Si u vendos fashizmi ne Shqiperi

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga Kastriot Dervishi

‑Kush ishin bazat e fashizmit në Shqipëri

‑Si funksiononte aparati fashist dhe cilët ishin institucionet e tij.

‑اfarë ishte Statuti i Partisë Fashiste?

‑Kush ishin komunistët që figurojnë fashistë para vitit 1941

‑A ka qenë Enver Hoxha fashist

‑Pse ishte midis grave fashiste të Elbasanit edhe Maria Shuteriqi

‑Pse ishte fashist presidenti i parë i Shqipërisë komuniste Omer Nishani.

Një temë tabu, e panjohur dhe gati e paprekur në historiografinë shqiptare është ajo që ka të bëjë me ideologjinë fashiste dhe përhapjen e saj në Shqipëri në vitet 1939 ‑ 1943. Sigurisht që për fashizmin është folur e shkruar jo pak në një sens të caktuar, por asnjëherë nuk është shkruar për mënyrën e funksionimit të aparatit partiak dhe shtetëror të tij. Nga ana tjetër periudha në fjalë nuk mund të lihet jashtë objektit të studimit vetëm për shkaqe ideologjike. Për më tepër mjaft anëtarë të mëvonshëm të Partisë Komuniste të Shqipërisë kanë qenë ndër fashistët më të shquar para prishjes së paktit gjermano ‑ sovjetik që ndodhi si pasojë e sulmit që Gjermania i bëri Bashkimit Sovjetik në qershor 1941.

اfarë ishte fashizmi musolinian

Frymëzues i ideologjisë fashiste ishte Benito Musolini (25 korrik 1883 ‑ 28 prill 1945). Udhëheqësi i ardhshëm fashist pasi kaloi një fëmijëri të vështirë, në fillim të shekullit të 20‑të u aktivizua në disa organe shtypi derisa më 1912 arriti të drejtojë gazetën socialiste "Avanti". Pasi mori pjesë në Luftën e Parë Botërore në radhët e ushtrisë italiane, Benito Musolini krijoi më 23 mars 1919 në Milano bërthamën e parë të Partisë Fashiste. Shumë shpejt në harkun e tre vjetëve partia e tij pati një anëtarësi prej 700 mijë vetësh. Fashizmi musolinian konsistonte në mobilizimin e madh të forcave morale dhe lëndore. Organizmi i tyre ishte një ushtarak dhe sindikal përkrah atij politik që përmblidheshin në fashe, skuadra dhe sindikata. Më pas fashet e sindikatat u shkrinë në federata me baza krahinore. Anëtarët e Partisë Fashiste kishin edhe uniformën e vet të veçantë që ishte këmisha e zezë. Për këtë shkak fashistët quheshin rëndom edhe këmishëzinj.

Më 21 prill 1922 Benito Musolini në ditën e themelimit të qytetit të Romës, mbajti në këtë qytet një takim të madh që e cilësoi si "festë fashiste".

Më 16 tetor 1922, gjatë një kuvendi në Milano, fashistët vendosën marshimin mbi Romë mbi bazën e 5 pikave që ishin:

1‑Mobilizimi dhe pushtimi i institucioneve publike në qytetet kryesore të Italisë.

2‑Përqendrimi i forcave fashiste 5 rajone të Italisë.

3‑Ultimatumi drejtuar qeverisë së kryesuar kryeministri Facta.

4‑Hyrja në ministri dhe pushtimi i tyre me çdo çmim........

5‑Ndërtimi i një qeverie fashiste dhe mobilizimi i forcave ushtarake në një qytet të Italisë qendrore nëse dështonte pika katër.

Për të realizuar qëllimet e mësipërme më 24 tetor 1922, Musolini organizoi mbledhjen e madhe në Napoli ku 40 mijë fashistë dhe 20 mijë punëtorë shoqëronin fjalimin e liderit të tyre duke thirrur vazhdimisht "Duçe, Duçe..." (që do të thotë prijës). Pas mbledhjes së Napolit filloi marshimi fashist, ku mijëra fashistë të armatosur ju drejtuan Romës. Komanda e Përgjithshme e ushtrisë fashiste qëndronte në Peruxhia dhe drejtohej nga Emiloi De Bono, Italo Balbo, Cezare De Vecchi dhe Michel Biachi. Kryeministri italian Facta duke parë këtë gjendje kërkoi nga mbreti Viktor Emanueli i III‑të shpalljen e shtetrrethimit dhe shtypjen e revolucionit fashist. Përgjigja negative e mbretit e detyroi kryeministrin të japë dorëheqjen më 28 tetor 1922. Pikërisht kjo ditë ka hyrë në histori si "trimfi fashist". Më 30 tetor Musolini hyri në Romë dhe filloi përgatitjet për të formuar qeverinë e re. Deri më 1925 Musolini drejtoi një qeveri koalicioni. Pas këtij viti drejtimi i qeverisë së tij ishte tërësisht në dorë të tij dhe të Partisë Fashiste. Një vit më vonë u ndalua me ligj krijimi i partive dhe organizatave.
 
Titulli: Si u vendos fashizmi ne Shqiperi

Hyrja në fuqi e Statutit të ri të Mbretërisë Shqiptare në qershor 1939

Gjatë viteve të mbretërisë zogiste, ideologjia fashiste nuk kishte mundur të depërtonte në atë mënyrë që pritej, ndonëse për të ishte bërë një investim jo i pakët nga italianët. Në tërësi idetë fashiste u përqafuan nga një grup i vogël intelektualësh të cilët u përfshinë më vonë në të ashtuqujaturën "Lëvizje të Delvinës" të vitit 1937 dhe që mbronin teorinë e "diktaturës së ndritur".

Pas pushtimit të 7 prillit 1939, dhe të ashtuquajturit "bashkim personal" midis Shqipërisë dhe Italisë, në Shqipëri pati një terren ideal për zhvillimin e ideve fashiste. Në funksion të "bashkimit personal" u krijua më pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, i cili ju dorëzua për nënshkrim Viktor Emanuelit të III‑të nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vërlaci më 3 qershor 1939. Ky Statut përmbante 7‑të kapituj. Në statut Shqipëria përcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit të "bashkimit personal" dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III‑të. Sipas statutit mbreti emëronte dhe ç`emëronte të gjithë ministrat.

Në vend të parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6‑të i statutit i kushtohej "të drejtave dhe detyrave të qytetarëve".

اfarë ishte Milicia Fashiste



Ndër organizmat e para të Partisë Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nëshkroi dekretin për krijimin e kësaj milicie, e cila bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Sipas vetë fashistëve kjo milici "garantonte zhvillimet e revolucionit fashist". Milicia Fashiste ishte e organizuar në një komandë dhe e shpërndarë në 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Fashiste pasi në fund të fundit anëtari i kësaj partie quhej milic vullnetar.

Ja një pjesë e Statutit të Partisë Fashist

Me dekretin e firmosur nga Mëkëmbësi Jakomoni datë 2 qershor 1939, hyri në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore të këtij satuti janë këto:

"‑Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nën urdhërat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.

‑Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisë.

‑Pranimi në PFSH bahet përmjet nji kërkese apo me levën fashiste. Leva fashiste konsiston në kalimin nga bijt e shqipes në rreshtat e balilave shqiptarë e shqiptareve të vogla; nga balilat shqiptarë në rreshtat e avanguardistëve, nga avanguardistët në grupet e fashistëve universitarë e të djelmënisë fashiste; nga fashistët universitarë e të djelmënisë fashiste në PFSH e në Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla në rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare në rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet për çdo vjetë.

‑Fashisti në kohën e pranimit në PFSH betohet dhe nënshkruan formulën e betimit:

"Betohem se do të kryej urdhënat e Duçes, Themelues i Perandorisë dhe Krijues i Shqipnisë së Re ‑ dhe do t`i shërbej çështjes së Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim".

‑PFSH përbahet prej fasheve. Fashet inkuadrohen në krahina, në Federata të Fasheve. Fashi inkuadron të nënshkruemit në PFSH të nji komune. Ndër qendrat urbane e ndër fraksionet me randësi mund të formohen grupe lagjesh fashiste. Grupit të lagjes i besohen funksione analoge me ato të Fashit brenda kufijve me karakter toksor të caktuem prej sekretarit të Fashit. Grupi fashist i lagjes përbahet së paku prej dy sektorësh. Sektori përmbledh dy deri në gjashtë nuklej dhe nuk bashkërendon veprimtarinë....Nukleu përmban njisinë organizuese themelore të PFSH‑së dhe duhet të formohet pranë çdo fraksioni, pranë çdo qendre bujqësore të rrethit të çdo Fashi.
 
Titulli: Si u vendos fashizmi ne Shqiperi

‑Organizatat e PFSH‑së janë

Grupet e fashistëve universitarë

a‑Djelmënia e Liktorit

b‑Fashet femnore

c‑Opera dopolavore

Enti Asistenca Fashiste

Varen drejpërdrejt nga PFSH‑ja organizatat e punës

‑Pranë çdo federate të fasheve formohen: nji Komandë Federale e Djelmënisë së Liktorit; nji grup i fashistëve universitarë; nji Federatë e Fashëve femonore; nji dopolavore krahinore; nji Komitet Krahinor i Entit Asistenca Fashiste.

‑Pranë çdo Enti formohen: Nji komandë e Fasheve të Djelmënisë së Liktorit, nji Fash femnuer; nji dopolavoro; nji Komitet Komunal i Entit Asistenca Fashiste.

‑Jerarkët e PFSH‑së janë:

1‑Sekretari i PFSH‑së

2‑Pjestarët e Drejtorisë Qendrore

3‑Sekretarët federale

4‑Pjesëtarët e Drejtorisë Federale

5‑Sekretari politik i fashit

6‑Pjestarët e drejtorisë së Fashit

7‑Fiducjari i Grupit fashist të lagjes

8‑Pjestarët e Konsultës së Grupit Fashist të lagjes

9‑Kryetari i sektorit

10‑Kryetari i Nukleos

‑Organet kolegjale të PFSH‑së janë:

1‑Drejtoria Qendrore

2‑Këshilli Qendror

3‑Drejtoria e Federatës së Fasheve

4‑Drejtoria e Fashit

5‑Konsulta e Grupit Fashist të lagjes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top