptare për një vepër të tillë. Përveç kësaj, Albulena Blakaj /e bija e Skënder Blakaj/ ka sjellë të përkthyer nga gjermanishtja në shqip veprën e M. Barletit [ne jemi të mendimit se mbiemri i Barletit duhet të jetë i tillë e jo Barleci!] nga viti 1533, e cila nga latinishtja ishte përkthyer nga Johan Piniciani në gjermanisht, [f. 17, 117, 124, etj, shih f. 117-264]. Jemi të vetëdijshëm për punën e vështirë gjatë përkthimit, por Albulena Blakaj ia ka dalë me sukses të bëjë një përkthim cilësor dhe mjaft të suksesshëm.

ثshtë e natyrshme që të ketë ndonjë lëshim të rastit, për shkak se përkthyesja nuk është historiane, siç është rasti p.sh., te £ 181,182, Bales [Balezzio] përkthehet me Balshin, që duhet të jetë Baleci, etj., gjë që në ribotimet e ardhshme duhet të korrigjohet. Një gjë e tillë në asnjë mënyrë nuk e ul nivelin dhe cilësinë e përkthimit.

Për studiuesit dhe historianët, veçanërisht për ata që merren me Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe epokën e tij, kjo vepër është e një rëndësie të dorës së parë, është një ndihmesë dhe sfidë për t‘u thelluar më tutje në studime dhe kërkime arkivore dhe bibliotekare për të zbuluar e botuar dorëshkrime e dokumente që hedhin dritë mbi çështjet e debatuara nga autori Skënder Blakaj, i cili shkruan "historianët kanë shumë punë" [f. 342], dhe kjo është shumë vërtetë. ibri "Skënderbeg" "/Scanderbeg"/ Prishtinë, 2006, me një lëndë të pasur, në të cilën "janë përfshirë mendime e fragmente që nga bashkëkohësit e Gjergj Kastriotit, nga autorë, krijues e personalitete të shquara botërore e shqiptare, e deri te Rezoluta e Kongresit Amerikan e vitit 2005..." [f. 342] është ajo që ka munguar në hapësirën gjithëshqiptare për heroin tonë kombëtarë, por, ky libër përmbush edhe një mision tjetër të rëndësishëm për studiues e albanologë të huaj, sepse një pjesë e mirë e shkrimeve të tij janë përkthyer në gjuhën angleze, sipas kritereve të autorit Skënder Blakaj.

Si përmbyllje, mendojmë se fjalët e autorit Skënder Blakaj janë aq të fuqishme dhe domethënëse për të gjithë ne, qofshim lexues të zakonshëm, specialistë, historianë a albanologë, shqiptarë a të huaj, sa i sjellim në tërësi: "në qoftë se ky botim (...) duke sjellë Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe Marin Barlecin, secili aq i madhërishëm në rolin dhe në atdhedashurinë e vet, duke e sjellë në një formë paksa më ndryshe se të zakonshmet, si një pasqyrim të respektit që iu kanë bërë këtyre të dyve kombet e mëdha, siç janë gjermanët, ta zëmë, dhe, nëse kësisoji, kryeprotagonisti i historisë sonë dhe autori i tij i mrekullueshëm, pos kënaqësisë së lexuesit për librin, na e rrisin edhe mburrjen për ta e për vetveten, atëherë mundi nuk ka shkuar kot." [f. 344].

Për ne, ishte shumë e vështirë të bëjmë një paraqitje të përgjithëshme të librit "Skënderbeg" /Scanderbeg"/ Prishtinë, 2006, me autor Skënder Blakaj, për shkak se ishte e pamundur të kapen të gjitha ato momente, ato vlera, ato debate që me aq mjeshtëri ka ngritur autori, që nga fillimi e deri në fund, ngase natyra e gazetës nuk lejon thellime më të hollësishme, të cilat do t‘i bëjmë në disa nga shkrimet e ardhshme.
 
Fan S Noli eshte shqiptari qe ka studiuar dhe ka shkruar me shume historine e Skenderbeut.Diku kam hasur ne lexime te ndryshme, qe ai ka hyre disa here ne arkivet e Republikes se San Markut(Venezie), dhe ka shfletuar me dore te tij dokumenta te asaj kohe.
Une do merrja per baze c'shkruan Fan Noli.
 
per mua eshte dhe do te mbetet hero kombetar
 
Fan S Noli eshte shqiptari qe ka studiuar dhe ka shkruar me shume historine e Skenderbeut.Diku kam hasur ne lexime te ndryshme, qe ai ka hyre disa here ne arkivet e Republikes se San Markut(Venezie), dhe ka shfletuar me dore te tij dokumenta te asaj kohe.
Une do merrja per baze c'shkruan Fan Noli.

Ndersa une do merrja per baze se cfare shkruante Barleti!
E kush e di me mire historine se sa njerezit qe e kane perjetuar ate. Quhen burime primare, dhe ne analiza historike burimet primare jane...primare!
 
Keto qe shkruhen per perkatsin fetare,,sjan gje tjeter pervec se trillime,

ai vertet u quajt,mrojtes i krishtit,dhe ne te vertet ai ishte dhe shpetimtar i krishterimit,por arsya e luftes se Skenderbeut nuk ka qen mbrojtja e krishterimit,por Liria e popullit te vet,
ku me kte rast perfitoj e gjith Europa dhe krishterimi,

ai mori cmimet me te larta si asnje luftetar tjeter me par,cmimi i par i madh,,ishte Emri qe mori nga vet Sulltani,Titullin ALEKSANDRI I MADH:SKENDERBEU

Pastaj pas rikthimit ne Shqiperi,ai luftoj edhe kunder venedikut gje qe europa nuk e shikoj me sy te mir,,por pas disa fitoreve te bujshme kunder Perandoris Osmane,Europa u detyrua ti perulej,dhe filluan jo vetem ti dergonin ushtar dhe rroge,por edhe cmime te pa fituara ndonjeher me perpara nga luftetar te tjer neper bot,Papa i venedikut erdhi ne shqipri me disa cmime nga europa e krishter,nje nder to ishte cmimi Atlet i Krishtit,ai mori si dhurat po nga i njejti Paps,dhe nje Shpat,ku ne te shkruhej Kampioni i Zotit,
pastaj mori cmime edhe nga shum shtete te tjera Europjane,po cmimet me te medha dhe me kuptimplota ai,i kishte te shkruara rreth e perqark kurores se ti,qe e kishte dhurat nga KOMBI SHQIPTAR,rreth ksaj kurore jan 7 inicjale,cmimet me te medha qe ka mundur te marr ndonje Mbret ne historin e Botes,keta ishin 7 tituj,nje nder ta ishte T,O ( Tmerri i Osmanllinjeve)

thuhet sikur ai ka then,,titujt qe ju me jepni,,jan tituj qe ju mendoni qe i meritoj,por un personalisht mendoj qe meritoj vetem nja nga keta,dhe ky esht titulli,ZOT I SHQIPTARVE:

Per Skenderbeun ne dim shum shum shum pak,por do dali ne drit shum gjera qe do te befasojn jo vetem Shqiptaret,por gjith BOTEN.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top