S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Nga Ilir Mati


Kohë më parë bashkë me mikun tim Niko Stillo, arritëm në përfundim se shkrimi i shekullit të gjashtë pas krishtit në mozaikun e Mesaplikut të Vlorës është shqip. Aty e transkriptuar shkruhet :
A
PAK
KE
TAا
dhe e kuptojmë sot në të folmen e Mesaplikut : “ha pak ke të haç”, pra një proverb për të kursyer që të ushqehesh, thotë ai burrë i mozaikut me qeleshe me majë ashtu si ka mbrritur deri më sot kësula e Mesaplikut. Ky shkrim është mes një pamje plot me të mira ushqimore, fruta e peshk. Në Mesaplik sot e gjith ditën kemi shprehjen popullore « Ha pak ke të haç, ha shumë vete për lumë ».
Me këtë përfundim menduam se skeptikët nuk do të ndiheshin më për të thënë se gjuha shqipe nuk ka mundësi të ketë dëshmi të shkruara në ata kohë.
Po jo. Miku tjetër i vyer Moikom Zeqo, atë kohë drejtor i Muzeut Historik ku edhe ndodhet mozaiku na kundërshtoi. Mua më quajti entuziast. Sepse sipas tij ai shkrim ka të bëj me emrin e një ebreu APARKEAS. Moikomi nuk pranonte që shkronja e tretë e rreshtit të dytë të mozaikut të ishte K, ai e lexon atë R (shih figurën). Po ashtu dijetarit erudit Zeqo nuk i ka rënë në sy se shkronja e parë e rreshtit të katërt është dyfishe, pra TA dhe jo vetëm A.
E telefonova Niko Stillon për sa kritikoheshim duke i thënë se nuk isha aspak dakort me atë kritikë sepse në shkrimet etruske ajo shenjë është K, dhe e ftova që ti vihemi punës për të vërtetuar se shkronja e tretë e rreshtit të dytë është K dhe jo R.
Dhe ja mbas muajsh pune, Niko Stillo erdhi posaçërisht në Tiranë e më pruri shkrimin e vjetër mbi një vazo ku shkronjën si ajo që kërkojmë e kishte gjetur në emrin e Patroklit të famshëm : PATROKLOS krahas emrit të Akilit dhe të mëmës së tij Tetis. Si duket edhe në figurë askush nuk mund të kundërshtojë që shkronja e gjashtë e emrit grek të Patroklit, PATROKLOS, është ajo e treta e rreshtit të dytë të mozaikut. Pra është K dhe vetëm K dhe nuk është R.
Skeptikët i falenderojmë sepse na vunë në punë për të gjetur një vërtetim të padiskutueshëm për të qënit shqip të shkrimit mbi mozaikun e Mesaplikut. Kështu nga formula e pagëzimit e shekullit të katërmbëdhjetë ne zbresim në dëshmin e shqipes në shekullin e gjashtë. Kjo na bën me krahë për të punuar e nxjerrë mbi tryezën e diskutimeve shkencore edhe shkrime të tjera të mesdheut ku shqipja dëshmohet si ska më mirë në antikitet.
Niko Stillo është iperot si ne shqiptarët, pra bir i ipeve, i shqipeve nga Preveza e Iperisë e Shqipërisë, gjashtëdhjetë e dy vjeç, banues me gruan dhe djalin në gjermani. Jemi njohur nga leximi dhe studimi i librave të njëri tjetrit të cilët flasin për dëshmitë e gjuhës shqipe në shkrimet e vjetra të Mesdheut. Nikua ka studjuar me vëmendje shkrimin mbi librin e mumjes së Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dëshmi të gjuhës tonë. Edhe unë në librin “Një shqiptar në botën e etruskëve” nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam hedhur në letër dëshmi të kulturës dhe gjuhës time, të cilat sipas meje i kam hasur gjatë udhëtimeve në botën magjike të etruskëve. Diskutojmë me njëri tjetrin për ato që gjejmë mes dëshmive të vjetra dhe i japim të drejtë a kritikojmë vehten a të tjerët që janë marrë me këtë punë por që tashmë kanë ndërruar jetë a janë dokmatikë e injorantë të pandreqshëm. Presim nga kritika ndonjë fjalë për sa kemi shkruar me durimin e atij që beson se puna e vet është jo vetëm në të mirë të kulturës që i përket por edhe të çështjeve të rëndësishme të kulturës mesdhetare. Ka shumë rëndësi që merremi vesh e nuk bëjmë si ata që i bien gozhdës e patkoit dhe që në vënd që ti vënë vetulla çështjes i nxjerrin sytë me armët e nacionalizmit vulgar a të indiferencës gjoja shkencore (si bëjnë ata të institutit të historisë e gjuhësisë).
I nderuar lexues, nuk di si ta shpreh gëzimin për këtë lajm të mirë. Por ju premtoj se do të sjell në vëmendjen tuaj edhe shumë shkrime të tjera, sigurisht në prani të skeptikëve dhe të dashamirëve të shumtë. Ato shkrime dëshmojnë se gjuha që flasim është shkruar që me prurjen e alfabetit në Mesdhe nga fenikasit, aty nga shekulli i tetë përa erës së re. Vetëm faktet janë ato që do të vënë në vend keqtrajtimin e kulturës sonë në histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues në qytetërimet e mahnitëshme antike të mesdheut : të atij etrusk, grek e latin.
Puna jonë është ti gjejmë e ti hedhim në tryezat e botës shkencore ato fakte, pastaj le të flasin të tjerët më shumë, sepse ashtu si ka thënë profesori i famshëm Kristo S. Konda, autor i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, “askush nuk beson se ç’thua ti për vehten”.

Gazeta Shqiptare.
 
Titulli: S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!

Me ne fund do ta them mendimin tim sepse nuk po duroj dot shtremberimin e kutpimit.Ajo eshte shqip dhe shume me e thjeshte;
Kuptimi eshte "i par ke qene"-a par ke As"-"a par ke asht" .Eshte gegenisht.
Perdorimi karakteristik fillues i frazes ne gjuhen gege" a ke kene..","a po e merr.." e mijera raste.
As-eshte forma e vjeter e foljes ne veten e trete njejes "ast" dhe e sjelle sot ne dialektin gege "asht".
Per dorimi i foljes "kam" ne formen urdherore-deshirore "ke!".
Atij qe i eshte bere mozaiku,ka qene i pare ...
 
Titulli: S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!

Vetëm faktet janë ato që do të vënë në vend keqtrajtimin e kulturës sonë në histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues në qytetërimet e mahnitëshme antike të mesdheut

Kjo eshte nje e vertete e madhe, fatkeqesisht. Uroj qe ky te jete vetem fillimi i zbulimeve te tilla.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top