Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
110515.jpg

TIRANE- Deputeti i PD-së Sali Berisha fton nesër popullin opozitar por edhe atë të zhgënjyerit nga qeverisja e kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e protestës antiqeveritare që është parashikuar të zhvillohet nesër në sheshin "Skënderbej".

Berisha tha se Rama po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij dhe po e kthen në Shqipërinë në Republikën e Skafeve. Duke iu referuar “skenarit ukrainas” Berisha shton se nëse Rama provokon bën gabim të madh.

“Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë nuk do të ketë më zgjedhje të lira. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë”- tha Berisha duke shtuar se si deputet është i vendosur të bëj gjithçka për rivendosjen e dinjitetit.

BERISHA: RAMA TE MOS PROVOJE
Duke iu referuar “skenarit ukrainas” Berisha shton se nëse Rama provokon bën gabim të madh.
”Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi “ Berisha iu referua kryeministrit s’i “sëmur psiqik bipolar” që ka kthyer kryeministrinë në klinikë për t’u shëruar pasi “ثshtë në fazat e avancuara të sëmundjes së tij. “

"Zotëria mendon si kryeministër kryeministria dhe shteti është pronë e tij. Ka 6 muaj që punon dhe gdhend zyra, hap klinika brenda kryeministrisë sepse e ka të rëndë të kurohet aty ku kurohen të tjerët. Po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij."- tha Berisha.

BERISHA: U DHA POSTE BURRAVE E GRAVE TE TIJ
“U dha poste burrave e grave të tij. Burri i Belinës bëhet ministër. Burri i Lindës emërohet drejtor i rëndësishëm në një firmë të Ahmetit. Kryeministrinë e ka shtëpinë e Kristaqit”

BERISHA: KATANDISI SHQIPERINE SI TE ISHTE REPUBLIKA E SKAFISTEVE
Berisha thotë: "Vendimi i qeverisë për ndalimin e furgonëve taksi ka për qëllim të fusë monopolin e Koços në transportin e furgonëve. Katandisi Shqipërinë si të ishte Republika e skafistëve." //Shqiptarja.com
 
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Dmth neser duhet te mbyllemi ne shpi mos hame ndonje plumb qorr
 
Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Da rrezojme kete qeveri te poshter qe ka vite te tere qe po rrenon shqiperin , poshte qeveria shume vjecare qe po prish vendin, poshte te gjithe ata qe prishin vendin!!! :luft::arm:

oh wait sa ka kjo qeveria ? :liber:
 
Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

.................. sa mire qe jam larg qendres...kujdes shume serb jane ftuar te marrin pjese
 
Redaktimi i fundit:

Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

lemsh i bera...pffff
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Kaq shpejt dhe u bere qesharake! Andej nga pereferia qendro! Mos kalo nga qendra se jane Serbet. Qesharake! Qenke per te ardhe keq!
 
Lauri

Anunnak
V.I.P
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Me politike une merrem vetem nje here ne 4 vjet. Kete tubim, te emruar kunder varverise dhe gjendjes se keqe ekonomike ne al me duket vetem, ne injorancen time ne politike, nje autogol i Berishes. Gjithsesi, po te kaloje kjo demostrate pa deme ne njerez e materjale, do te behet nje figure e mire perballe Europes si nje popull me nivel te duhur qytetare dhe demokratik. Kjo nvaret gjithmone nga udheheqsit.
Ta shohim si do shkoje..:)
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Laur, mos bie pre e propagandes se "kelyshve te kuq". Neser nuk do te ndodhe asgje pervecse nje proteste demokratike sic I ka hije nje vendi qe eshte ne NATO dhe aspiron per ne BE. Kaq! Asgje me shume! Te tjerat sikurse lexon me lart apo ironite me policet femra, jane propagande qesharake ndaj zemerimit ne kaq pak muaj qeverisje.

Keshtuqe ti por edhe te tjere, neser do te shikoni nje proteste demokratike dhe jo me falangat e Tom Doshnat, Taulant Balles, etj.

Ketu qendron ndryshimi midis demokrateve dhe kelyshve te kuq.
 
sensuu

sweet
V.I.P
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

po edhe po u be proteste...ca do me thene qe do rritet niveli ekonomik :p
 
Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Do e rrisi hajduti me shoqni...ajo info qe thashe i dashur hajdut ka dale nga brenda Pd...une nuk flas kurre kot.

Besome se nuk me njeh

Dhe sa per kelysh te kuq besoj e ke per salen??
Biri une jetoj ne mes te tiranes ...periferine jua kom lone jabonxhijve...se ne tironcit i presim robte edhe buke ju japim....po vize si japim

By laura vorpsi
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Po mire atehere, cte theme une ty. Ti qenke PD-ja une PS-ja. Por te lutem mos u merr me propagande.

Nuk kam asgje personale dhe as dua te te njoh, por mos u merr me thashatheme dashakeqese se vetem ul nivelin tend dhe te diskutimit.

Biri, bija etj, perdori me ndonje tjeter.

Qofsh mire!
 
Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Ok por ti e nise kete loje me epitete si qesharake e me the te thashe

Me thuaj dicka...ke shtrese duhet dhe ke realisht perfaqeson partia ku ti aderon ose voton?
 
AjSi

...
V.I.P
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

po bejn protesta ata qe kan pas 20 vjet qeverin, kunder nje qeverie 6 mujore...qe sipas tyre si ka mbajt premtimet, ku ishin kta 20 vjet?! Lol

bukur e kishte shkrujt dikush kte
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Monique, Ku jane Serbet ??!! Lexo dhe meso!

Nuk nevojitet populli per te krijuar trazira....
PS-se dhe Edi Rames ne vitin 2011 ju mjaftuan disa qindra militante per te krijuar trazira dhe skena lufte para Kryeministrise dhe ne pjese tjera te qytetit.

Edi Rama dhe qeveria e tij, pervec gabimeve, veshtiresive dhe stilit pjeserisht "te merzitshem" te qeverisjes, ne njefare menyre ja kane arrituar te krijojne nje lloje apatie te pergjithshme politike gati te panjohur deri tani ne Shqiperi.
Po te mos kishte qene rasti i armeve kimike te Srise, Shqiperia do te harrohej edhe nga ata pak njerez qe e dine se ekziston...

Protestat paqesore jane e drejte e patjetersueshme!
Kjo po qe ishte pjesmarrje dhe proteste demokratike!
 
Shko rregullo floket, ose edhe ti lexo dhe meso diçka! :p
 
Lauri

Anunnak
V.I.P
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Si ju shkoj sot Hajdut
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Pse flisni para kohe o njerez me mendime kalamajsh...nese e ndoqet protesten spati asgje me shume se nje levizje paqesore...nga njerez qe ju eshte bere padrejtesi dhe mendojne qe qeveria aktuale spo ecen si duhet...kaq

P.s Skeni faj se mendonit protestat e piktorit qe i thrriste njerezit per lufte jo per proteste
 
Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Si ju shkoj sot Hajdut

Ne 2014 demokratet ju japin leksion demokracie mercenareve te Edi Rames dhe Tom Doshit. Ne vitin 2011 falanga te krimit ordiner dhe politik i vune flaken qendres se Tiranes, sot protestohet me qytetari dhe koherence, pa trazuar askend pervec pushtave te pushtetit qe kane ardhe ne pushtet me premtime piramidale qe nuk i mbajne dot.

Opozita dhe gjithe populli opozitar eshte aty per te mos i lene ti ikin pergjegjesise, por pa mercenare, pa dhune, por demokratikisht dhe me dinjitet si qytetare.

hajduti
 
Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Obobobo nje gjuhe...nje mentalitet

Hajduti mire eshte skuthi i pd???

Te fala vlla
 
Monique

With or Without u
Titulli: Skenari ukrainas, Berisha: Nesër në shesh. Rama të mos provokojë

Monique, Ku jane Serbet ??!! Lexo dhe meso!

Nuk nevojitet populli per te krijuar trazira....
PS-se dhe Edi Rames ne vitin 2011 ju mjaftuan disa qindra militante per te krijuar trazira dhe skena lufte para Kryeministrise dhe ne pjese tjera te qytetit.

Edi Rama dhe qeveria e tij, pervec gabimeve, veshtiresive dhe stilit pjeserisht "te merzitshem" te qeverisjes, ne njefare menyre ja kane arrituar te krijojne nje lloje apatie te pergjithshme politike gati te panjohur deri tani ne Shqiperi.
Po te mos kishte qene rasti i armeve kimike te Srise, Shqiperia do te harrohej edhe nga ata pak njerez qe e dine se ekziston...

Protestat paqesore jane e drejte e patjetersueshme!
Kjo po qe ishte pjesmarrje dhe proteste demokratike!

i dashur Hajdut jam shume dakort kur thua se keto protesta i duhen ketij vendi, sepse me ben te besoj e mua skeptikes se ky vend ne mos sot apo neser do kete nje te ardhme.
Por une jam shume skeptike tek kauza e PD , ose per te qene e sinqerte tek kauza e SB.
Nese gjerat ecin mire , ecin per te tere ..ty , mua ..dhe kjo eshte ajo cka na nevojitet
kshu qe nuk kam cte shoh e te mesoj ne lidhje me kete pjese, e ndoshta kam pare e mesuar me shume sesa ti realisht mendon se di

le ta respektojme njeri tjetrin dhe bindjet e njeri tjetrit. Jam e majte ...sepse nuk jam e djathte

kalofsh bukur dhe na nderoni!
 
BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Pas 8 vitesh esht akoma aktuale si teme...

A ka patur Reflektim dhe Perparesi ne keto 8 Vite ne favor te popullit?
Jemi i vetmi vend ne Europe qe vihet ne diskutim "Punon Qeveria per Popullin"(?!)
 
Top