Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektrifikimin

Nga: Luan Shtëpani

Vitet e para të çlirimit të Shqipërisë do të konsideroheshin të vështira sepse vendi duhej ndërtuar. Po ashtu, një rëndësi e veçantë iu kushtua sistemi energjetik.

Punonjes-te-HC-Ulez-foto-e-vjeter-300x224.jpg


Ne nuk kishim trashëgimi në fushën e studimeve, projektimeve, ndërtimit dhe shfrytëzimit të veprave energjetike. Duhet të fillohej çdo gjë nga e para. Hapi i rëndësishëm për atë periudhë ishte ndërtimi i H/C në Lanabregas të Tiranës. Ai filloi në vitin 1947 dhe u vu në shfrytëzim në fund të vitit 1951. Të gjithë kuadrot drejtues, specialistë dhe punëtorë ishin të rinj 20- 25 vjeç, pa përvojë për punime të rëndësishme që do duheshin të bëheshin. Punimet duhet të kryheshin në terren malor e në kushte të vështira meteorologjike.
U gërmuan dhe u betonuan rreth 7 km tunele. Për ndërtimin e tij, u bënë me mijra metër kub gërmime, mbushje dhe betonime nën dhe mbi tokë, montime tubacionesh dhe konstruksionesh metalike. Prodhimtaria mesatare vjetore nga 20 milion kilovat/orë në vit u rrit në rreth 40 milion kilovat/orë. ثshtë për t’u theksuar se niveli i ndërtimit ishte i prapambetur, pa mekanizime, gërmimet e tuneleve bëheshin me pistoletë, për plasjen e minave në vend të dinamitit përdorej baruti i predhave të mbetura nga lufta. Për gërmimet përdoreshin kryesisht kazma, materiali i gërmuar nxirrej me vagona,që shtyheshin me krahë. Hidrocentrali u inaugurua më 7 nëntor 1951, duke u realizuar kështu energji e bollshme për Tiranën dhe Durrësin. Vlen të përmendet puna e lavdërueshme e drejtuesve të punimeve dhe e Sali Vatës i cili do të pagëzohej këtu si ‘luani i tuneleve”.

H/C Ulëz
ثshtë ndërtuar në afërsi të fshatit Ulëz, në pjesën e sipërme të lumit Mat. Fillimi i punimeve u bë më 11 janar 1952. Më pas filloi ndërtimi i rrugës Milot- Ulëz, një zonë krejtësisht e izoluar. Për ndërtimin e saj, punuan jo vetëm specialistët që ndërtuan hidrocentralin e Lanabregasit në Tiranë, por edhe fshatarë nga rrethet e Matit, Mirditës, Krujës dhe Dibrës. Brenda një kohe të shkurtër Ulëza u bë një qendër e re e banuar ku jetonin dhe punonin rreth 2900 punonjës. Diga është e lartë 64 metra me volume betoni 260 mije metër kub. Vellimi i liqenit është 360 milion metër kub ujë, me sipërfaqe rreth 13, 5 km katror. Shkarkimi i ujërave bëhet nga portat me aftësi 3200 metër kub në sekondë. Hidrocentrali ka të vendosur 4 agregatë me fuqi 25 mijë kW dhe aftësi prodhuese 120 milion kW në vit. Inaugurimi shfrytëzimit u bë më 11 janar 1958.
Përfundimi dhe lidhja me rrjetin elektrik me tension 110 kilovolt bënë të mundur krijimin e sistemit unik energjetik të vendit që drejtohesh nga qendra dispeçer në Tiranë. Ulëza do të kthehej në “universitet të praktikës” për shumë inxhinierë, të cilët njohuritë e shkollës i përsosën në këtë hidrocentral i cili mbart vlera të mëdha për vendin.

H/C Shkopet
Ky hidrocentral ndodhet rreth 20 km më poshtë nga H/C Ulzës afër Shkopetit. Fuqia e vendosur e tij 24 mijë kW me dy turbina nga 12 mijë kW seicila. Prodhimtaria vjetore është rreth 94 milion kW. Punimet filluan në janar të vitit 1958, ndërsa H/C u vu në shfrytëzim më 10 korrik 1963.

Pas një pune intensive prej gati tre vitesh, studiuesit përfunduan studimet me disa variante dhe në fillim të vitit 1964 u miratuan në instancat më të larta të shtetit. U gjykua se mund të ndërtoheshin 5 H/C në Skavicë, Fierzë, Koman, Vau i Dejes dhe në Bushat me fuqi të përgjithshme të vendosur prej rreeth 1, 8 milion kW dhe prodhim vjetor rreth 6, 5 miliard kilovat /orë. Kjo sasi energjetike po të prodhohej në termocentrale do të kërkonte rreth 2, 8 milion ton naftë në vit. Në studim u trajtuan edhe probleme të tjera si tipi i digave, lartësia e tyre, materialet e ndërtimit, radha e ndërtimit, koha e vënies në shfrytëzim, numri i punonjësve, kuadrot etj.

H/C Vau i Dejës
Ky objekt ngrihet në pjesën e poshtme të lumit Drin, para se ai të bashkohet me lumin e Bunës rreth 18 km larg qytetit të Shkodrës. Punimet e ndërtimit filluan në janar të vitit 1967. Diga u ndërtua me material vendi. Aftësia e prodhimit të energjisë është rreth 1 miliard kilovat/orë. Inaugurimi i shfrytëzimit u bë më nëntor të vitit 1971.

H/C Fierzës
Ky hidrocentral është ndërtuar në brigjet shkëmbore të Drinit, pak më përpara se ky lum të bashkohet me Valbonën. Gjatësia e lumit Drin brenda vendit deri në derdhje është 285 km. Më 24 nëntor 1971 ish kryeministri i kohës Mehmet Shehu zbuloi pllakën e cila shënonte fillimin e punimeve. Kjo u shoqërua me një plasje të fuqishme të minave në vendin ku do të ngrihej diga. U diskutuan disa variante kryesore, me digë hark, digë graviteti, prej betoni dhe me material vendi me zhavor, argjil, gurë etj. Pas shumë debatesh mes specialistëve u vendos që të ngrihej diga me material vendi. Instituti i Projektimit të hidrocentraleve e transferoi qëndrën e tij në Fierzë pranë objektit të ndërtimit. Karakteristikat teknike të tij do të ishin fuqia 500 mijë kilovat me 4 turbina nga 125 mijë kilovat secila. Diga është me material vendi me bërthamë argjile mbushur me zhavorr gurë etj. Pa u ndalur në hollësi të mëtejshme në fund të muajit shkurt 1978 u mbyll përfundimisht tuneli i shkarkimit për të krijuar liqenin e Fierzës. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të lartë të shtetit, kuadro dhe specialistë, punonjës shqiptarë dhe kinezë. Më 2 prill 1978 me shumë vështirësi do të bëhej montimi i turbinës së parë. Ndërsa në korrik të këtij viti specialistët kinezë do të largoheshin nga vepra. Pikërisht në këto ditë u realizua një aktiv i zgjeruar në kinoklubin e Fierzës, ku morën pjesë projektues, ndërtues dhe montues. Përfaqësuesi i lartë i qeverisë në këtë mbledhje njoftoi se specialistët kinezë ishin larguar nga Shqipëria. Ai i bëri thirrje projektuesve, ndërtuesve dhe montuesve, që të vazhdojnë punimet për ndërtimin e veprës. Kuadrot, punonjësit dhe specialistët iu përveshën punës për të ndërtuar veprën. Kështu më 8 tetor u montua turbine e dytë, ndërsa më 14 tetor 1978 u bë përurimi i veprës. Në shesh morën pjesë rreth 10 mijë vetë nga Tropoja, Kukësi, Puka, Fierza etj. Të moshuarit do të deklaroheshin para ndërtimit të H/C se do të ishte i pamundur komandimi i lumit Drin nga dora e njeriut. Tashmë ato shijuan mrekullinë, diga bashkoi malet, ndërsa uji i Drinit u përdor për prodhimin e energjisë. Për ndërtimin e H/C të Fierzës morën pjesë punonjës nga e gjithë Shqipëria si ato që kishin punuar në vepra të tjera dhe të rinj. Gjatë punës për ndërtimin e veprës dhanë jetën 52 punonjës. Në vitin 1980 vepra u vu në punë plotësisht.

H/C Koman
Ky H/C është rreth 2 km afër fshatit Koman. Punimet e para gjeologjike -inxhinierike filluan në vitin 1974, ndërsa punimet normale në vitin 1981. Për herë të parë u ndërtua një digë e cila jo vetëm uli shpenzimet, por krijoi mundësi për të shkurtuar afatin e vënies në punë të objektit. Hidrocentrali ka 4 turbina fuqi e tyre 60 mijë kW nga 150 mijë secila. Prodhimtaria vjetore mesatare është 1,8- 2 miliard kilovat/orë.

H/C Bistrica 1
Ky hidrocentral është ndërtuar mbi lumin e Bistricë. Ka një fuqi të vendosur 22 500 kW me 3 agregatë me 7500 kW seicili dhe prodhimtari vjetore prej rreth 100 milion kilovat/orë. Punimet filluan në janar 1958 dhe u vu në shfrytëzim në maj 1964

H/C Bistrica 2
Me një turbinë, prodhimtaria 35 milion kilovat /orë në vit. U vu në punë më 1966. Për ndërtimin e dy H/C-ve u kryen mijra metër kub gërmime të jashtme, nëntokësore dhe betonime të ndryshme. Projektimet e ndërtimit u bënë nga specialistët tanë.

Elektrifikimi
Pas ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të mjaft objekteve energjetike për prodhimin e energjisë elektrike doli problem i përdorimit të gjere të saj në jetën e gjithë popullit. Duke e shtrirë atë në fshatra, duke ngushtuar sa më shumë dallimin me qytetin në dhjetor të vitit 1967 u vendos elektrifikimi i plotë i fshatit. Ishin elektrifikuar vetëm 30 përqind e tyre. Në atë kohë, vendi kishte 2546 fshatra gjithsej. Gjatë kësaj periudhe 1968-1971 do të duheshin të elektrifikoheshin 70 përqind e fshatrave ose 1760 prej tyre, ato në kushte të vështira malore dhe larg qendrave të mëdha të banuara. Në vitin 1968 u elektrifikuan 343 fshatra, në 1969 753 në 1970 664 fshatrat e fundit duke bërë të mundur përfundimin një vit para afatit të parashikuar. Kështu 25 tetori i vitit 1970 u caktua si “dita e dritës” ku u elektrifikua dhe fshati i fundit në vend. Në këtë mënyrë, vendi ynë dikur i prapambetur u rradhit në vendet e pakta me fshatra plotësisht të elektrifikuar.
Ky aksion u realizua me ndihmë jo vetëm të specialistëve elektrikë, por dhe shumë punonjësve nga fshati dhe qyteti. Kështu pra, u hoq njëherë e përgjithmonë ndriçimi me pisha dhe llampa vajguri, duke u zëvendësuar me dritën elektrike. Përsosmëria ka vazhduar në vite ku dhe janë të shumta investimet e kryera për sistemin tonë elektroenergjetik. Gjatë këtyre viteve janë ndërtuar edhe termocentrale të cilat janë më të lira në ndërtim, por kushtojnë në shfrytëzim. Energjia e prodhuar nga termocentralet është 50 herë më e shtrenjtë se ajo e prodhuar nga H/C. ثshtë fakt që 95 përqind e energjisë në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet. Dhe në vitin e mbrapshtë 1997 puna në sistem nuk u ndërpre asnjëherë. Kështu e përfundon rrëfimin e tij z. Sefer Kola i cili për shumë vite ka punuar në sektorët e energjetikës në ndërtim dhe në shfrytëzim, punë të cilën e vazhdon edhe sot me shumë korrektesë në H/C e Ulzës.

Sot jemi përpara fakteve të reja, privatizimit të veprave tona hidrike. Iniciativa të tilla vlen të përshëndetën, por kryesore mbetët arritja e objektivit për të patur një sistem model, pa pasoja sociale. H/C janë pasuri kombëtare.
 
Pe: Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektrifiki

Pune e madhe...kur mendon e gjitha pune krahu
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektr

Perhere kam shtuar pyetjen , Pse te gjitha veprat e tjera te ndertuara gjate perjudhes se albsocializmit i shkaterruam , i perdhunuam ,
i vjedhem , i perdhosem kurse hidrocentralet i kemi akoma dhe fale tyre shohim naten dhe ngrohemi ne dimer .
Bej thirrje ti prishim dhe ato se i ka ndertuar Enveri . ç'prisni pse nuk u bini .
Meditim . Eh turm o turm , eh palle o palle , ah babe o babe !
 
Titulli: Si u ndërtuan disa nga hidrocentralet në Shqipëri, sakrificat deri në elektr

Edhe Qeveria aktuale po nderton Hidrocentrale ku esht problemi? Po i rinderton duke i ber me modern me gjith te mirat qe mund tna ofroj epoka jon.
Sdoni me ja dit per nder Saliut,Fatosit,Ilirit,Pandeliut.... qe i ben ato hidrocentral primitiv te Enverit ne hidrocentrale qe i ofrojn popullit sot 24 ore drita.
Nje vend i izoluar per 45 vite ku rriti njerez si Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta... .Si mos te gjindet ne kte situat sot? Sali Berisha esht shembulli me i mire i pasojave qe la Enveri,njerez te babzitur per pushtet dhe para.

Qeveria ngarkon KESH-in të importojë energji, kostot i kalojnë CEZ-it faturat paguaj o popull qe han akoma bar.

METE: CEZ i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 1 miliard dollarë kto 1 miliardet qe jan nje pjes e vogel e "tiramisus" kush do i paguaj?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back