Skandali me bastet, UEFA: Të hetohet ndeshja Kastrioti-Vllaznia

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Trukimet s’kanë të sosur, por kësaj radhe FSHF-së i është dhënë ultimatum, pasi ndeshja është luajtur në shuma të mëdha 1 dhe 3+

KASTRIOTI – VLLAZNIA 2-1

Skandal i radhës në futbollin shqiptar. Trukimet dalin sërish në skenë. Po nëse herët e tjera është kaluar disi në heshtje apo duke mos gjetur prova, duket se këtë radhë organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, e ka seriozisht me Shqipërinë, duke i lëshuar ultimatum FSHF-së dhe dërguar dosjen për ndeshjen e javës së katërt Kastrioti-Vllaznia, e përfunduar në shifrat 2-1.

Sipas UEFA-s, kjo ndeshje është luajtur me shuma të mëdha të hollash që do të përfundonte me fitore të Kastriotit (koeficienti 2.1, në kompanitë e basteve në Shqipëri) dhe 3+ (koeficienti 1.95). Dhe në fakt ndeshja ka përfunduar me fitoren e krutanëve dhe në këtë ndeshje janë shënuar 3 gola. Ajo që të bën më shumë përshtypje, ndryshe nga herët e tjera, është mbajtja disi sekret e kësaj dosjeje, kjo jo për ta fshehur, por për t’u dhënë mundësi personave të veçantë të hetojnë në lidhje me këtë ndeshje të trukuar, sipas UEFA-s.

Precedentët Jo shumë larg, por në fundin fazës së dytë të sezonit të kaluar UEFA i çoi sinjal FSHF-së për dy ndeshje të trukuara, Shkumbini-Bylis (4-2) dhe Flamurtari-Elbasani (4-0), të dy të zhvilluara në një javë. Edhe drejtuesit e federatës e pranuan këtë dhe deklaruan se do të nisnin hetimet, por që në fakt nuk u mësua si përfunduan dhe asnjë masë nuk u mor apo ndonjë individ të akuzohej direkt mbi këto ndeshje.

Më e keqja qëndron se edhe për ndeshjet e kombëtares ka pasur jo pak fjalë, madje në mediat italiane dhe ato rumune është përmendur disa herë emri i Shqipërisë si i përfshirë në baste. Italianët flisnin për ndeshjen Shqipëri-Mal i Zi (3-2), ndërsa rumunët për ndeshjen Luksemburg-Shqipëri (2-1).

Këto ndeshje janë më të freskëtat, pasi janë disa ndeshje që kanë pasur mbi vete hije dyshime apo janë përfolura si të trukuara, një pjesë e mirë të bëra publike edhe në media. Në vendin tonë qoftë edhe një person i vetëm nuk është dënuar për këtë. Në vendet fqinje, si Italia, Greqia apo Turqia janë bërë hetime të thella, madje duke u lidhur edhe me ndeshjet në Shqipëri, tek ne asnjë hetim i mirëfilltë, qoftë nga organet kompetente, qoftë nga federata.



FSHF: Po, na ka ardhur një dosje për trukim

Pas interesimit në lidhje me këtë skandal të radhës në futbollin shqiptar, gazeta “Sporti shqiptar” ka kontaktuar me drejtuesit e federatës shqiptare në lidhje me këtë ndeshje dhe nga FSHF është marrë konfirmimi që ka ardhur pikërisht një dosje për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia. Tani mbetet vetëm nisja e hetimeve dhe përfundimi i tyre. Të shohim nëse kësaj radhe do të ketë masa apo do të kalohet si gjithë ndeshjet e tjera të përfolura.



Albano Janku u dënua me dy javë pas ndeshjes

Edhe pse nuk u bë publike, gjyqtari Albano Janku, pas ndeshjes Kastrioti-Vllaznia është dënuar me dy javë pezullim. Ai ka gabuar jo pak në atë ndeshje. Por ky gabim, sipas burimeve, duket i qëllimtë, madje pjesë e këtyre hetimeve të kësaj ndeshjeje do të jetë edhe gjyqtari në fjalë, i cili u akuzua ashpër nga shkodranët si faktori numër një i humbjes së asaj ndeshjeje.

Kujtojmë që Albano Janku ka qenë gjyqtar ndërkombëtar deri në sezonin e kaluar, një nga më të mirët në Shqipëri, madje organet e drejtësisë dhe meritës në FSHF e mbrojnë gjyqtarin Janku dhe shprehen se ka dhënë vendime të sakta. Por si duket fundi i karrierës do t’i vërë këtë njollë turpi. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të zbardhin gjithçka mbi këtë ndeshje.



Shaba lëshoi i pari alarmin: Gjyqtarët u korruptuan!

Në fakt, në lidhje me ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, i pari që ka folur për trukim, ose më saktë për korrupsion, ka qenë administratori i klubit të Vllaznisë, Kujtim Shaba. Ai i akuzoi hapur gjyqtarët e kësaj ndeshjeje si të korruptuar, si shkaktarët kryesorë të humbjes në Krujë, madje ekzekutivi shkodran shkoi deri aty se ka fakte konkrete në lidhje me korruptimin e gjyqtarëve pikërisht të asaj ndeshjeje dhe se provat do t’i çonte në federatë.

Disa ditë më vonë, duke pritur faktet e Shabës, Komisioni i Disiplinës i lëshon ultimatum administratorit të Vllaznisë: Sill faktet, ose do të dënohesh për shpifje! Ky vendim u shty dy herë dhe tani jemi në një tjetër fazë, kur kjo ndeshje do të hetohet dhe të gjithë do të pyeten, që nga Shaba, gjyqtarët, presidentët, futbollistët e dyja skuadrave, pse jo, edhe personave të tretë që dyshohen që kanë lidhje me këtë ndeshje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top