SKANDALI/ Rama - Bushati, vendosin në emër të Shqiptarëve.

Darius

DENY IGNORANCE
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941. Vendimi për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2010 për hapat e mëtejshëm është marrë në mbledhjen e qeverisë më 13 dhjetor dhe udhëzohen ministritë përkatëse për kryerjen e procedurave që nga shpronësimi i tokës e deri tek ndërtimi i varrezave.

[video=youtube_share;O8-eTyM2a1c]https://youtu.be/O8-eTyM2a1c[/video]

31924d1517402146-skandali-rama-bushati-vendosin-n-em-r-t-shqiptar-ve-658abd76-2881-465b-97cf-5d8346d0c2d2-jpg



Kështu qeveria vendosi që Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, do ndërmarrin të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve. Ndërkaq Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, duhet të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.

VKM përcakton gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.

28 Tetori është Dita kombëtare e Greqisë dhe ndryshe nga vendet e tjera që festojnë ditët e përfundimit të dy luftërave botërore, Greqia ka vendosur si festë kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore, dmth fillimin e luftës greko-italiane.

Ky vendim vjen pak kohë pas takimit që ministri pë Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati pati me homologun e tij grek Nikos Kotzias dhe shprehjes së vullnetit nga të dyja palët për zgjidhjen e cështjeve të mbetura të hapura mes dy vendeve.

Sipas autoriteteve të Greqisë, në luftën italo-greke në vitet 1940-1941 në tokën shqiptare kanë rënë 12 mijë trupa greke.

VENDIMI I PLOTث
VENDIM PثR ZBATIMIN E MARRثVESHJES Sث BASHKثPUNIMIT, NDثRMJET KثSHILLIT Tث MINISTRAVE Tث REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث DHE QEVERISث Sث REPUBLIKثS Sث GREQISث, PثR KثRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKثVE GREKث, Tث RثNث Nث SHQIPثRI GJATث LUFTثS GREKO-ITALIANE Tث VITEVE 1940-1941, DHE PثR NDثRTIMIN E VENDPREHJES PثR TA, BRENDA TERRITORIT Tث REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10256, DATث 25.3.2010

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.

2. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

3. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.

4. Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.

5. Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.

6. Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.

8. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.

9. Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.

10. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Balkanweb
 
Last edited by a moderator:
Se mos e lexojne kete teme ata nacionalistet socialiste te forumit virtual, ka per tju prishur gjaku. Se te shkretet besonin se vetem Saliu bente gabime te tilla, "ja shiste detin grekerve" dhe "u ngrinte varreza ushtareve greke", kurse Kryecobani yne Edi Rama nuk bente gabime te tilla.

Halli i madh te ka zene o shoku Rama.

Po e ndjen qe po te vjen fundi e nuk gjen dot nje vrime miu ku te futesh koken. Do te fshihesh ne Greqi? Pse nuk shkon tek vellai i madh ne Turqi te fshihesh kur te te vine te te hedhin hekurat e te nxjerrin llogarite bankare e pazaret ne kurriz te shqiptareve?

Darius
 
Unë s'jam te ajo kategori ekstremistash :D

Po Shkëlzenin do e marr me vete Rama ? :p
 
Last edited by a moderator:
Pakti detar, të besojmë ERT-në apo ERTV-në?

658ABD76-2881-465B-97CF-5D8346D0C2D2.jpg

Nga Erl Murati

Një nga dy pikat kryesore të rrëzimit të paktit të kufijve detarë me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, ka qenë mungesa e plotfuqishmërisë – thënë ndryshe: autorizimit që presidenti i Republikës u jep negociatorëve të qeverisë për të lidhur marrëveshje me shtete të tjera.

Nuk dihet nëse negociatorët e MPJ e kanë marrë këtë dokument nga presidenti Meta, por nëse kanë dështuar ta bëjnë këtë, pakti i ri detar është lehtësisht i rrëzueshëm në gjykatë.

Ky detaj në dukje teknik, nuk është e vetmja pikë e errët e marrëveshjes dypalëshe Shqipëri-Greqi.

“Bomba” që plasi Nikos Kotzias në televizionin grek “ERT” kur tha se “Shqipëria pranoi që ne ta shtyjmë kufirin detar në 12 milje” ndeshi në reagime të padëshifrueshme në Tiranë.

Këto reagime, në vend se të bënin transparencë e të davarisnin dyshimet, i shtuan ato.

Sot, është ende e paqartë nëse kemi apo jo një marrëveshje, pra nëse palët kanë rëndë dakord mbi një dokument, janë në fazë negociatash apo ende nuk i kanë nisur ato.

Kryeministri Rama shkruajti: “hesapet e 70 viteve me fqinjin, dimë t’i mbyllim me mirëkuptim në interes të shqiptarëve”. Pra, kreu i qeverisë nënkuptoi se marrëveshja në mos është mbyllur, po mbyllet dhe pritet vetëm “të shkruhet e zeza mbi të bardhë”, siç tha ai.

Por, ministria e Jashtme bëri një deklaratë të ndryshme.

Ministri Bushati përmendi respektimin e Konventës për të Drejtën e Detit dhe tha shprehimisht: “ky qëndrim është pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje”.

Ditmir Bushati foli në kohën e ardhme “do të negociojmë”, Edi Rama tha “dimë t’i mbyllim”, greku Kotzias e bëri punë të mbaruar.

Cili i afrohet më shumë të vërtetës nga këto 3 qëndrime?

Tjetër. Edi Rama i etiketoi sot të interesuarit për çështjen si “patriotë me çizme dhe çamëristë…”.

Zoti më faltë, po unë nuk e imagjinoj dot kryeministrin Cipras që, në përpjekje për të ulur vrullin nacionalist në Greqi të shkruajë, “patriotë me çizme dhe vorio-epiristë…”.

اamëria është një plagë shumë e madhe në historinë e Shqipërisë për t’u tallur me të. اamët janë masakruar ndër vite dhe kanë vuajtur mjaft në të dy anët e kufirit, ndaj kryeministri i tyre mund t’ua kursejë termin përbuzës “çamëristë”.

Në vitin 2009, kur “Gazeta Shqiptare” zbuloi paktin detar, ne shkruam në faqen e parë, me gërma kapitale, të kuqe, titullin: Berisha shet Shqipërinë!

Pesë kolegë të mediave të ndryshme më kanë kërkuar sot numrin e telefonit të Myslim Pashajt. Koloneli u bë personazh publik pasi realizoi ekspertizën teknike të marrëveshjes që i “falte” Greqisë mbi 300 kilometra katrorë territor.

Sot, koloneli nuk mund të flasë sepse nuk kemi një dokument që ai ta shqyrtojë, nuk kemi koordinatat t’i analizojë dhe nuk kemi hartat që t’i dekriptojë.

Dakordësinë që është arritur për varrezat e ushtarëve grekë, ne e mësuam nga mediat e vendit fqinj. Vendimin për heqjen e ligjit të luftës apo rishikimin e teksteve të historisë, gjithashtu.

Transparencë e qartësi nuk ka dhe shqiptarët për të mësuar të vërtetën janë të detyruar të ndjekin ERT-në greke, ndërkohë që duhet të kishte mjaftuar të ndiqnin ERTV-në shqiptare.

/gsh.al/
 
Deklarata e Kotzias për detin, ish-ministri i LSI: Rama me votat e PDIU bleu mandate e shiti اamërinë
9942B718-3011-40BD-98CF-BCC560D995EB.jpeg

TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm grek Nicos Kotzias se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje.

Sipas Manjanit, kryeministri Rama po mbrohet duke hyrë në çizm, ndërsa shtoi se me votat e PDIU-së bleu mandate pushteti dhe se shiti اamërinë e Shqipërinë.

MESAZHI I MANJANIT
Kryerilindasi mendon se po mbrohet duke hequr poturet e duke hyrë në çizme.
Bleu mandate pushteti me siglën e PDIU për të shitur اamërinë e Shqipërinë!
Tashmë po del çdo ditë në sipërfaqe një krim apo një skandal i ri!
Ska më as çizme e as poture që e mbrojnë!

(ed.me/BalkanWeb)
 
Bobo me i madh eshte patetizmi se realisht deshira per te diskutuar.
Nuk perfshihem ne debate sepse ketu merren me individin e jo temen , e pastaj te etiketojne si e kuqe, e mavijte e soj e sorrollop

Por nje pyetje e kam.....ka nje harte ku te shohim ku fillon e ku mbaron vijezimi e pastaj o burra te vrasim Ramen e shoqni?
 
Negociatat me Kotzias, Idrizi i shqetësuar: Ja pse kërkova takim me Bushati

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se nuk ka transparencë në lidhje me negociatat mes palës shqiptare dhe asaj greke për çështjen çame.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Idrizi tha se ministri i Jashtëm shqiptar nuk informon aspak publikun shqiptar se çfarë ka ndodhur me negociatat, shkruan BalkanWeb

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Idrizi tha se ministri i Jashtëm shqiptar nuk informon aspak publikun shqiptar se çfarë ka ndodhur me negociatat, shkruan BalkanWeb

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Idrizi tha se ministri i Jashtëm shqiptar nuk informon aspak publikun shqiptar se çfarë ka ndodhur me negociatat, shkruan BalkanWeb

Por sipas tij, shqiptarët janë informuar vetëm nga ministri i jashtëm Kotzias dhe axhenda greke për Shqipërinë.

“Në mënyrën si po zhvillohen këto ngjarje ne po informohemi vetëm nga ministri i jashtëm grek. Mënyra si pala shqiptare po e menaxhon nuk është serioze. Kemi parë që takohen krerët me një axhendë të mirë përcaktuar. Ministri jashtëm shqiptar thotë që gjërat shkojnë mirë, do takohemi prapë. Ne informohemi vetëm me axhendën greke për Shqipërinë. Opinioni publik po shqetësohet për atë që po ndodh mes dy vendeve. Sepse dëgjojmë vetëm ato që thotë ministri grek. ثshtë bërë një marrëveshje për toponimet, se shteti shqiptar nuk mund të përdorë toponime ndryshe nga shteti grek. Sot na del që pala shqiptare ka rënë dakord. Toponimet janë në disfavor të shqiptarëve të اamërisë,” tha Idrizi

Kreu i PDIU foli edhe për ligjin për minoritetet, duke i kërkuar ministrit Bushati që t’i kërkojë palës greke që ky të njihet si komunitet shqiptar.

“Ligji për minoritetet, në zonën e اamërisë jetojnë shqiptarë, por as Bushati nuk ka kërkuar për këtë komunitet që të jetë komunitet shqiptar. Ky ligj kaloi para disa kohësh që është në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. Shqipëria i ka njohur minoritetet që në kohën e mbretit Zog. Na bëhet një ligj që na del Shqipëria një vend me 9 minoritete,” tha ai.

Idrizi si problem të tretë shtroi edhe çështjen e varrezave të ushtarëve greke, për të cilën tha se është është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare.

Raporti i tretë, çështja e varrezave të ushtarëve grekë, është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare. Kam studiuar Konventën e Vienës, si rregull ndodh në proces pajtimi dhe reprociteti. Ne kemi shqiptarët e اamërisë nuk janë vrarë në luftë, por në shtëpinë e tyre.

Deri para ca muajsh na thanë që nuk ekziston ligji i luftës, por efektet e këtij ligji janë aty. Edhe për ligjin e luftës pala greke thoshte nuk ekziston. Greqia duhet të ndihet e turpëruar për këtë fakt.

Unë kam kërkuar të takoj z.Bushati që pas takimit të tij në Kretë me Kotzias dhe të flisja me të për shumë çështje, por nuk ka reaguar. Mirë që nuk sqaron se çfarë bëhet, por thotë dhe që çamët nuk përfitojnë nga ligji i luftës. Mbi shqiptarët e اamërisë kur iu hoq nënshtetësia greke dhe iu vu shqiptarja, pati ndikimi ligji i luftës. Shqiptarët e اamëriasë edhe sot ndalohen në Greqi. Nëse Bushati s’ka informacione për këto, jemi gati ta informojmë,” u shpreh Idrizi.

(e.f/BalkanWeb)
 
Hajde ta gezojme.... lideri suprem puth mendon per popllin dhe se ze gjumi per hallet e Shqiperise mendon se ajo cope det ash I demshem per popllin tone heroik e I deletizuar... lideri suprem ja fal grekut duke dashur puth ta shpetoje popllin nga mbytja ne det.
 
Bobo me i madh eshte patetizmi se realisht deshira per te diskutuar.
Nuk perfshihem ne debate sepse ketu merren me individin e jo temen , e pastaj te etiketojne si e kuqe, e mavijte e soj e sorrollop

Por nje pyetje e kam.....ka nje harte ku te shohim ku fillon e ku mbaron vijezimi e pastaj o burra te vrasim Ramen e shoqni?

Mos luaj me fjalet, nuk eshte e ndershme.

Eshte mese e qarte, dje akuzoi te djathten qe shiti detin, biles e ke me ze dhe figure, po te doni ju a sjell ta degjoni pikerisht nga Edi Rama. Ndersa sot ben te njejtin veprim si dikur Berisha&Co.
Nese kjo quhet politike atehere meriton prapashtesen sakte ashtu siç thirret politika ne kete rast "Putane".

Ne opinionin tim marreveshja e djeshme dhe ajo e sotmja jane motamo te njejta, pra per pasoje mund te themi qe ose Berisha dhe Rama jane "putana" ose te dy kane te drejte, sepse marrevshja nuk ndryshon asgje ne te dy periudhat.


Qe jeni pak e kuqe jeni, kete e ke pranuar vete içik.
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978207 said:
Mos luaj me fjalet, nuk eshte e ndershme.

Eshte mese e qarte, dje akuzoi te djathten qe shiti detin, biles e ke me ze dhe figure, po te doni ju a sjell ta degjoni pikerisht nga Edi Rama. Ndersa sot ben te njejtin veprim si dikur Berisha&Co.
Nese kjo quhet politike atehere meriton prapashtesen sakte ashtu siç thirret politika ne kete rast "Putane".

Ne opinionin tim marreveshja e djeshme dhe ajo e sotmja jane motamo te njejta, pra per pasoje mund te themi qe ose Berisha dhe Rama jane "putana" ose te dy kane te drejte, sepse marrevshja nuk ndryshon asgje ne te dy periudhat.


Qe jeni pak e kuqe jeni, kete e ke pranuar vete içik.

Lere pra cfare jam une.
Per aq kohe sa po i japim ze mediave , une shoh nje amulli lajmesh
Titra te frikshem asgje konkrete!
Ajo palo marreveshje dihej qe do rishihej, dihej qe do rigjykohej.....thjesht fatura ende nuk eshte prere mesa shoh.
Ne rastin e djeshem dolen pamjet dhe behej fjale per tejkalim te asaj cka duhej.
Nderkohe sot nuk shohim ende asgje por degjojme se po falen 12 m linear ( deti me metra linear matet)?,
Deri ath dal te presim se normal si nuk lame ate , "mbretin e pyllit" , sdo leme as xhirafen....pamerak
 
Lere pra cfare jam une.
Per aq kohe sa po i japim ze mediave , une shoh nje amulli lajmesh
Titra te frikshem asgje konkrete!
Ajo palo marreveshje dihej qe do rishihej, dihej qe do rigjykohej.....thjesht fatura ende nuk eshte prere mesa shoh.
Ne rastin e djeshem dolen pamjet dhe behej fjale per tejkalim te asaj cka duhej.
Nderkohe sot nuk shohim ende asgje por degjojme se po falen 12 m linear ( deti me metra linear matet)?,
Deri ath dal te presim se normal si nuk lame ate , "mbretin e pyllit" , sdo leme as xhirafen....pamerak

Jam paksa historian une mi goc, dhe e kam studiuar si çeshtje kete punen e detit, perkatesisht nenin 16 te konventes se OKB-se mbi te drejten mbi detin.
Dhe baraz largesia qe zbatohet ne kete rast mbi kete ligj, i jep te drejte greqise pasi ka 150 pika tokesore qe e shtyjne vijen kufitare rreth 12 milje detare ne brendesi te ujrave tona territoriale deri tani.
Pra greqia luan bukur me diplomacine pasi brenda ujerave te saj territoriale gjenden shkembinj mbi ujore te cilat ajo i konsideron toke dhe ketu fillon problemi pasi baraz largesia fillon nga ai shkemb mbi ujor. Ne kete pike ne hame derrin dhe Berisha apo Rama skane çfare t'i bejne ketij fakti.

Perveç lojes politike ketu ska asgje me tej, por Rama kalon caqet e politikes dhe kalon tek putaneria perderisa akuzon paraardhesin si tradhetar dhe sot ben pikerisht te njejten gje si tradhetari.
Ligjerisht ajo marreveshje eshte e drejte. Moralisht ajo eshte nje pisllek politik dhe nacionalist nga greqia qe bazohet mbi shkembinj 1 meter katror mbi uje per ta quajtur toke dhe fillimin e baraz largesise nga aty.

Ps, nuk e le aspak, paksa e kuqe je.
 
Po cke o ti , quam edhe shume ...mjaft te ndihesh rehat

Tani nje pyetje kam per ty , meqe qenke historian


Po pika me e afert qe eshte peme e thate ne ksamil , ku i ka 12 miljet?
Si do perllogariteshe?, apo sipas konventes ne baze te largesise edhe miljet?
 
Po cke o ti , quam edhe shume ...mjaft te ndihesh rehat

Tani nje pyetje kam per ty , meqe qenke historian


Po pika me e afert qe eshte peme e thate ne ksamil , ku i ka 12 miljet?
Si do perllogariteshe?, apo sipas konventes ne baze te largesise edhe miljet?

Ne matematike dobet :)

Kur thuhet milje nuk prosupozohet linear-itet por katror, ashtu si metri katror.
 
O njerez kur jane kaq te kulluar lideri suprem dhe bytheci brazilian pse nuk e tregojne marreveshjen me detaje por e shesin si triumf qe me pas del flluske sapuni nga deklarata e grekut...;)
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978220 said:
Ne matematike dobet :)

Kur thuhet milje nuk prosupozohet linear-itet por katror, ashtu si metri katror.

Lexo me kujdes, pse nxitohesh?
Linear u cane tere mediat!
Milje jemi dakort!

Tani po te pyes serisht.....ajo pike e ksamilit eshte vija me e afert me korfuzin, ku dhe si do i llogarisin ato 12 mije milje po pyes...kur distanca aty eshte shume me pak se aq
 
Te jemi realist,asnje marrveshje e tille nuk mbyllet tak tak,
Negociatat per tolerimin e detin i ka pas nis Sala.
Asnje lloj konsensusi gjeo-politik(ne kete rast tradhti apo shitje apo sdi si ta emeroj) nuk behet ne nje dit apo ne nje takim.
Thjesht ne momentin e finalizimit merr shkopinjet e gomes ai qe ndodhet ne pushtet.
Por shpesh ato jane te mbyllura vite me pare.
Thjesht gjendet momenti i pershtatshem per tu bere lajmerimi ne media dhe me gjere.

Nuk i kam kuptuar asnjehere totalisht arsyet se perse ne si Shtet, nuk mund te kemi nje politik partneriteti te barbart dhe luajale pa thyer kurrizin ne me fqinjet tane Grek.
 
Lexo me kujdes, pse nxitohesh?
Linear u cane tere mediat!
Milje jemi dakort!

Tani po te pyes serisht.....ajo pike e ksamilit eshte vija me e afert me korfuzin, ku dhe si do i llogarisin ato 12 mije milje po pyes...kur distanca aty eshte shume me pak se aq

Ju me kenaqni me naivitetin tuaj, njekohesisht me kerkesen per tu kapur me diçka me patjeter edhe aty ku ska.

Atehere le ta sqaroj me detaj qe mos kesh mundesi te vesh grepin serish diku. E gjithe problematika ka nisur per pasoje te kerkimit te hidrokarbureve ne ate pjese te Jon-it, dhe pikerisht per kete Greqia kerkon qe ne fillim qe ligjerisht te jete ne rregull dhe mos beje kerkime ne territore te diskutueshme e cila do i jepte nje mal me kokeçarje gjyqesore me pas, nese aty do dilte nafte apo gaz.

Diskutohen ne kete rast jo gjatesi detare dmth Lineare, por barazlargesi qe konvertohet ne 12 milje katrore detare ne kete rast. Prosupozojme rastin qe juve ju pelqen me shume apo e njihni me mire, rastin e pemes se thate. Dihet qe nga ajo pike gjeresia e gjithe kanalit detar midis Korfuzit dhe Shqiperise eshte diku ke 3.5 milje largesi, dhe kjo eshte e ndare pergjysem egzakt midis Shqiperise dhe Greqise. Me ligjin nderkombetar kjo ndarje nuk eshte e drejte pasi fjala vjen ne kemi nje shkemb le te themi 800 metra ne det ose 0.5 milje detare, dhe pikerisht nga aty do filloje ndarja ne baze te baraz largesise dhe neve do na takonte gjysma e largesise nga shkembi detar dhe jo nga pema e thate ne Shqiperi.
Por harta detare nuk llogaritet si kufiri tokesor pasi ajo heq vija te drejta nga pika ne piken tjeter tokesore te secilit vend dhe keshtu krijohet nje baraz largesi e drejte per secilen pike tokesore te secilit vend.
E keqja e kesaj pune jane disa shkembinj mbi ujore te cilet jane jo me shume se disa metra katrore qe as ishuj nuk mund te quhen dhe shtetet perkatese gabohen qe u referohen atyre por qe ligji nderkombetar nuk i ka percaktuar qarte keto anekse.

Pra si perfundim 12 miljet lineare detare qe shprehen ne gazeta jane nje paftesi e gazetareve sepse 12 miljet detare jane katrore dhe jo lineare. 12 miljet nuk jane te gjitha psh tek pema e thate, por aty mund te kete nje cope le te themi gjys milje katror, diku tjeter 2 milje katror, dhe diku me tej nje tjeter gjatesi, pra ne teresi ato shkojne ne 12 milje katrore detare.

Misimi per sot mbaroi, Monika per sot 4, neser me e kujdeshme :).
 
Kot me ju pyet
.Keni përdor ndonjëherë kompast?
 
“Distanca 12 milje me Greqinë”, këshilltari i Bushatit: اfarë parashikon marrëveshja për delimitimin e hapësirave detare

TIRANE- Shqipëria dhe Greqia kanë shprehur vullnetin për të arritur një marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, Glevin Dervishi, këshilltar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dervishi tha se bisedimet me Greqinë kanë nisur prej dy vitesh, duke shtuar se deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh.

“Bisedimet kanë filluar prej 2 vitesh. Deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë dhe në Korçë. Në bisedime janë trajtuar të gjitha tematikat pa përjashtim. Në lidhje me çështjen e teksteve është një komision që daton themelimin e tij në vitin 1996, është një komision i përbashkët, edhe pse përparimi në këtë drejtim nuk është ai që pritej. Po rishikohen tekstet shkollore të dy vendeve, kryesisht për referenca gjeografike dhe historike me ndjeshmëri për dy vendet. Po kështu është biseduar edhe për çështjet konsullore. Për shembull për njohjen e patentave shqiptare edhe në Greqi”, tha ai.

Dervishi theksoi se deri më tani është arritur dakordësia mes palëve për arritjen e një marrëveshje për çështjen e detit, dhe nuk është kaluar në detaje specifike.

Sipas tij, në një fazë të dytë të bisedimeve do të kalohet në ngritjen e grupeve të punës, ku ekspertët do të përcaktojnë specifikat e marrëveshjes.

“Në 2009 u krye një proces për të arritur një marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Së pari është një çështje e karakterit juridik. اdo lloj marrëveshje që do arrihet me qeverinë greke do të reflektojë problematikat që ka konstatuar Gjykata Kushtetuese. Në kushtet që dy vendet do arrijnë një marrëveshje së pari do të ngrihen grupet e punës në terren. Jemi në pikën që është diskutuar me palën greke që të arrijmë një marrëveshje që të përmbajë problematikat e ngritura nga Kushtetuese. Pala shqiptare synon të arritje një marrëveshje që të bazohet në të drejtën e detit, praktikat ligjore, dhe ligjet në fuqi. Në një moment të dytë do të shtohet në kalimin në një fazë tjetër”, tha këshilltari Glevin Dervishi.

I pyetur mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për zgjerimin e hapësirë detare në 12 milje, Dervishi tha se:

“Unë nuk di të them nga e gjeti ministri grek 12 mijë miljet. Por çështja është se ne duam të arrijmë drejt një marrëveshje që të përfshije komponentët kryesore. Në momentin që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje, atëherë palët do të përgatiten për ngritjen e grupeve të ekspertëve dhe realizimin e procedurave. Nuk ka një afat fiks sa kohë mund të kërkojnë procedura. Deri më tani secila palë ka bërë një lloj vlerësimi dhe analize”.

Sa i takon ligjit të luftës, Dervishi tha se bëhet fjalë për një qëndrim që ka evoluar ndër vite.

“Përveç implikimit politik që ka, duhet të themi se ka edhe një ndikim ekonomik. Kjo ka të bëjë me pronat e vendosur në sekuestron konservative. Dhe pala greke, përveç njohjes së faktit që ky ligj s’ka pse të jetë një relike mes dy vendeve, dhe prej tij arrihet që të shfrytëzohet një energji pozitive mes dy vendeve. Pas këtij ligji, shqiptarët mund të kërkojnë pronat e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)
 
Ke te besojme, keshilltarin e Bushatit apo Ministrin e Jashtem Grek qe del perpara ekranit, me ze dhe figure thote: marreveshja eshte nje sukses i Greqise, kemi perfituar 12 milje...!

Perse duhet te besojme Ministrin Grek me ze e figure, ku kemi ustallaret e Kryecobanit Rama -Bushati!

Darius
 
Berisha: Rama hoqi mbathjet dhe ia fali Greqisë detin, reagon Bushati: Do e kemi mik grekun

Deklarata e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në televizionin grek ERT lidhur me faktin se qeveria shqiptare kishte rënë dakort që Greqia të shtyjë kufirin e saj detar në 12 milje, ka nxitur një valë reagimesh që prej ditës së djeshme.

Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke u shprehur se hapësira që Bushati me Ramën i falën Greqisë janë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës së Jonit dhe Mesdheut.
Pas kësaj, ka ardhur menjëherë reagimi i Ministrit të Jashtën, Ditmir Bushati. Ai i*është kundërpërgjigjur Berishës duke i thënë se ky pakt do rikthejë partneritetin strategjik me fqinjin që është shteti grek. Mirëpo, kjo falje e 12 milje në det që qeveria jonë i ka bërë grekut, a*është e denjë për vendin tonë? Mesa duket kjo strategji e Bushatit dhe Ramës duket se më tepër ka sjellë një zemërim tek populli.

Reagimi i Bushatit në Facebook:
Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori. Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë! Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin".

Ndërsa më herët, Sali Berisha shkruan në Facebook-un e tij:
Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!
Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.

Arritjen e kesaj marreveshje, ne te cilen Shqiperia humbet te pakten 1 mije km katror siperfaqe detare, Edi Rama e mbajti ne fshehtesi te plote dhe shqiptaret e moren vesh arritjen e saj nga informimi qe beri ne parlamentin e vendit te tij ministri i jashtem grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marreveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujerat e saj territoriale.
Pas kesaj deklarate Rama nxori Diteziun per te deklaruar dhe mashtruar shqiptaret se marreveshja eshte dhe do jete ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, dhe Rama vete pohoi se marreveshja me Greqine eshte arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marreveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar ate qe deklaroi ministri i jashtem grek ne parlamentin e vendit te tij.

Cilido qe di te lexoje deklaratat e mesiperme e ka te qarte se marreveshja eshte arritur dhe se Edi Rama ka pranuar harten e pales greke, ne te cilen, sipas burimeve te sigurta, perveç zgjerimit ne 12 milje te kufirit detar te Greqise, Rama i fali vendit fqinj fushat me te medha te gazit por dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut.
Pas shperthimit te skandalit Rama dergoi mbreme ne Opinion nje çakall qeveritar te denatyruar nga vjedhja, me qellimin e vetem t’iu thoshte shqiptareve se te gjitha tezat greke antishqiptare per luften italo-greke jane te verteta prandaj dhe marreveshja e tij bazohet mbi keto te verteta dhe eshte e drejte.

Sipas ketij sharlatani apatrid shqiptaret nuk kishin luftuar ndonjehere. “Ku luftojne shqiptaret, ata nuk luftojne”, - perseriste ai si refren ne llogorene e tij te panderprere. Keshtu, sipas tij Skenderbeu nuk eshte shqiptar sepse nenen e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet ne Shqiperi por ndodhet diku ne Serbi apo Dagestan.
Sipas çakallit te Rames, Karmahmut Pasha nuk eshte shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk jane dhe nuk kane ndodhur ne Shqiperi, as dhe Ali Pashe Tepelena nuk ka ekzistuar apo eshte grek sepse flinte me Vasiliqine.
Sipas tij shqiptaret nuk kane luftuar ndonjehere dhe ata nuk luftojne sepse lufta e Vlores e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se Italianet nuk u perzune nga Vlora sepse nuk ishin aty fare apo iken vet.
Po sipas ketij oligocefali, qe perdor valet e publikut per te fyer nje komb te tere, shqiptaret nuk luftuan ne Luften e Dyte Boterore dhe nuk u renditen ne anen e fituese apo, edhe nese u renditen kete e bene aletatet anglo-amerikan اurçilli dhe Ruzvelti per dashurine qe kishin per diktatorin Hoxha.
Shqiptaret nuk luftojne dhe ku kane luftuar ata ndonjehere, thoshte kjo karrikature e Jorgo Zografit, se nuk bene ata luften e fundit çlirimtare ne Europe dhe nuk rane per tu bere te pavdekshem mbi 2000 syresh per çlirimin e Kosoves.
Te gjithe kete urrejtje dhe histeri ndaj shqiptareve ky çakall i Edi Rames e beri vetem e vetem ne funksion te marreveshjes se re te Edvinit, ne te cilin ai hoqi te mbathura dhe çdo gje dhe doli me lakuriq se kur shetiste cullak hipur mbi gomar buze liqenit artificial te Tiranes ne vitin 1995.

Keshtu, pasi volli e volli ne studio ndaj shqiptareve dhe asgjesoi historine e tyre, Edvin Kristaq Rama me zedhenesin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti nje per nje te gjitha tezat greke per fajsine e shqiptareve ne konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime te cilat u hodhen poshte njehere e pergjithmone nga Konferenca e Paqes se Parisit, ne te cilen Shqiperia u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e humbura siç deshironte Greqia.
Sipas Edi Rames dhe çakallit te tij Artan Lame, te denatyruar nga vjedhja, Shqiperia eshte pale kunder Greqise ne luften Italo-greke sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar madje se shqiptaret kishin shtet, kishin mbret dhe kurore dhe Viktor Emanuele dhe Jakomoni nuk ishin italiane por shqiptar ne 30 breza.
Sipas Rames dhe Plushkinit te tij, batalionet shqiptare, te cilat ne luften italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shnderruan ne nje faktor te rendesishem te disfates se pushtuesve italiane, nuk dezertuan per te demtuar pushtuesit italian por thjeshte se shqiptaret nuk luftojne.

Te dashur miq, le t’ju bejme thirrje te gjithe atyre qe ndjehen shqiptare, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij qe qe po bene tregti per karrigen e tij me pasurite me te medha kombetare, te behemi gati per mbrojtjen e tyre duke permbysur sa me pare narkoshtetin e tij! sb

JOQ.AL
 
Marrëveshja e detit me Greqinë, Presidenti Meta reagon për herë të parë
3C47DDD1-2094-430C-A403-6A8DADF0EE8F.jpeg

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas raundit të dytë të bisedimeve Shqipëri-Greqi, e kryesisht pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, për hapësirën detare të Greqisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kreu i Shtetit shqiptar thekson se po e ndjek me vëmendje këtë çështje.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”, shprehet Presidenti Meta.

(BalkanWeb)
 
Heshtja te tregon kujt ti besosh.... hermetizimi I ceshtjes ne fjale na jep shkas te mendojme cte na doje qejfi.
Le te behen transparent qe te mbyllin “gojet e liga” .
Kam frike se dicka me e madhe po luhet dhe kjo eshte si tip shashke per te matur pulsin.

Qofsha I gabuar...
 
Heshtja te tregon kujt ti besosh.... hermetizimi I ceshtjes ne fjale na jep shkas te mendojme cte na doje qejfi.
Le te behen transparent qe te mbyllin “gojet e liga” .
Kam frike se dicka me e madhe po luhet dhe kjo eshte si tip shashke per te matur pulsin.

Qofsha I gabuar...

Politikat e shteteve mund te ndrojne, por disa gjera po u ndryshuan mbeten.
Nuk mjaftojne deklaratat e keshilltareve apo te Kryeçobanit qe mareveshja e bere nuk na ka cenuar. Behet fjale per ndryshim kufijsh te vendit, per kete arsye qeveria duhet te bej sa me transparente pikat e mareveshjes, llogaritjet e bera, hartat etj.
Kemi marr ne me te miren e mundshme nga kjo mareveshje?
Ky diskutim nuk mund te mbetet vetem ne kufijte e diskutimeve partiake apo qeveritare, duhet te kete edhe opinione nga ekspert te pavarur.

Darius
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;978231 said:
Ju me kenaqni me naivitetin tuaj, njekohesisht me kerkesen per tu kapur me diçka me patjeter edhe aty ku ska.

Atehere le ta sqaroj me detaj qe mos kesh mundesi te vesh grepin serish diku. E gjithe problematika ka nisur per pasoje te kerkimit te hidrokarbureve ne ate pjese te Jon-it, dhe pikerisht per kete Greqia kerkon qe ne fillim qe ligjerisht te jete ne rregull dhe mos beje kerkime ne territore te diskutueshme e cila do i jepte nje mal me kokeçarje gjyqesore me pas, nese aty do dilte nafte apo gaz.

Diskutohen ne kete rast jo gjatesi detare dmth Lineare, por barazlargesi qe konvertohet ne 12 milje katrore detare ne kete rast. Prosupozojme rastin qe juve ju pelqen me shume apo e njihni me mire, rastin e pemes se thate. Dihet qe nga ajo pike gjeresia e gjithe kanalit detar midis Korfuzit dhe Shqiperise eshte diku ke 3.5 milje largesi, dhe kjo eshte e ndare pergjysem egzakt midis Shqiperise dhe Greqise. Me ligjin nderkombetar kjo ndarje nuk eshte e drejte pasi fjala vjen ne kemi nje shkemb le te themi 800 metra ne det ose 0.5 milje detare, dhe pikerisht nga aty do filloje ndarja ne baze te baraz largesise dhe neve do na takonte gjysma e largesise nga shkembi detar dhe jo nga pema e thate ne Shqiperi.
Por harta detare nuk llogaritet si kufiri tokesor pasi ajo heq vija te drejta nga pika ne piken tjeter tokesore te secilit vend dhe keshtu krijohet nje baraz largesi e drejte per secilen pike tokesore te secilit vend.
E keqja e kesaj pune jane disa shkembinj mbi ujore te cilet jane jo me shume se disa metra katrore qe as ishuj nuk mund te quhen dhe shtetet perkatese gabohen qe u referohen atyre por qe ligji nderkombetar nuk i ka percaktuar qarte keto anekse.

Pra si perfundim 12 miljet lineare detare qe shprehen ne gazeta jane nje paftesi e gazetareve sepse 12 miljet detare jane katrore dhe jo lineare. 12 miljet nuk jane te gjitha psh tek pema e thate, por aty mund te kete nje cope le te themi gjys milje katror, diku tjeter 2 milje katror, dhe diku me tej nje tjeter gjatesi, pra ne teresi ato shkojne ne 12 milje katrore detare.

Misimi per sot mbaroi, Monika per sot 4, neser me e kujdeshme :).

E para njehere me drejtohesh me ju ( a thua perfaqesoj dikend tjeter pervec vetes), pastaj me drejtohesh me ti....ndaje mendjen si do me drejtohesh qe te te kthej pergjigje.
E dyta nuk kisha asnje dyshim metra e kub , thjesht me ra ne sy teksa lexoja miqte tane nga fronti luftes.
Dhe e treta faleminderit per infot edhe pse sot kam degjuar turli te tilla.

E ne fund , do te kerkoja me shume dashamiresi ti lesh menjane ndasite politike, pasi ne fund te dites Shqiperia nuk eshte as e Edit e as Saliut....eshte e te gjithve ne dhe si rrjedhoje ne asnjerin rast nuk mbeshtes askend qe me cenon ate qe me takon!
Thjesht , per aq kohe sa nuk ka ende nje perfundim dhe nje vendim , te gjitha keto me duken shashka.
Duke njohur politiken greke nuk me vjen cudi qe te dalin e ne deklarata te tipit qe himara eshte greke sipas marreveshjes......
Do thuash infantile,... po mire ne cdo rast nuk me pelqen paragjykimi, dhe se kam bere dicka tille paqene konkrete....

Rrofsh e per 4 , me kurikulen e re i bie te kem marre 9!
 
Ka vendosur qe te ndertoje varrezat greke , ne token Shqiptare ?????

Po sa Shqiptare kane ngelur neper malet , tokat e burgjet e grekut ( tere ato refugjate ) , kush i mbledh ??

TURP E FAQJA E ZEZE.

Nuk me cudit edhe neser neser pijne gjak me to, jo, si me grekerit edhe me serberit ... se nuk ka ngelur burreri, nder ... e pike llogjike me tek k'to qener, pervece interesat e tyre personale. ( duan me patjetjeter qe te forcojne lidhjet me to, qe ti kalojne kamionat e skafet rehat ... nuk ka ngelur rruge tjeter per to . ) Do i shesin edhe k'to pak , qe kane ngelur.
 
Redaktimi i fundit:
Politikat e shteteve mund te ndrojne, por disa gjera po u ndryshuan mbeten.
Nuk mjaftojne deklaratat e keshilltareve apo te Kryeçobanit qe mareveshja e bere nuk na ka cenuar. Behet fjale per ndryshim kufijsh te vendit, per kete arsye qeveria duhet te bej sa me transparente pikat e mareveshjes, llogaritjet e bera, hartat etj.
Kemi marr ne me te miren e mundshme nga kjo mareveshje?
Ky diskutim nuk mund te mbetet vetem ne kufijte e diskutimeve partiake apo qeveritare, duhet te kete edhe opinione nga ekspert te pavarur.

Darius

Mu duk interesante arsyetimi I doktorit tani tek ABC (lashe punen qe e degjova) dhe pieta veten se sa te verteta jane ato qe tha. Me argumentat qe parashtroi kishte 80 % te drejte. Do ishte mire qe te degjonim edhe opinionin e Lidrit Suprim :p dhe pastaj jam dakord qe ta diskutojme si ne ketu ne forum ashtu edhe analistet apo kazani... ;)
 
E para njehere me drejtohesh me ju ( a thua perfaqesoj dikend tjeter pervec vetes), pastaj me drejtohesh me ti....ndaje mendjen si do me drejtohesh qe te te kthej pergjigje.

E ne fund , do te kerkoja me shume dashamiresi ti lesh menjane ndasite politike,

Rrofsh e per 4 , me kurikulen e re i bie te kem marre 9!

1) Nuk e di kur ju jam drejtuar me "Ti"? Ju drejtohem me "Ju" per vete faktin se ne nuk jemi miq, dhe as te njohur, aq me pak konfidencialitet.....

2) Ndarja politike do egzistoje edhe kur une dhe Ju nuk do egzistojme, perderisa prizmi i shikimit tuaj eshte ndryshe nga i imi ne kete rast. Pikerisht kjo eshte progresive tek ne humanet sepse sjemi njesoj.

Dhe se fundi nese pranon disi shakane ashtu siç e pranoj edhe une nga Ju merrni nje 11 qe te kesh dhe resto.

Me te mira Monika.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top