Skandali/ Sallat e operacioneve jashtë kushteve higjienike dhe me infeksione

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1791765
Fiks Fare lëshoi sot për të disatën herë alarmin për rrezikun e infeksioneve që mund të marrin pacientët në sallat e operacionit në disa spitale rajonale të vendit.

Kushtet higjieno-sanitare të sallave të operacioneve, jo vetëm që nuk i përmbushin standardet e duhura, por ambientet e tyre janë burim tepër real për marrjen e infeksioneve të tjera nga pacientët e sapo operuar.

Gazetaret e Fiks Fare së bashku me specialistë të institutit të shëndetit publik kanë kryer një vëzhgim në disa spitale rajonale të vendit, ku specialistët kanë kryer analiza. Në disa salla operacioni është gjetur një ngarkese e madhe mikrobike, sidomos bakterie të E. Colit.

Në disa salla operacionesh mungonin sapunet, dezinfektantet dhe veglat kirurgjikale ishin tepër të vjetëruara. Madje në sallën e operimit në spitalin e Elbasanit specialistet gjetën shiringa të mbushura me injeksione të cilat qëndronin në dollapin medikamentoz.

Specialistët e ISHP-së shkuan në pesë spitale Rajonale, atë të Gjirokastrës, Tiranës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit, ku gjetën viruse dhe mangësi të theksuara në kushtet e higjienës.

Në Berat dhe Gjirokastër është konstatuar prania e mikrobit patogen te E.Colit.dhe Pseudomonas auregynosa.

Në sallat e operacionit në QSUT, “Nënë Tereza”, në Spitalin Francez, në Berat dhe Gjirokastër mungonte sistemi i aspirimit dhe filtrimit të ajrit.

Në spitalin e Korçës ishin pezulluar operacionet për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kondicionimit.

Pas përfundimit të këtyre analizave Fiks Fare intervistoi Prof Dr Zahide Sulejmani, shefe e grupit të infeksionistëve pranë ISHP-së. Sipas saj, bakteret e gjetura në sallat e operimit, por edhe mungesa e bazës materiale dhe aparaturave çojnë në infektimin e pacientëve pas operacionit. Këto infeksione trajtohen nga mjekët me antibiotikë dhe jo vetëm kanë kosto shëndetësore për pacientin pasi i rrit ditët e qëndrimit në spital nga 2 në 6 apo 7, por kanë edhe një kosto për spitalin, që duhet të trajtojë dhe hospitalizojë më gjatë këta të sëmurë.

Përgjigjet e analizave në 5 spitalet rajonale:

BERAT (Spital Rajonal)

Në bllokun operator të rrethit Beratit, në dy sallat operatore :

1. U evidentua izolim të mikrobeve gram –negative, E. Coli dhe Pseudomonas Auregynosa.
2. U evidentua kontaminim i perdes brenda ne bllokun operator ( E.Coli ).
3. U evidentua ngarkese mikrobiale e mushamasë se karrocës në korridorin e sallës operatore (E.Coli).

4. U evidentua një llampë operatore, e cila ishte e vënë në dritare të sallës, gjë të cilën duhet ta venë në mur për sterilizim të sallës operatore.
5. Ne bllokun e sallave operatore nuk ka sistem aspirimi.
6. Nuk kane sistem filtrimi të ajrit.
7. Qarku i shishes se aspiratorit - E.Coli.

GJIROKASTثR (Spital Rajonal)

Nga vlerësimi i sterilitetit të ambienteve të bllokut operator të kirurgjisë së rrethit të Gjirokastrës u konstatua dhe evidentua si me poshtë:

1. U ekzaminuan ne total 17(100%) mostra për vlerësimin e ngarkesës mikrobike dhe shkalles se sterilitetit.
2. U evidentua prania e mikrobit patogjen të E.Colit.
3. U evidentua prania e mikrobit patogjen te Pseudomonas auregynosa.
4. U konstatua se ne sallat operatore nuk kishte mangësi te dezinfektanteve per sipërfaqet .
5. U evidentua mos respektim i rregullave Higjeno-sanitare, pasi ne ambientet e bllokut operator ndodheshin disa pajisje jo të kënaqshme që të lënë për të dëshiruar, të cilat duhet të hiqen urgjent.
6. U evidentuan lavamanët shume te palare qe ne inspektim , pastaj dhe me izolim te mikrobeve gram-negative.
7. U evidentua qe cistinat sterile dhe veglat kirurgjikale ishin shume te vjetra, te pandërruara.
8..Ne ambientet e bllokut operator nuk kishin llampa gërmicide .
9. Dezinfektimin e kryenin vetëm me formaline pa neutralizante.

ELBASAN (Spital Rajonal)

Nga vlerësimi i sterilitetit të ambienteve spitalore në sallën operatore të Maternitetit në rrethin e Elbasanit është konstatuar dhe evidentuar:

1. Në mjediset e korridoreve të sallës operatore të Maternitetit u evidentua lagështirë në muret përreth, e cila ishte prezente edhe në disa dhoma të tjera jashtë bllokut operator.
2. Brenda në ambientet e bllokut operator janë evidentuar shiringa të mbushura me injeksione të cilat qëndronin në dollapin medikamentoz, gjë të cilën i lihet rekomandim personelit shëndetësor që të mos mbahen më të mbushura gati, por vetëm në momentet që i nevojiten mjekut Obsetër-gjenekolog apo Reanimatorit gjatë manipulimeve dhe operacioneve që ata do të kryejnë.
3 . Nga ekzaminimet mikrobiologjike ashtu dhe në plotësimin e pyetësorit në ambientet e bllokut operator në maternitetin e Elbasanit nuk u konstatua asnjë ngarkese sado e vogël mikrobiale, e cila vjen si rezultat i zbatimit me rregullsi dhe në vazhdimësi të procedurave të dezinfektimit dhe sterilizimit, por si fillim duhet të kishin bërë pastrimin për heqjen e pluhurave dhe pastaj dezinfektimin.
4. Në momentin e marrjes së ekzaminimit mbi tubin e llampës operatore u konstatua një pluhur të prekur me dorë, ndërkohë që e theksuam se dezinfektimin e kishin bërë në çast.

TIRANث QSUT – 3 salla (Në bllokun operator të Okulistikës, Macilo-acia dhe, Orl- së) është evidentuar :

1. Mungesa e aparatit të aspirimit të sekrecioneve të pacientit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
2. Janë bërë kërkesa për t’u furnizuar, por akoma nuk është prezent në sallë.
3. ثshtë evidentuar një improvizim të këtij aparati me tubat përkatës, por me sharpe diapozitive për derdhjen e sekrecioneve gjatë interventit.
4. U evidentua se në dhomat e larjes së duarve kishin mangësi të sapunëve.
5. Në bllokun e sallave operatore nuk ka sistem aspirimi.
6. Nuk kane sistem filtrimi të ajrit
7. Në fund të ditës dhe në mbarim të operacioneve nga vetë qendra e Sterilizimit bëhej dezinfektimi dhe sterilizimi i sallave me aparatin e tyre përkatës me sprucë.

Nga vlerësimi, monitorimi dhe marrja ekzaminimeve mikrobiologjike nga ekipi i njësisë së infeksioneve spitalore u evidentua:

1. U evidentua mosfunksionimi i kondicionerëve në ambientet e bllokut operator.
2. Pezullimi i operacioneve për shkak të temperaturave të larta dhe të mos funksionimit të sistemit të kondicionimit.
© SYRI.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top