“Si u ndjeva kur pashë Bertin me dy femra në shtrat”

eGo0sTyle

System Engineer
BERTI1-292x300.jpg

berti2-300x199.jpg

Një grua që flet për një thyerës tabush dhe ai është burri i saj prej 30 vitesh. Nuk ndodh shpesh që një bashkëshorte t’i pranojë të gjitha kapriciot e burrit të saj, sado artist apo “avanguard” qoftë ai. Por, Mimoza Dino është ajo që e shtyn dhe më tej fantazinë e shfrenuar të këngëtarit të viteve ’80-të, Robert Aliaj. Në këtë intervistë për “Panorama Plus” tregon se si është ndier kur ka parë Bert Aliajn në shtrat me dy femra, në klipin e tij me titull “Vende me parfum”.
Robert Aliaj rikthehet në muzikë pas 20 vitesh me një ide jo të zakontë për klipet shqiptare, ndërsa shfaqet në shtrat me dy femra. Si do ta komentoje këtë ide të tij nëse do e shihje me syrin e bashkëshortes?
Unë do të preferoja të merresha me shkakun dhe jo pasojën, pra motivin shtytës, se si lindi ky single dhe videoklipi e pastaj do të komentoja për dy femrat në shtrat, të cilat janë thjesht elementi ngjizës dhe janë vendosur në atë “setting” për t’i shërbyer motivit dhe idesë së klipit. E dëgjova singëllin e ri të Robertit, por kësaj here më erdhi keq që nuk e shoqërova gjatë procesit të punës, mbasi teksti dhe muzika u formuluan gjatë periudhës që Roberti ndodhej në Tiranë. Por, nga ana tjetër, me mirë që nuk ju gjenda pranë gjatë procesit të këngës, se ndoshta do ta kisha influencuar për keq me shijen dhe kërkesat e mia pak të stereotipizuara. Oh God! Më mirë, se kush dëgjonte më vonë të njëjtin refren nga Berti.
Ti je nga të parët persona që e ke parë klipin para se të transmetohej. Si t’u duk?
Kënga kur e dëgjova, më dha një ndjesi befasuese. ثshtë e freskët e shumë impulsive, më provokoi dhe më elektrizoi si një këngë e zhanrit elektro-dance me influenca hip-hopi, që të fton dhe të tundon të përjetosh një moment “chillout”.
ثshtë kjo këngë e shijeve të tij apo Berti në këtë rast i është përshtatur tregut muzikor?
Në fakt, singëlli i ri i Robertit ndoshta është larg ekzigjencave të Robertit për të thënë diçka shumë esenciale dhe po ashtu larg kërkesave të tij për një art e muzikë të angazhuar. Por, kjo është një këngë dhe videoklip i infuencuar nga tendencat bashkëkohore në muzikë. Mendoj se kënga e re është një hit festival që të grish, të tundon të përfshihesh dhe të bëhesh pjesë e një eksitimi veror kolektiv. Për mua “Vende me parfum” është një impuls sensual, ndoshta një nevojë e brendshme e Robertit që nëpërmjet këtij impulsi t’i largohet problematikës social-politike, që ofron realiteti në Shqipëri. Kënga propozon një largim nga realiteti dhe rivlerësim të vetes e të diçkaje tepër të brendshme. Më konkretisht, e shikoj singëllin e ri si një eksplorim dhe rivlerësim të sensualizmit dhe të erotizmit të vetë Robertit.
Në klip presupozohet që Berti shkon në shtrat me dy femra njëkohësisht. Me çfarë syri i ke parë ato, janë të bukura, sensuale, joshëse?
M’u duk se ato vajzat janë sensuale, por jo kalibri i bukurisë femërore që do të kënaqnin shijet ekstravagante të Robertit për idhullin e vet femëror. Por, për shijen time, në fakt me pëlqejnë më shumë ato të dyja, sesa dy femra të tjera që do të ishin më të bukura, por më të ftohta dhe jo aq sensuale.
Po ai vetë si t’u duk në perfomancën e tij, ishte 100 për qind ai që ti njeh?
Videoklipi është një tendencë me fotografi të kuruar dhe i kursyer në efekte. ثshtë klip disi provokativ dhe më pëlqen pikërisht fakti që këtu Roberti nuk del jashtë natyrës së tij provokative. Ndihet raporti i mirë dhe adhurimi për femrën, ndërkohë që ato joshin dhe tundojnë. Këtë komfort ia jep fakti që Roberti zgjodhi ta bëjë videoklipin midis objektit të adhurimit të vet, femrës. Pashë që ka një interaksion seduktiv midis femrave dhe Robertit. Mendoj se në videoklip është e rëndësishme që Roberti ndihet në paqe me veten dhe vajzat sensuale, që vërtiten rreth tij e që provokojnë virilitetin e Bertit, gjë që ia shton spontanitetin dhe origjinalitetin klipit. Nga ana tjetër, “Vende me parfum” është një fryt i spontanitetit dhe natyrshmërisë në krijimtari e dëshirës së egër të Robertit si artist multifacettes për të eksploruar tendenca të ndryshme në art dhe muzikë.
Po në jetë, çfarë tip mashkulli është, si sillet me ty e femrat në përgjithësi?
Berti më bën të ndihem femër, është aq sa macho duket, po aq i brishtë dhe i ndjeshëm, është i fortë, i egër dhe i butë. Jep shumë dashuri, vëmendje dhe shpesh pyes veten ku i buron kjo forcë dhe energji. Eshtë tipi i mashkullit autoritar-dominant, por njëherësh aq sentimental e sensibël, saqë di ta bëjë femrën e vet të ndihet e vetësigurt e t’ia rrisë vetëvlerësimin. Por, shumë herë eshtë kokëfortë, kapricioz e tejet nervoz, me pak fjalë herë-herë ta sjell në maj të hundës. Unë disa herë nuk jam dakord me qëndrimet e tij radikale, por e adhuroj kurajën që ka për të denoncuar të rebeluarit e tij.
Je ndier xheloze për dy vajzat në klip, duke pasur parasysh faktin që janë vetëm 20 vjeçe?
Hmmm. Dashuria, bukuria dhe sensualizmi nuk njohin moshë, çdo moshë propozon bukurinë, sharmin e performancën e vet, ndaj s’ndihem xheloze jo vetëm për këtë arsye, por dhe për arsye të tjera më të qenësishme. Pikërisht ky videoklip pas një eksperience jetësore dhe bashkëshortore me Robertin, nuk më bën kurrsesi të ndihem xheloze. Xhelozia tashmë është një koncept tepër i vjetruar për mua; Mbas një bashkëjetese të gjatë kur ia kemi njohur njëri-tjetrit statusin e të zgjedhurit, s’ka më vend për xhelozi. E përjetoj videoklipin si tepër nxitës, tek shoh Robertin disi në intimitet me ato dy vajza sensuale. Eshtë tipike për Robertin të tentojë dhe të guxojë. Sa më pëlqen, kur ai tenton dhe eksperimenton! Pavarësisht nga disa pakujdesi të vogla me look-un e tij, në video spikat si mashkull macho e viril, si në realitet, apo jo?!
Mund të jetë ai burri që tradhton, më saktë mbi ç’baza e keni ndërtuar bashkëjetesën tuaj të gjatë dhe besimin tek njëri-tjetri?
Tradhti?! Po me tingëllon si një term i vjetër, ndoshta e keni fjalën për mungesën e besnikërisë? Bashkëjetesa jonë si çift është e ndërtuar mbi një marrëdhënie reciproke transparente. Dashuria jonë ka histori, ka shumë respekt, gjë që siguron mirëbesimin reciprok. Por, pavarësisht nga kjo, nuk e kam paragjykuar dhe nuk kam gjykuar se Roberti nuk më do nëse mund të jetë tunduar nga bukuria joshëse e ndonjë femre tjetër, aq më tepër për tipin dhe natyrën ekstrem impulsive prej artisti të Robertit. Në rastin kur nuk vihet në lojë dashuria e respekti për mua, ndihem po aq e vlerësuar edhe nëse Roberti mund të tundohet nga ndonjë femër tjetër.
Deri ku shkon liria e një artisti të martuar, ti çfarë pakti ke bërë me veten?
Mendoj se duhet t’i shmangemi gjykimit stereotip dhe nuk duhet gjykuar një artist sipas kodit moral konvencional, siç do të gjykohej një punëtor ose ekonomist. Një nga fenomenet magjike që ndodh me njeriun është tundimi dhe tundimi i një artisti është baras me një vepër arti, me një krijim.

KLOTILDA HARKA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top