! - !
Once upon a time...
Shkruan Gani MehmetajS’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë
Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptarë të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo që shkonte. Kishim identitet kombëtar.
Erdhën beduinët nga shkretëtirat arabe dhe i ndanë shqiptarët në të krishterë e myslimanë. Dikur me shpat e më gjak turqit na copëtuan. Kësaj ndarje rilindësit në kohën e rizgjimit kombëtar iu kundërvënë me sukses. Por sot lukunisë së beduinëve dhe argatëve të tyre dhëmbë palarë e primitiv nuk ua përplasim fytyrës, nuk ua tregojmë vendin. Zdralet gjysmë analfabetë e bëjnë politikën kombëtare. Çuditërisht ndonjëri nga ne e pranoi këtë ndarje, apo më mirë të themi pa dashje nisën të shkruajnë e të flasin ashtu si e kanalizuan rrjedhën e ujit të qelbur ca zdrala.
S’ka katolikë dhe myslimanë, ka shqiptarë dhe jo shqiptarë, apo sikurse e thotë Faik Konica ka shqiptarë dhe zuzarë. S’ka kund në botë ndarje të tillë: francezi është francez. Anglezi, gjermani e italiani paraqiten me kombet e tyre. Mund të jetë praktikues i fesë ose jo praktikues, por ai është francez. Mund t’i kushtohet budizmit, por prapë mbetet francez, nuk bëhet as indus dhe as kinez. Pse duhet ta pranojmë ne një gjë të tillë? Sepse lukunia e beduinëve na e rrahin mbi krye çdo ditë çomangen se ne jemi katolikë dhe myslimanë?
Brezi im e di fare mirë se dikur myslimanë quheshin boshnjakët, s’kishte shqiptarë që e ngatërronte kombin me fenë. S’kishte shqiptar të Dardanisë që e thoshte unë jam mysliman, apo unë jam katolik, por unë jam shqiptar kudo ku shkonte. Kishim identitet kombëtar-ishim dhe jemi shqiptarë.
Pse duhet ta ngatërrojmë sot?
Pamfleti.net