Sinqeriteti në maksimum. Këtyre shenjave të horoskopit mund t’i besoni pa frikë

Jetmira

V.I.P
Edhe pse keni dëgjuar me dhjetëra dhe qindra herë zotime rreth sinqeritetit, duhet ta pranoni se bota është e mbushur nga njerëz gënjeshtarë të cilët i gjeni kudo. Në kohën që jetojmë është e vështirë te dallosh njerëzit e sinqertë nga njerëzit që mbajnë maskë, por astrologjia duket se na vjen në ndihmë. Sot do t’ju zbulojmë se cilat janë 3 shenjat më të sinqerta e më të ndershme të zodiakut:

Luani: Te përkëdhelur dhe gjithmonë ne qendër të vëmendjes, Luanët duken si mospërfillës dhe jo të sinqertë, por ne fakt është krejt e kundërta. Ata janë vetvetja, janë të ndershëm dhe të hapur. Duke pasur një kod moral strikt, Luani nuk e toleron aspak gënjeshtrën. Natyra e tyre empatike tregon se ata janë shumë të ndërgjegjshëm për dëmet që mund të sjellë dashakeqësia e tyre dhe mundohen ta shmangin sa të mundin. Bujarë dhe të përkujdesur, ata gjithmonë i ndihmojnë ata që duan dhe nuk i tradhtojnë asnjëherë.

Akrepi
Akrepët i njohin shumë mirë gënjeshtarët dhe ua nxjerrin gjithmonë në pah këtë gjë. Ata e konsiderojnë gënjeshtrën dhe zhgënjimin si një shenje dobësie dhe mundohen ta denoncojnë kurdo dhe kudo. Tejet besnikë, Akrepët nuk munden kurrë të manipulojnë në të mirë të tyre.

Ujori: Ujorët janë të duruar dhe gjithmonë falin, përveç rasteve kur i gënjeni. Nëse nuk flisni me të dhe t’u tregoni të vërtetën apo edhe më keq i tradhtoni, keni për të njohur persona tërësisht ndryshe. Ata nuk do të mund t’ju gënjejnë sepse vetë nuk e durojnë gënjeshtrën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top