Si vdes njeriu...?

Kresha

A pretty face can never trick me
Thuhet se njeriu vdes në një moment të caktuar. Vdes kur shpirti i tij lë trupin për të udhëtuar drejt Zotit. Drejt Atij nga i Cili edhe është frymëzuar. Këtë nuk e diskuton askush dhe është një e vërtetë e patjetërsueshme. Kjo vdekje ngjason me kataklizmën, me ditën e fundit të kësaj bote. Por, ashtu siç kemi shenja që na tregojnë për ditën e kataklizmës po ashtu kemi shenja që na tregojnë për vdekjen.
Pra, ashtu siç është thënë se vdekja është një ditë e Kataklizmës, në miniaturë, që e përjeton çdo person. Po ashtu, kemi edhe shenja që na tregojnë se jemi duke shkuar drejt vdekjes apo se jemi duke vdekur pjesë pjesë.
Njeriu vdes pak nga pak kur humb miqtë, shokët, të afërmit, familjarët, të dashurit, etj. Ai vdes kur thyhet emocionalisht nga ata që nuk e ka pritur një gjë të tillë, vdes kur tradhtohet aty ku më së shumti kishte besim, vdes kur lihet në baltë kur më së shumti kishte nevojë për një dorë ndihme.
Pra, kështu vdes njeriu...
Vdes kur shpirti i tij coptohet, thërmohet, thyhet e shkallmohet nga sprovat, sfidat, problemet, njerëzit që kishte afër e me të cilët jetonte...
Andaj, le të kemi kujdes në raportin tonë me të tjerët. Le të kemi kujdes dhe mos të lejojmë që të bëhemi shkak për vrasjen e dikujt, sado që mund të na duket e vogël.
Thjeshtë, nëse nuk mund të mbajmë të gjallë e në jetë njerëzit së paku mos ti vrasim ata...

331781140_758473778815747_3189861334475373355_n.jpg
 
Ermmm … Drejt Zotit ? Kush e thote k’te ?🤔
 
Njeriu nuk vdes por ndron jete 🥰
Po vlla nese flasim per vdekjen si proces si ligj te Zotit etj, por mendoj se nuk eshte fjala per nje vdekje te tille finale por per vrasje te shpirtit ne menyre graduale
 
Njeriu vdes kur humbet shpresën.
Kur nuk beson më as tek vetja e jo më tek të tjerët.
Kur nuk e përballon dot dhimbjen dhe ndihet i lodhur nga jeta...
Kjo është vdekja.....
 
Bac, kalun Pashket vec prit vitin tjeter si Krishti edhe ti...
Eh me bacin, qysh po thotë tema "Vdes kur shpirti i tij coptohet, thërmohet, thyhet e shkallmohet nga sprovat, sfidat, problemet, njerëzit që kishte afër e me të cilët jetonte..."
 
Eh me bacin, qysh po thotë tema "Vdes kur shpirti i tij coptohet, thërmohet, thyhet e shkallmohet nga sprovat, sfidat, problemet, njerëzit që kishte afër e me të cilët jetonte..."
Bac tyben ke fillue ka m'pelqe fort ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top