Skemat e اirakërisë për punësimin e të rinjve në Shqipëri

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional dhe me mbështetjen e Programit për Arsimin Profesional të GIZ-it, prezantoi sot çeljen e projektit Erasmus Plus “Skemat e اirakërisë për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri”.

Ky projekt synon integrimin e skemës së arsimit dual në sistemin e arsimit profesional në vendin tonë. Projekti do të pilotohet në dy shkollat e hoteleri-turizmit në Tiranë dhe Kamzë, bazuar në modelin e “çirakërisë moderne” të shkollës partnere të Hamburgut në Gjermani.

Ministri Erion Veliaj, e vlerësoi projektin e financuar nga Komisioni Evropian dhe që do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, si një hap i rëndësishëm në zbatimin e modelit dual gjerman në shkollat tona profesionale.

“Nëse shikojmë atë që ndodhi në BE, kriza ekonomike erdhi si një zile alarmi dhe na bëri të kuptojmë se vendet e vetme që nuk u prekën prej saj ishin vendet gjermanike, të cilat kishin bërë një zgjedhje inteligjente: u fokusuan tek arsimi profesional dhe sistemi dual, sipas të cilit gjysmën e kohës nxënësit e kalojnë në shkollë dhe gjysmën pranë një kompanie. Pikërisht, këtë po bëjmë ne sot”, tha ministri Veliaj.

Ai u shpreh se 100 të rinj do të kenë mundësinë të kualifikohen në mjediset mësimore në shkolla dhe njëkohësisht në mjediset e punës në biznese në sektorin e hoteleri-turizmit, duke kontribuar me punën produktive, energjitë dhe motivimin tyre.

“Modeli gjerman që po zbatojmë është i panegociueshëm. اka do të thotë se bordet e shkollave duhet të plotësohen me përfaqësues të biznesit dhe të fillojë zbatimi në terren i praktikës së çirakërisë”, shtoi z. Veliaj.

Ai vuri në dukje se MMSR është ministria e parë, e cila fitoi një projekt të tillë pas riformatimit të programit Erasmus.

Zëvendësministrja e MSR-së, Gentiana Mara Sula, tha se në këtë proces kemi edhe ndihmën teknike e financiare, gjithnjë të pakursyer, të Bashkimit Europian, i cili nëpërmjet Programit ERASMUS+ mundësoi ekzistencën e këtij projekti.

Sipas saj, ky projekt do të mundësojë “zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm të zbatimit të skemave të çirakërisë moderne në Shqipëri, si dhe do të institucionalizojë zhvillimin e një oferte cilësore të arsimit dhe formimit profesional, që i përgjigjet direkt kërkesave të tregut të punës dhe dëshirës së të rinjve shqiptarë për t’u integruar suksesshëm në tregun e punës”.

Projekti do të zgjatë dy vjet dhe objektivat specifikë të tij janë:

Hartimi i një strategjie për zbatimin e skemës duale në sistemin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri;
Nisja e procesit të konsultimit ndërmjet politikbërësve, biznesit, mësuesve dhe nxënësve për zbatimin e kësaj qasjeje të re në AFP-në shqiptare;
Zbatimi dhe testimi (pilotimi) i skemës duale në bashkëpunim me bizneset sektorin e hoteleri-turizmit (në arsimin e mesëm profesional);
Monitorimi dhe vlerësimi i rezultateve të pilotimit si bazë për dokumentin strategjik (Roadmap);
Hartimi i udhërrëfyesit (Roadmap) për shtrirjen e skemës duale edhe në drejtimet e tjera të AFP-së në Shqipëri.

Propozimi për projektin Erasmus+ “Skema e praktikës profesionale për punësueshmërinë e të rinjve në Shqipëri” paraqitur nga Komisioni Europian është hartuar me asistencën teknike të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ në Shqipëri. Partneriteti midis Agjencisë Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Institutit për Trajnimin Profesional të Hamburgut (HIBB) ka nisur pas marrëveshjes së bashkëpunimit të firmosur në Qershor të vitit 2014 nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z.Erion Veliaj, përfaqësuesve të HIBB dhe GIZ. /noa.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top