Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Siguria e operacioneve në uzinat e energjisë bërthamore

Siguria e operacioneve në uzinat e energjisë bërthamore
Nga: Jeffrey Young
Zëri i Amerikës

Ndërtimi i uzinës bërthamore të Iranit në Busher ka përfunduar. Rusia, e cila dha reaktorin, po stërvit tani iranianët për të vazhduar punën në të. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, anëtare e së cilës është edhe Irani, thotë se është e angazhuar të vendosë një kulturë për sigurinë bërthamore për të gjithë anëtarët që kanë uzina të tilla. Në segmentin e tretë të serisë sonë, korrespondenti Jeffrey Young sjell hollësi rreth formave stërvitore, që po marrin iranianët, që do të operojnë Busherin.

Një zyrtar iranian i energjisë tha se këtë vit uzina bërthamore e Busherit do të prodhojë gjysmën e kapacitetit maksimal. Dhe kur të ndodh kjo, Irani nuk do ta operojë Busherin vetë.

Kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore Atomenergoprom përfundoi ndërtimin e impiantit pas disa vjetësh vonesë. Tani ajo po trajnon iranianët ta drejtojnë atë. Atomenergoprom do të qëndrojë në Busher për një farë kohe, ashtu siç ka bërë edhe me klientë të tjerë si Kina dhe India.

Profesori i inxhinierisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore Muhammad Sahimi thotë se Rusia ka arsye të rëndësishme të punojë për të siguruar që Busheri funksionon në rregull.

“Së pari, pasojat e një aksidenti bërthamor nuk ndjehen vetëm nëv endin ku ndodh. Kështu që në se do të ketë një aksident madhor në reaktorin e Busherit, nga afërsia që ka Irani me Rusinë, pasojat do të ndjehen edhe atje. ثshtë e qartë se nëse reaktori i parë nuk funksionon mirë dhe dështon, atëherë Irani nuk do të blejë më reaktorë bërthamorë nga Rusia”.

Industria e energjisë bërthamore thotë se ka një kulturë për sigurinë bërthamore. Ky term shpjegohet nga zyrtari i grupit amerikan të tregëtisë në Institutin e Energjisë Bërthamore, Toni Pietrangelo.

“Kultura e sigurisë ka në qendër funksionet apo përbërjen organizative ku janë të përcaktuara detyrat e secilit individ. Kultura e sigurisë ekziston në një zinxhir të pandërprerë. Gjithmonë mund të punosh për ta përmirësuar atë. Por në fund të fundit është respekti i thellë për teknologjinë, që përbën bazën e kësaj kulture”.

Shtylla kryesore e kësaj kulture të sigurisë arrihet përmes trajnimit të atyre që operojnë uzinën bërthamore. Ja si e përshkruan departamentin e trajnimit të kompanisë ruse për Busherin shkencëtari amerikan në Laboratorin Kombëtar Brookhaven.

“Ata po i trajnojnë operatorët në teori. Pastaj kalojnë në të gjithë simulantët, që janë të njëjtë me standartet perëndimore, si dhe bëjnë praktikë në uzinë”.

Ashtu si simulantët që përdoren në trajnimin e pilotëve, operatorët e uzinave bërthamore mund të mësojnë të përballojnë problemet dhe emergjencat pa bërë gabime në realitet, që mund të shkaktojnë viktima dhe të dëmtojnë ambjentin.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore do të vëzhgojë prodhimin në uzinë. Kjo agjenci dërgon grupe inspektorësh në uzinat bërthamore për të siguruar që ndiqen praktikat më të mira. Drejtori i agjencisë për Sigurinë e Instalimeve, Philippe Jamet.

“Ata shohin programet e trajnimit – si operatorët trajnohen për të përballuar aksidentet. Ne vëzhgojmë gjithashtu kualifikimin e njerëzve që kryejnë mirëmbajtjen. Gjithashtu përgatitjen e uzinës për emergjenca të mundshme”.

Agjencia për Energjinë Atomike të Iranit ka thënë vazhdimisht se do të ndjekë protokollin operacional dhe atë të sigurisë të Kombeve të Bashkuara për uzinën e Busherit.

Vendet që prodhojnë energji bërthamore kanë mësuar se divijimi nga procedurat e vendosura mund të jenë vdekjeprurëse. Shembulli më i mirë është aksidenti i vitit 1986 në اernobil të Ukrainës. Aksidenti ishte rezultat i eksperimenteve që po kryenin zyrtarët me sistemin ftohës të reaktorëve. Prova shkaktoi një shpërthim që përhapi rezatim në pjesën më të madhe të Evropës.

Në segmentin tjetër të këtyre serive, do të flasim për çështjen e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe se si uzina e Busherit mund të jetë një faktor në të.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back