Sinositi, si te parandalojme rikthimin nga i ftohti

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Cilat jane problemet qe sjellim ne shendet temperaturat e uleta
Me uljen e temperaturave gjate stines se ftohte shtohet rreziku per rishfaqjen e sinusitit. Sipas mjekeve, kalimi i menjehershem i temperaturave nga te larta ne te uleta, brenda pak oresh, dhe e kunderta ndikojne ne shfaqjen e rrufes, qe njihet si nje nga shkaktaret e pezmatimit te mukozes se hundes dhe rrugeve te siperme te frymemarrjes. Per kete arsye, mjeket otoriono-laringolog, shpjegojne se si mund te parandalohen dhe trajtohen sinusitet ne kete periudhe. Nderrimi i klimes ndikon ne shfaqjen e rrufes, qe njihet si nje nga shkaktaret e pezmatimit te mukozes se hundes dhe rrugeve te siperme te frymemarrjes, si pasoje edhe ne riakutizimin e simptomave te sinusitit. Sipas mjekeve, ky eshte edhe sinusiti me i perhapur dhe qe haset rendom tek pacientet e prekur nga kjo semundje. Problemet me bllokimin e hundeve dhe rrugeve te frymemarrjes nxisin virusin e gripit, i cili shkaterron sistemin mbrojtes te hundes, duke bere te mundur aktivizimin e mikrobeve, qe ndodhen ne rruget e frymemarrjes.


Rishfaqja e semundjes
Pervec uljes se temperaturave, qe ndikojne ne rishfaqjen e sinusitit ka edhe disa faktore te tjere, qe riaktivizojne semundjen. Per kete, mjeket shpjegojne se sinusitet krijohen edhe nga semundje te ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumoni, por edhe nga dhemballet e prishura. Kryesisht jane dhemballet e nofulles se siperme, qe mbeshteten ne murin e poshtem te zgavrave te nofulles. Po keshtu, ndikojne negativisht dhe qe favorizojne sinusitin edhe traumat e jashtme, si dhe nderhyrjet kirurgjikale ne hunde, vecanerisht ne rastin e tamponeve te hundes (vendosja e gazrave ne hunde ne rast hemoragjie). Persa i perket funksionit te sinuseve apo ketyre zgavrave te fytyres, ato sherbejne per lageshtimin dhe ngrohjen e ajrit qe thithim. Kur ato se bashku me hunden jane te pezmatuara, japin nje te “folur me hunde”, pezmatimi i sinuseve e merr emrin sipas sinusit qe eshte prekur, pra kemi sinusit ballor, te nofulles se siperme ose te mbrapahundes. Nje personi mund t’i preken nga semundja njeri prej sinuseve apo edhe dy e tre menjehere.


Faktoret favorizues
Cdo pezmatim akut ose i mprehte dhe kronik ne hunde nuk jep sinusit. Sistemi i shtresave mukoze ushtron nje mbrojtje te vazhdueshme ne kanalet perkatese dhe ndalon hyrjen e mikro-organizmave ne mbulesen mukoze te sinuseve. Sinusitet me origjine nga hundet e semura favorizohen nga rritja e mishit te huaj, nga shtremberimet e perdes kockore te hundes. Po keshtu, keto sinusite favorizohen edhe nga procese qe mund te ndodhin ne zgavrat e hundes, te cilat ne menyre mekanike pengojne zbrazjen normale te lengjeve te sinusit ne hunde. Keto ndryshime te sinusit shoqerohen me pagjumesi, ashtu si dhe rrufa. Ato nuk shkaktojne shenja te renda te semundjes, pervec rasteve kur procesi behet qelbesues dhe pengohen rruget e shkarkimit te sinuseve. Kur ka probleme te tilla shtohet presioni brenda hundeve dhe, si rrjedhoje, dhe dhimbjet behen me intensive. Shpeshhere formohen edhe mishrat ne hunde qe dalin nga sinuset.


Shenjat klinike

Shenjat subjektive te sinusitet jane nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga crregullime te gjendjes se humorit, lodhje dhe paaftesi ne pune. Por mund te shfaqen edhe probleme ne pamje dhe ne nuhatje. Ankesa kryesore eshte dhimbja ne balle, faqe, dhembe etj. Dhimbja e kokes ne sinusitet e mprehta eshte gjithmone prezente, ndersa ne sinusitet e vjetra mund te mungoje. Karakteri dhe intensiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmerise se presionit dhe vrullit te procesit inflamator. Disa here te semuret ankohen per rendim te kokes ose gjendje hutimi. Ne shumicen e rasteve dhimbjet jane te forta dhe therese. Keto dhimbje therese provokohen ne levizje aktive, kur i semuri ulet, ngrihet ose shtrengohet. Ne pergjithesi, kur sekrecionet nuk mund te derdhen jashte, dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet pergjithesisht ne faqe, balle ose temtha.

•infoalbania•
 
Back
Top