Skenari i manipulimit, furgoni privat kërkoi të merrte kutitë e votimit në Fier

Зngjεll

___________
Furgoni i bardhë me targa të Fierit u deklarua në mënyrë të rreme si i KQZ-së. Qindra qytetarë u mblodhën në Fier për të mbrojtur tri kutitë që garantonin mandatin e 9-të

Nga: Habjon Hasani


“Votat do t’i numërojmë në Tiranë, në KQZ, meqenëse këtu është bllokuar gjithçka. Ky është furgoni i KQZ-së dhe ka ardhur apostafat”. Kështu kanë deklaruar dje rreth orës 21:00 përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, të cilët u përballën me reagimin e qindra qytetarë që rrethuan furgonin që qëndronte jashtë gjimnazit “Perikli Ikonomi”(KZAZ Nr. 20). Vetëm 20 minuta më vonë gjithçka u dekonspirua. Përfaqësuesi i sapombërritur i KQZ-së, Fred Spahiu, u deklaroi përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe vëzhguesve të shumtë ndërkombëtarë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kishte dërguar asnjë furgon në Fier, aq më pak me targa të Fierit. Numërimi i tri kutive ishte garancia e vetme për mbrojtjen e mandatit të 9-të të Partisë Socialiste në Fier. Dekonspirimi i skemës së Partisë Demokratike për të tërhequr në mënyrë antiligjore kutitë shtoi në harkun e disa minutave prezencën e qindra simpatizantëve socialistë rreth KZAZ-së Nr. 20. Por dyshimet kishin lindur më herët, shumë më herët. Përgjatë gjithë ditës së djeshme komisionerët demokratë nuk pranonin të firmosnin rezultatin e dy kutive të numëruara që në orën 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, çka solli dhe bllokimin e kutisë së tretë. Dy kutitë e numëruara avantazhonin me 700 vota PS-në. Përgjatë gjithë ditës së djeshme komisionerët e PS-së nuk lëvizën nga KZAZ-ja, por alarmi erdhi rreth orës 19:39, kur kreu demokrat i KZAZ-së, Shkëlqim Lika, firmosi procesverbalin për anulimin e këtyre tri kutive të votimit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme. Por përpara se të firmoste këtë procesverbal, kreu i KZAZ-së kishte hedhur firmën mbi një tjetër procesverbal (atë të pranimit si të vlefshme të kutive) dhe në bazë të Kodit Zgjedhor, numërimi duhej të shkonte deri në fund me çdo kusht. Hartimi i procesverbalit të dytë i kushtoi shtrenjtë Likës, pasi mbrëmë në darkë ai u denoncua në prokurori nga zyrtarë të lartë të PS-së.

Skenari

Pasi ka firmosur procesverbalin e dytë, kreu i KZAZ-së Nr. 20 kërkoi anulimin e vendimit të tij për t’i shpallur të pavlefshme votat dhe kërkoi vazhdimin e procesit të numërimit. Por në këto momente ndërhynë përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët kërkuan që të mos kryhej asnjë veprim derisa t’i jepej rrugë ligjore ekzistencës së dy procesverbaleve kontradiktore. Në këtë moment përfaqësuesit e lartë të PD-së, Sokol Olldashi, Enkelejd Alibeaj, Stavri Ristani dhe dhjetëra të tjerë janë larguar me shpejtësi, së bashku me furgonin privat. Ky ishte momenti kur në Fier kanë mbërritur dhe përfaqësues të tjerë të PS-së, si Kastriot Islami dhe Saimir Tahiri, por edhe përfaqësues të OSBE-së. Në sallë kishin ngelur vetëm numëruesit e Partisë Socialiste, të cilët nuk kishin pranuar të lëviznin që aty, ndërsa rreth orës 22:00 policia bllokoi hyrjen në ambientin e numërimit dhe në sallë u lejuan vetëm përfaqësuesit politikë të PS-së dhe përfaqësuesit e OSBE-së. Numëruesit socialistë dhanë deklarata dje për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe përshkruan atë që kishin parë dy ditët e fundit.

Fillesa

Numërimi i votave në qarkun e Fierit ka degjeneruar përgjatë gjithë ditës së djeshme. Tri kuti në KZAZ-në Nr. 20 (në gjimnazin “Perikli Ikonomi”) të Fierit kanë ngelur për më shumë se 17 orë të bllokuara. rreth orës dy të mëngjesit të së mërkurës në KZAZ-në Nr. 20 përfundoi numërimi i dy prej tri kutive. Të tria kutitë ishin të zonës së Libofshës. Nga numërimi i dy kutive rezultoi se Partia Socialiste fitoi mbi 700 vota më tepër dhe kaq ka mjaftuar që numëruesit dhe komisionerët e Partisë Socialiste të tërhiqeshin për të mos firmosur procesverbalin. sipas burimeve nga qyteti i Fierit, kutia e tretë u bllokua pas situatës së krijuar nga komisionerët e Partisë Demokratike. Ndërsa refuzimi i komisionerëve të PS-së ndodhi në momentin e numërimit të dy kutive, rreth orës tre të mëngjesit të së mërkurës, përgjatë gjithë ditës së djeshme votimi në KZAZ-në Nr. 20 ka qenë i bllokuar. Përtej tensionit që shkaktoi bllokimi i numërtimit deri në fund dhe refuzimi për firmosjen e procesverbaleve, në këtë KZAZ përgjatë gjithë ditës së djeshme kanë qëndruar ministra si Olldashi, Alibeaj, zëvendësministri i Transporteve, Stavri Ristani si dhe thuajse të gjithë drejtorët e institucioneve qeveritare në këtë qytet. Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë fakti se nga njerëzit e Partisë Socialiste është raportuar dhe prezenca e disa personave që shoqëronin VIP-at e Partisë Demokratike, të cilët janë parë të armatosur dhe tejet agresivë në deklaratat dhe thirrjet që kanë bërë përgjatë gjithë ditës së djeshme. Kjo situatë agravoi në mënyrë të paparashikueshme gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa kandidati kryesor i PS-së në Fier, Gramoz Ruçi, bëri thirrje mbrëmë që “populli të dilte e të mbronte votat në Fier”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top