Me FOTO dhe EMRA/ Këta janë mjekët e Onkologjikut që bënin pazar me pacientët me kancer!
Shiko fotografinë 2220506
Personat që shihni në fotot janë mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik të cilët përmes mashtrimit u zhvasnin para njerëzve që luftonin me vdekjen.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT,
Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT,
Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT,
Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik,
Halil Gashi,
Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe
Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.
Shiko fotografinë 2220507
Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
Për shtetasen
Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.
Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.
Ndërkohë, më herët Newsbomb.al solli dhe disa nga mesazhet skandaloze që mjekët e Spitalit Onkologjik shkëmbenin me njëri-tjetrin. Bisedat e zbardhura nga dosja hetimore tregonin pazaret e mjekëve me lekët e pacientëve që ishin diagnostifikuar me sëmundje malinje, pra me kancer, dhe që paguanin para nën dorë për të marrë ilaçe për seancat e kimioterapisë. Mjekët, kundrejt pagesave nga 250 euro deri në 1500 euro shisnin ilaçet jashtë radhe.
g.shqip