SKANDALI/ Rama - Bushati, vendosin në emër të Shqiptarëve.

Per shqiptaret, sado transparence te besh, sado t'ua vesh te gjitha kartat ne tavoline, prape e kane me te lehte te besojne "teorine e konspiracionit" sesa te verteten qe kane perpara syve. E degjoje Lorencin, per pak u ngrita ta kapja me shpulla.

Ky eshte skandali i radhes i Kryeçobanit, qe me paturpsine me te madhe, e ka kthyer Shqiperin sikur te ishte ajo prone e tij private. Ky majmun cirku ne vend se te senzibilizoj te drejten e çeshtjes çame prane organeve relevante nderkombtare e te kerkoj nga pala greke te drejten e prones dhe kthimin e çameve ne tokat dhe pronat e te parve, e drejt kjo e garantuar me te gjitha konventat nderkombtare, ky debili bene te kunderten, shkon aq larg, dhe kenaq orekset e shovinistve greke, duke i dhuruar ketyre siperfaqe te konsiderushme te territorit ujor Shqiptar.

Sigurisht, ne do te presim te degjojme Kryeçobanin i cili nxjerr ustallaret e tij ne media me paftyresine me te madhe leshojne mesazhin: Mos i besoni Ministrit te jashtem Grek!

Darius
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978401 said:
1) Nuk e di kur ju jam drejtuar me "Ti"? Ju drejtohem me "Ju" per vete faktin se ne nuk jemi miq, dhe as te njohur, aq me pak konfidencialitet.....

2) Ndarja politike do egzistoje edhe kur une dhe Ju nuk do egzistojme, perderisa prizmi i shikimit tuaj eshte ndryshe nga i imi ne kete rast. Pikerisht kjo eshte progresive tek ne humanet sepse sjemi njesoj.

Dhe se fundi nese pranon disi shakane ashtu siç e pranoj edhe une nga Ju merrni nje 11 qe te kesh dhe resto.

Me te mira Monika.

Shume i qarte!!!

Kur te me drejtohesh ne veten e dyte, numri njejes do te te kritikoj mbi konfidencat e teperta!

Nderkohe une po ia jap vetes keto konfidenca pasi per mua nuk ka rendesi te kesh a jo konfidenca per te biseduar me dike, por mjaft te dish kufurin dhe "ti" me "ju" jane aty ku duhen

Per temen, jemi dy kahe larg, une kur flas me ty nuk mendoj se ka ardh Arben Ristani ne forum, por Mistiku i cili flet nen kendveshtrimin e tij , dhe jo c'thote byroja....

Nejse, ne fund dua te them, .... te shohim cdo dale nga kazani yne i dashur meqe media te lire e asnjanese nuk kemi, o jane te saliut, o te edit....
Ja rrime e presim
 
Darius mos te duket çudi qe Rama te haje turpin me buke dhe ta prishe ate draft projekt marreveshje, pasi e tille nuk eshte ende. Mos harro qe jane disa shkalle per t'u kaluar dhe nuk besoj do jete e lehte per askend te ndermarre kosto te tilla mbi shpine.
E provoi Doktorri dhe deshtoi, dhe doktorri ka treguar qe kish goxha kellqe me inatin e tij patetik, ndersa Rama ka treguar shpesh qe eshte lepurush dhe zbythet shpejt.

Ps, Nese ajo qe lexova se heqja e ligjit te vdekur te luftes kushtezohet me vazhdimin e persekutimit te nje gjinie e quajtur اameri, atehere Rama vertet ka lajthitur qe kerkon te denoje per te dyten here اamet, dhe kur ta ben i joti eshte e tmerrshme.
 
Redaktimi i fundit:
Jam shume dakort me postimin tend me lart , Darius...persa i perket k'saj ceshtjeje shqetesuese ... por nje shpjegim te vogel desha . Kur drejtohesh me ne , i drejtohesh popullit ne k'te rast... apo opozites ?
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978408 said:
Darius mos te duket çudi qe Rama te haje turpin me buke dhe ta prishe ate draft projekt marreveshje, pasi e tille nuk eshte ende. Mos harro qe jane disa shkalle per t'u kaluar dhe nuk besoj do jete e lehte per askend te ndermarre kosto te tilla mbi shpine.
E provoi Doktorri dhe deshtoi, dhe doktorri ka treguar qe kish goxha kellqe me inatin e tij patetik, ndersa Rama ka treguar shpesh qe eshte lepurush dhe zbythet shpejt.

Ps, Nese ajo qe lexova se heqja e ligjit te vdekur te luftes kushtezohet me vazhdimin e persekutimit te nje gjinie e quajtur اameri, atehere Rama vertet ka lajthitur qe kerkon te denoje per te dyten here اamet, dhe kur ta ben i joti eshte e tmerrshme.

Mistik, jam dakort qe nje marreveshje eshte e rendesisshme por jo qe te bjere ne kurrizin tone e te perfitoje greku. Boll me duke luajtur rrolin e rajahut me greket e boll i lejuam te na rrjepin sic kane shekuj qe e bejne. Pse mos na paskan rene nga qielli greket qe te futen ne vijen tone bregdetare e te na e marrin si te jene ne mall te plakut?

Edhe kur greket jane me breke neper kembe, ne shqiptaret serisht mbajme koken e ulur dhe nuk dime te perfitojme nga situata. Kane 120 vjet qe na vjedhin, grabisin, tallin, vrasin e presin dhe ne po me koke ulur sikur te kemi bere ndonje turp. Spo kerkojme as te marrin ate qe sna takon e as te zgjerojme kufinjte. Po mbrojme ate qe kemi. Boll me me kerkesa antishqiptare e antikombetare. Kjo klase politike qe kemi eshte nje çiban qe duhet hequr sa pa na gangrenizuar gjithe trupin.

Nuk çuditem nga Rama, sepse e kam ditur se çlloj paaftesie eshte, spurdhjak.
Mjere Shqiperia, ke ka ulur ne krye te vendit, fundja vete e zgjodhem.

Darius
 
Ato varre duhen mbushur me eshtrat e Shqiptareve.

Gjith qeverine Shqiptare edhe disa te tjere
 
Lerini fjalet e sofizmat por merrni pjese ne kete event , per te treguar se s'jeni vetem per "ulerima" pas Pc e Laptoqeve....

Proteste Masive per te ndaluar faljen e detit Greqise

Shperndaje sa me shume!!!
Thirrje për Protestë për të ndaluar faljen e detit Greqisë:
Diten e Shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.

SHQIPTARE, PA DALLIME FEJE, KRAHINE, IDEJE, POLITIKE:
Duke pare reagimet tuaja ne lidhje me lajmin se Qeveria e Shqiperise i ka falur 12 milje ne det Greqise, e konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtem i Greqise, per mediat greke, vendosem:
Te therrasim nje proteste diten e shtune, me date 3 shkurt, ora 11:00, tek Kryeministria.
Kujdes! Proteste pa dallime politike. E perbere vetem nga ata qe e duan me zemer e shpirt atdheun tone. Mikrofoni i hapur per te gjithe. Proteste popullore, pa lider.
Une edhe i vetem do jem aty, sepse do t'a mbrojme territorin e Shqiperise ne cdo cep, me cdo kusht dhe ne cdo kohe.
Nese je patriot, te lutem shperndaje kete status dhe fto sa me shume shqiptare. Aty, te gjithe bashke, do te vendosim per mjetet qe do te perdorim per anullimin e kesaj marveshje.
Mos harroni se cfare ka thene Ismail Qemali: "Ne nuk do te pranojme asnje te keqe per vendin tone, as te madhe, as te vogel."
 
Redaktimi i fundit:
Lerini fjalet e sofizmat por merrni pjese ne kete event , per te treguar se s'jeni vetem per "ulerima" pas Pc e Laptoqeve....

Proteste Masive per te ndaluar faljen e detit Greqise

Ne vend qe te besh kete “koment”....., bej pyetjen se perse ministri grek i jashtem vazhdon te deklaroje me nje siguri te habitshme qe eshte arritur marreveshja mbi vijen ujore. Ku e gjen kete siguri ministri i jashtem grek dhe kush i ka dhene atij dhe shtetit qe perfaqeson nje garanci kaq te madhe qe te jepen deklarata 100 % te sigurta?

Ne keto 20 vitet e fundit, shqiptaret si popull jane shnderruar ne njerez pa gjak, jane perdhosur, keqtrajtuar, injoruar e tallur nga te gjithe, sidomos nga vetja. Por tani kane nje rast historik ne dore qe ti tregojne ketyre tradhetareve qe jane ne pushtet si dhe andarteve grek qe ky vend ka zot e qe Shqiperia nuk eshte per shitje, as nga Keyeçobani Rama dhe as nga larot e tjere qe po atrofizojne jeten e ketij vendi.

Nese populli shqiptar e kalon ne heshtje kete shitje haptaz te kufijeve te Shqiperise dhe tradheti te paster kombetare atehere ai do beje nje gabim historik qe asnje nga brezat e ardhshem ska per te na e falur.

Demagogjite e tua me lodhin sinqerisht!
Po flasim per greket , e jo gjermanet apo italianet!
Sa ku merresh me te drejtat e atij e ketij , urdhero bujrum , dil aty perpara kryeministrit dhe ngrije zerin.....Pa asnje ngjyre partiake!
 
Ju sjeni kaq e keqe, pse duhet te pergjigjeni kaq ashper! Kjo sdo te thote qe sje fare e keqe eeeee :p
 
“Po arrijmë një marrëveshje historike” Rama zbardh takimin me Tspiras

Rama-tsipras-905x450-905x436.jpg

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ashtu si homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia janë në prag të nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik.

Kryeministri theksoi se procesi i dialogut mes dy vendeve fqinje tashmë është futur në një hallkë të rëndësishme të zgjidhjes së çështjeve të vjetra, duke filluar me ligjin e luftës, marrëveshja për kufirin detar dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Greqi.

Rama foli për një marrëveshje, që po përfundohet mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, që shënon një tjetër hap të konsiderueshëm përpara.

“Jemi një hap para me dialogun me Greqinë. Pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik Shqipëri-Greqi është shumë afër. Duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu dhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, por edhe duke vazhduar me tema që për ne kanë qenë një rëndësi e veçantë si marrëveshja për kufirin detar apo garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe posaçërisht të atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e të shkuarës dhe për të pasur akses të plotë ligjor lidhur me çdo pretendim sa i përket të drejtave të pronësisë.

Po konkludojmë me pozitivitet edhe një aspekt tjetër, që lidhet me lehtësimin e gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve në Greqi, në aspektin e lëvizjes, burokracive, dhe besoj që përfundimi i procesit dhe garantimi i marrëdhënieve përmes përfundimit të një marrëveshjeje mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, deklaroi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

B:t.observer
 
Disa mite për luftën italo-greke dhe varrezat e ushtarëve grekë

Mero Baze

Ka një vëmendje më të madhe seç meriton boshatisja e një varreze të ushtarëve grek në Sajmolë, një fushë e vogël buzë Vjosës, në Grykën e Këlcyrës. Dhe bashkë me këtë vëmendje të shtuar ka dhe një reaksion politik, të adresuar qartë kundër kësaj historie.

Së pari në Sajmol nuk po gjenden eshtra ushtarësh. Ky mit duhet të bjerë dhe nuk duhet të përmendet në shtyp si i tillë. Në atë vend, që po gërmohet në Sajmol, është një varrezë e ushtarëve të vrarë grek, ruajtur prej vitit 1941. E kemi pasur atë varrezë. Askush nuk e ka punuar atë tokë në gati tetëdhjetë vjet. As në komunizëm as pas komunizmit nuk e ka lëvizur njeri kryqin. Pra nuk kemi të bëjmë me kërkim varresh, por me boshatisjen e një varreze për ti çuar trupat në një varrezë të sistemuar 3 km më tutje, pranë Kishës së Shën Kollit, po në Grykën e Këlcyrës.

Në atë vend mbi rrugën kryesore ka pas dhe ushtarë të varrosur italianë, të cilët janë hequr në vitet gjashtëdhjetë, dhe nuk ka vend për spekulime. Medalione ushtarësh italianë dhe grek ka gjithë fusha, sa herë e punon traktori, ashtu sic ka krehër fishekësh grek dhe italianë në çdo qoshe shtëpish të vjetra.

Fusha e vogël e Sajmolës gjendet mes malit Golik dhe Shëndelli, ku janë shkatërruar batalionet “Lupi di Toskani” dhe “Julia” e italinëve si dhe forcat greke të batalionit të Kretës dhe të Kallpaqit. As italianët dhe as grekët nuk kanë mundur dot ti varrosin shumicën e të vrarëve. Biles grekët shumë më pak se italianët. Tragjike është se shumica e tyre mbetën në faqet e maleve ku janë vrarë dhe kanë humbur në vite aty.

Gianni Granzotto, një ish ushtar italinë, gazetarë dhe autor librash, që në vitet tetëdhjet ishte President I ANSA në Itali, ka ardhur në vitin 1984 në Sajmolë dhe në Peshtan, aty ku është bërë beteja. Siç e përshkruan në librin e tij, “Vjosa ime e dashur”, tregon se si buzë rrugës në Peshtan takoi një bari dhe e pyeti: “A ka më të vrarë në Golik, që janë pa varrosur?”

-Ka,- i ishte përgjigjur me vrazhdësi të natyrshme bariu. Sa herë shkrin dëbora rrëshqasin poshtë rrungajave.

-Të lutem mbulojini aty ku janë. Goliku ishte dhe mali i tyre.

ثshtë në një farë mënyre një ndjenjë njerëzore të respektojmë dikë që jeta e ka përplasur të vdes në malet tona, pamvarësisht politikave të mbrapshta që e kanë sjell aty.

Histeria ndaj zhvarrosjes së disa kufomave të ruajtura, është teprim, dhe tejkalon problemet që shoqërojnë këtë histori, ku Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një lufte që nuk ishte e tyre.

Dhe duhet të jemi realist të pranojmë se shqiptarët kanë qenë më shumë me grekët në këtë luftë kur ata ishin gjallë, dhe është e tepërt të bëjnë si antigrek tani me disa të vdekur. Për më tepër që mburremi dhe e kemi argument kundër ligjit të luftës, se disa nga kompanitë dhe batalioni shqiptar “Tomori” dezertuan nga lufta.

Së dyti duhet të jemi realist dhe për konceptin e luftës italo-greke që preku Shqipërinë. Ne ishim “fronti shqiptar” i luftës italo-greke, pasi Italia, pas sulmit më 28 tetor 1940 kundër Greqisë, nuk e përballoi dot ofensivën greke dhe u tërhoq nga Greqia në territorin shqiptar në Janar 1941, duke u kthyer nga vend pushtues në një vend që u pushtua nga Greqia (në këtë rast si territor italianë, pasi ne ishim të pushtuar nga Italia). Prandaj kur i trajtojmë grekët si pushtues më 1940-1941 duhet të jemi të kujdesshëm të përdorim një kriter. Nëse ne themi se duhet hequr ligji i luftës, pasi ne nuk sulmuam Greqinë, por e sulmoi Italia, atëherë as nuk mund të themi që na pushtoi Greqia pasi kemi qenë të pushtuar nga Italia. Ajo që disa quajnë pushtim grek është se Greqia, disa muaj nga Janari deri në Prill, e vuri para ushtrinë italiane duke e detyruar të tërhiqet në brendësi të territorit tonë, nga Kurveleshi në Berat dhe deri Kolonjë Korçë e Pogradec.

Dhe po të mos futej ushtria gjermane nga Bullgaria në Selanik të dhe të pushtonte Greqinë, ne mund të kishim një histori dhe më të rëndë nga kjo luftë. Por pushtimi i Greqisë nga Gjermania, bëri që Greqia të dorëzohej dhe ushtria italiane marshoi sërish drejt Greqisë, tashmë si “fitimtare” ndaj një ushtrie që dikush tjetër ja kishte lidhur duart.

Së treti problem i varrezave greke në Shqipëri është një vendim i shtrirë në kohë nga së paku 12 qeveri shqiptare prej vitit 1987, dhe është një vendim ku pala shqiptare thjeshtë ka rezistuar apo toleruar në varësi të halleve të tjera që ka pasur me Greqinë, por kurrë nuk është marrë seriozisht me thelbin e problemit. اdo ushtar i vrarë në Shqipëri meriton të ketë një varrezë dhe një të tillë e meritonin dhe ushtarët grek, derisa e kanë ushtarët gjermanë, anglezë, apo francezë. Ajo që është e ndjeshme për opinionin është konceptimi i këtyre varrezave si masive, dhe vendosja e tyre gjeografike në një nga kufijtë e pretendimeve historike të Greqisë. E vërteta është se këto varreza janë simbolike, pasi ato nuk kanë brenda atyre as 5 për qind të ushtarëve grek të vrarë në Shqipëri, të cilët kanë mbetur maleve pa adresë dhe të paidentifikuar, pasi në tërësi ishte një ushtri sulmuese që kishte mobilizuar dhe vullnetarë. Vendshtrirja e tyre gjeografike nga Bularati në Këlcyrë dhe më tej drejt juglindjes, është një fitore e politikës greke ndaj asaj shqiptare, firmosur së fundi nga qeveria Berisha dhe që Edi Rama po e shkëmben me heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Pra po i merr diçka për një gjë që ua kishim dhënë. Kaq është çmimi politik.

Histeria ndaj zhvarrimeve apo gjetjes së ushtarëve të vrarë në Shqipëri, nuk është një gjest që na nderon. Sidomos kur bëhemi “luanë” me të vdekurit dhe pula me të gjallët.
 
Berisha bën kërcënimin e çuditshëm: Mbi trupin tim do t'ja japësh detin grekut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga Kuvendi.

Me tone të ashpra, Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dhënien e 12 miljeve të detit shtetit grek.

Ai tha se Rama mund t'a kalojë marrëveshjen e Detit me Greqinë, vetëm nëse kalon mbi trupat e deputetëve opozitarë.

DEKLARATA E BERISHES

Edi Rama në shkelje të kushtetutës dhe ligjit ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për tu bërë dëshmitar i mbrojtur i Drejtësisë.

Mjaftoi ky lajm që ai të përzirej me lecka dhe të mbeteshin edhe gjysma e rrobave të trupit në qeli. Sipas Kushtetutës ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, as Presidenti i Republikës jo.

Këta nuk e dinë që po ngjallin një urrejtje dhe zemërim masiv te shqiptarët.

Përjashtoi kreun e grupit parlamentar që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga Parlamenti sepse ka bërë aktin antikombëtar më të madh në këto 104 vjet, ka bërë pazarin më të madh për zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje.

Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka 100% të vërtetë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit.

Këto fusha i takonin 100% Shqipërisë sipas marrëveshjes sonë.

Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të barazlarguar. Marrëveshja e Ramës është: po të jap dhërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Rama s’mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë.

Do ta paguajë me të gjithë çmimet nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje. /albeu.com/
 
Do ta paguajë me të gjithë çmimet nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje.
/albeu.com/

hahahahha ja keto deklarata me bejne te vjell!!!!!!!!!!
Para dy ditesh doli dhe mbrojti ate palo marreveshje qe beri vite me pare, e konsideroi te rregullt...tani del si burre i mire dhe thote do kaloj mbi mua dhe detin se fal...

O po si nuk kam nje grusht te forte ti ve dermen gjithe ketyre plehrave te kombit tone, qe nuk punuan nje dite per kete atdhe, por vetem per interesa te tyre!

Sali protopata , askush nuk do fali asgje, pasi ky komb ende nuk ka vdekur...pervec juve te gjithve!!!!!!!!!!!
 
Demagogjite e tua me lodhin sinqerisht!
Po flasim per greket , e jo gjermanet apo italianet!
Sa ku merresh me te drejtat e atij e ketij , urdhero bujrum , dil aty perpara kryeministrit dhe ngrije zerin.....Pa asnje ngjyre partiake!

Qe krahe te politikes perfitojne nga situata te ndryshme sociale, ekonomike e politike per te shtuar rradhe elektorati dhe fitur kredo, kjo eshte dicka normale ne nje vend demokratik. Jane manovra te njohura dhe konjuktura qe nuk po krijohen ne Shqiperi per here te pare por behen ne te gjithe boten. Ne Shqiperi mbase eshte me e theksuar duke patur parasysh pushtllikun e politikaneve shqiptare te te dyja kraheve. Pra sme behet vone sesi kercen Kryecobani Rama apo Basha, si shajne e akuzojne njeri tjetrin etj.

Kete lloj maskarade ata e kane kthyer ne perfeksion dhe sja u merr dot njeri stafeten. Ajo qe une dua te pyes ty dhe te tjereve qe cdo reagim ndaj nje vendimi te qeverise e shikoni si nje sulm ndaj Rames apo intrige te kampit blu, a ka vend ose jo per tu shqetesuar nga ky pakt i ujrave me Greqine?
Nese perdorni llogjiken tuaj te pastruar nga tifozerite politike e partiake, a ka ose jo rrezik qe Greqia po i zhvat Shqiperise me ndihmen e krereve te saj te politikes, nje pjese te vijes detare me rendesi strategjiko-ekonomike te madhe per vendin tone?

Darius ne rradhe te pare te pergezoj per dicka, faktin qe u zhveshe nga ajo veshja jote e demagogjise boshe!
Vazhdojme .............

Mesa kuptoj une nga kjo marreveshje (e cila eshte ne parim me sa di ende asnje projekt per tu ndare) , ka disa arsye gjeopolitike.
E gjitha kjo zhurme behet dhe ketu hulumtoj pasi asgje te sigurt ende nuk kemi, Kotzias del e uleret se i mori shqiperise 12milje vije detare. Te verteten ende se dime ama kujen e kemi vene, duke iu bazuar Grekve (kali i trojes) dhe shpures se kazanerve tane qe nuk kane me asnje skrupull a thua po diskutojne mbi gjeopolitiken e botes e jo te vet kombit te tyre....asnje transparence!

Lepuri fle gjetke , Greqia uleret sepse i intereson ky fakt , kjo marreveshje per ishujt qe duhet te ndaj me Turqine!
Nuk dime nese kjo eshte loje fjalesh, apo loje luftrash per kufij.

Ka shume gjera ku te kapesh , varret e grekve per te cilat u vendos te behen fshatrat tane , varre te tyre...ku eshte pare e degjuar qe pushtuesve ti besh e varre...
Le ti marrin ti fusin neper arka e ti cojne atje ne token e tyre...sepse boll e aq i takon nje pushtesi...
Marreveshja e varreve, eshte e 2008 mos u gabofsha ...thjesht nuk eshte zbatuar.

Per detin, personalisht nuk di c'behet dhe ti e di fort mire , qe une skam nga ta di!
Ama nuk pranoj asesi te ndikohem nga palo gazetare , qe bejne ekspertet sot, kur dje po prape keta gazetare dilnin e mbronin faljen e detit dhe quanin gjykaten kushtetuese si te majte e te jashtligjshme!

Por dicka e di...qe ketij populli pavaresisht cdo padrejtesie....ende si ka vdekur nervi per te mbrojtur ate cka eshte e vetja!
Kufijte do vihen padiskutim sepse ndryshe do jemi ne gjendje lufte me Greqine edhe per brezat e ardhshem!
Por duhet te vihen aq sa i takon Cezarit....kaq....e nese ne populli pa u influencuar nga partite e ndyra qe kemi , te ngrihemi e te behemi 1 ...nuk ka qeveri e opozite qe na ve per fund!....Ama politika te rri jashte sepse ne kete krim te gjithe i kane duart e lyera me pisllik....
 
Sic duket e kane motivuar gafat e TRump ....:alo:

Kujt ja merrte mendja qe nje tip i tille si Shalgjati , ku gjer tani na ka dhene pershtypjen e kundert , do te merrte nje vendim injorant te tille....duke cenuar interesat kombetare, dhe pa e diskutuar me tera palet si fillim , apo hudhur ne vote .

Kjo eshte c'menduri. Por kjo nuk do te perfundoje me kaq, jo ... Do te cuditesha nese trupat e gjykates, pronave etj etj etj , do ta pranonin nje hipokrizi te tille.

E nese po, atehere i bien qe ky eshte thjeshte nje kukulll ne k'te mes ( ku ne k'te rast , duhej me mire qe te jepte doreheqjen , se te pranonte nje shantazh te tille ) ... se k'te vendim e ka marre dikush tjeter.
 
Skandal eshte mostransparenca e dyshes Rama Bushati....
Ne baze te kesaj mostransparence cdokujt I lind e drejta te shprehe cfare te doje dhe te mbroje fort pozicionin e opinionit te vet.
 
Skandal eshte mostransparenca e dyshes Rama Bushati....
Ne baze te kesaj mostransparence cdokujt I lind e drejta te shprehe cfare te doje dhe te mbroje fort pozicionin e opinionit te vet.

Informohu nese ke interes te dish....

Nuk ka ende asnje marreveshje , plan, projekt , asgje prej gjeje...marreveshja eshte verbale !
Te gjithe kombeve kufitare sipas konventes i takon te vendosin 12 milje kufirin.
Ne kohen e largqoftit , kemi patur kufirin 16 milje . Ne 95 u hoqen keto kufij nga qeveriu, dhe mbetem pa asnje kufi detar.
Kufijte duhen te vendosen per te miren e gjithkujt.
Joni ka nen vete gjithe ato pasuri me hidrokarbure , ku ne si veme dot ne funksion te vetes , pikerisht per shkak te ketyre kufijve qe si kemi.

Kotzias , iu refererua se arriti marreveshjen e 12 miljeve, por jo se na mori ne edhe 12 milje....sepse e me dash Bushati apo Busheterit , nuk e lejon konventa te marri cka si takon.
Po ashtu konventa ka parashikuar se ne piken me te afert ku te dy kombet nuk marrin dot 12 milje , ndahen ne gjysem (e ketu po i referohem Pemes se thate ne Ksamil, jo me kot per kaq e kaq vite ka qene zone ushtarake!)
Kshuqe mos ulerasim kot tani, pa marre vesh se cfare realisht behet....askujt si sherben e gjithe kjo zhurme!
Kufijte duhet te vendosen per te miren e te gjithve, por duke mos i marr e dhene askujt asgje!
 
E meqe ne nuk i veme ne dot ne pune ( sipas mendjeve te lira ) ... do te thote qe te ja falim , grekut . Vija kufitare detare , ka pothuajse me shume rendesi se ajo e tokes .... e zakonisht perfitimet ne k'te rast jane akoma shume me te larta per palen tjeter ... sesa kufiri tokesor , nderkohe qe ne humbasim goxha.
 
Redaktimi i fundit:
Informohu nese ke interes te dish....

Nuk ka ende asnje marreveshje , plan, projekt , asgje prej gjeje...marreveshja eshte verbale !
Te gjithe kombeve kufitare sipas konventes i takon te vendosin 12 milje kufirin.
Ne kohen e largqoftit , kemi patur kufirin 16 milje . Ne 95 u hoqen keto kufij nga qeveriu, dhe mbetem pa asnje kufi detar.
Kufijte duhen te vendosen per te miren e gjithkujt.
Joni ka nen vete gjithe ato pasuri me hidrokarbure , ku ne si veme dot ne funksion te vetes , pikerisht per shkak te ketyre kufijve qe si kemi.

Kotzias , iu refererua se arriti marreveshjen e 12 miljeve, por jo se na mori ne edhe 12 milje....sepse e me dash Bushati apo Busheterit , nuk e lejon konventa te marri cka si takon.
Po ashtu konventa ka parashikuar se ne piken me te afert ku te dy kombet nuk marrin dot 12 milje , ndahen ne gjysem (e ketu po i referohem Pemes se thate ne Ksamil, jo me kot per kaq e kaq vite ka qene zone ushtarake!)
Kshuqe mos ulerasim kot tani, pa marre vesh se cfare realisht behet....askujt si sherben e gjithe kjo zhurme!
Kufijte duhet te vendosen per te miren e te gjithve, por duke mos i marr e dhene askujt asgje!

Prap e rive theksin tek mostransparenca..;)
 
Rama nuk vendos në emër të shqiptarëve, kur të thotë njeri! "Amerika ka thonë".
 
Media greke: Athina dhe Tirana e kanë arritur marrëveshjen për detin, ja çfarë parashikohet

Greqia pranon se Pakti Detar i vitit 2009 me Shqipërinë ka pasur gabime. Të paktën kështu shkruajnë mediat e vendit fqinj, sipas të cilave ky konkluzion i ka sjellë palët pranë njëra-tjetrës.

Mediat greke shkruajnë se Athina dhe Tirana e kanë arritur marrëveshjen për ridefinimin e zonave ekonomike, një zhvillim ky që lidhet direkt me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e ashtuquajtura 1 dhe 2 në det.

Sipas medias vendase, pala greke ka pranuar se marrëveshja për zonat ekonomike ekskluzive ka qenë pjesërisht gabim nga ana metodologjike, një pikëpamje e mbështetur deri tani nga Shqipëria. Athina pranon që gjiret e detit duhet të konsiderohen “të mbyllura” me qëllim që të zbatohen dispozitat përkatëse të Konventës Detare.

Pala shqiptare ka rënë dakord përfundimisht se nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Erikusas, çka për Greqinë ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, me të cilën ka përplasje për ishullin Kastelorizo”, shkruan media greke.

Kjo marrëveshje i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Balkanweb
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top