Skandalet me koncesionaret

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Një ditë pasi Top Channel publikoi përmes shifrave se si kompanitë koncesionare po shfrytëzojnë pasuritë natyrore duke paguar shifra minimale në shtet, dalin në dritë të tjera fakte tronditëse mbi abuzimet në këtë sektor.

Burime zyrtare nga 'Albpetrol', kompanisë përmes të cilës shteti mbikëqyr të gjitha koncesionet e naftës, bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kompanitë koncesionare kanë deklaruar mbi 1.5 miliardë dollarë shpenzime pa dorëzuar faturat përkatëse.

  • Një skandal me përmasa deri në 12 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, që tregon se shteti nuk i ka kontrolluar asnjëherë koncesionarët edhe pse ky është një nga kushtet më të forta ligjore. Sipas kontratave të koncesionit, të gjitha kompanitë janë të detyruara që të vërtetojnë shpenzimet për investime por edhe ato operative përmes faturave, të cilat duhet të dorëzohen në 'Albpetrol'.
    Kjo pasi shpenzimet janë janë zëri kyç që përcakton detyrimet, të cilat kompanitë private duhet t'i paguajnë shtetit për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në të gjitha marrëveshjet koncesionare, është përcaktuar se kompanitë private fillojnë të paguajnë tatim mbi fitimi në masën 50 për qind vetëm pasi të kenë shlyer investimet, por edhe shpenzimet e përditshme që ato kryejnë në aktivitetin e tyre.
    Por për shkak të deklarimit të shpenzimeve marramendëse, të cilat siç po tregojnë faktet nuk janë verifikuar asnjëherë nga 'Albpetrol', deri më sot asnjëra prej kompanive koncesionare nuk ka paguar qoftë edhe një lekë tatim fitimi në buxhet.
Edhe pse që nga viti 2005, vetëm eksportet, e kromit dhe naftës kanë qenë mbi 1.6 miliardë dollarë. Por në buxhet, qeveria ka arkëtuar vetëm detyrimet minimale nga renta, pasi tatimi mbi fitimin sipas 'Albpetrol' është zhdukur përmes shpenzimeve pa fatura, një skemë që mund t'i ketë marrë padrejtësisht arkës publike dhe qytetarëve qindra milionë dollarë në këto tetë vjet.
Top Channel
?Albpetrol?, pezullohen 35 monitoruesit e koncesioneve | Gazeta Panorama ONLINE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top