Skandal në Greqi, përgjohen telefonat e 50 000 personave

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Anila Jole

Policia dhe Shërbimi informativ Kombëtar e kanë kthyer Greqinë në një Big Brother të madh me anë të përgjimit telefonik.

53169_1.jpg


Provat tregojnë se rreth 50 000 telefona fiksë dhe të lëvizshëm kanë qenë nën përgjim, ndërkohë që 7 kompani të komunikimit telefonik kanë raportuar probleme sigurie në rrjetin e tyre.

Të dhënat që vijnë nga Autoriteti i Privatësisë së Komunikimeve ADAE, dhe që publikohen nga gazeta “To Vima”, janë tronditëse.

Sipas ADAE, gjatë vitit 2011 janë lëshuar 4061 urdhra përgjimi nga Prokuroria, në krahasim me 2950 urdhrat e vitit 2010. Sipas raportit, gjatë viteve 2010-2011, përgjimet janë rritur me 70%.

Autoriteti i Privatësisë së Komunikimeve bën të ditur gjithashtu se ka marrë mjaft ankesa nga qytetarët për shkelje të fshehtësisë së komunikimit me celular, në telefona fiksë, por edhe në e-maile dhe në lidhjet e internetit.

Policia dhe Shërbimi Informativ grek përmendin luftën kundër terrorizmit, kriminalitetit dhe çështjen e sigurisë kombëtare, për marrjen e vendimeve të përgjimit.

Me rëndësi është fakti që, Autoriteti i Privatësisë së komunikimit ka dyshime rreth monitorimit duke vërejtur parregullsi ligjore dhe "vrima të zeza" në proces. ADAE i ka dërguar një letër Gjykatës Supreme, me rekomandimet dhe vëzhgimet e veta për këtë çështje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top