Sizmologjia dhe termetet ne Shqiperi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sizmologjia dhe termetet ne Shqiperi
Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke).Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 p.e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle.

Disa nga termetet me te fuqishme kane rene ne:
Vlore me 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 te vrare.Berat me 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtare te vrare ne Kala.Shkoder ne muajt shkurt-tetor 1855, 12 termete qe u ndjene dhe ne Delvine dhe Bari te Italise.Himare me 14 qershor 1895.

Gjate shekullit te 20-te jane regjistruar keto termete te fuqishme:
Shkoder me 1 qershor 1905, qe shkaktoi 1500 shtepi te shkaterruara, 200 te vrare dhe 500 te plagosur.Oher me 18 shkurt 1911.Tepelene me 20 nentor 1920, duke shkaktuar 36 te vrare dhe 102 te plagosur. Ai shkaterroi 2 500 shtepi e la pa strehe 15 000 veta.Durres me 17 dhjetor 1926, lekundjet u ndjene dhe ne Itali, Jugosllavi e Greqi.Vlore-Tepelene me 21 nentor 1930, duke shkaktuar 30 te vrare e mbi 100 te plagosur.Korce me 28 janar 1931.Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkaterruar afro 80 % te shtepive, 44 te vrare dhe 119 te plagosur.Lushnje, Fier, Rrogozhine, Peqin e Berat me 1 shtator 1959.Korce me 26 maj 1960, ku u shkaterruan 1479 ndertesa.Fier, Tepelene, Berat, Lushnje, me 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 te vrare e 77 te plagosur dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Fier me 18 mars 1962, ku u vrane 5 veta e u plagosen 77 te tjere dhe u shkaterruan 2 700 shtepi. Librazhd me 30 nentor 1967, duke shkaterruar 177 fshatra, ku gjeten vdekjen 12 veta dhe 174 te tjere u plagosen.Karakteristike e ketij termeti eshte thyerja e tokes me gjatesi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cetrimetra.Shkoder, Librazhd me 3 nentor 1968.Lezhe me 15 prill 1979, duke demtuar 17 118 shtepi e objekte social-kulturore.Rroskovec me 17 nentor 1982, duke u ndjere dhe ne Fier, Librazhd e Berat, ku u shkaterruan 16 534 ndertese, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.Tirane me 7 janar 1988, u demtuan 2083 shtepi Fushe bardhe, Gjirokaster me 26 mars 1990.

Gazeta Shkodra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top