Giovanni Simeone realizoi dy gola për Verona-n duke i shkaktuar Juventusit humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën këtë sezon. Vijojnë problemet për skuadrën e Massimigliano Allegri-t që nuk po arrin të gjejë formën dhe si rrallë ndonjëherë ndodhet në mesin e renditjes së Serie A.
Sulmuesi argjentinas, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeona, realizoi dy gola të shpejtë në të 11’ dhe 14’, të cilët bardhezinjtë nuk do të mund t’i rikuperonin dot më. Vetëm dhjetë minuta nga fundi McKennie arriti të shkurtonte rezultatin, por ishte shumë vonë qoftë edhe për të marrë barazimin.
Kjo ishte hera e tretë që Simeone i shënon dy gola Juventusit dhe e ka bërë këtë me 3 skuadra të ndryshme, përveç se këtë të shtunë, e ka bërë kur luante te Geona dhe Cagliari. Bardhezinjtë janë skuadra së cilës ai i ka shënuar më shumë gola që prej debutimit në Serie A, 6.
A2news.com