Si u copëtuan trojet shqiptare gjatë viteve 1912-1920 – Alexandre Lambert

ismail-qemali-isa-boletini.jpg


Shkëputur nga intervista me historianin zvicerian Dr. Aleksandre Lambert:

Duhet pranuar se krijimi i shtetit shqiptar është relativisht i vonshëm. Që nga dalja në arenën ndërkombëtare të çështjes shqiptare në saj të Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët nuk kanë pushuar së luftuari për autonominë e tyre politike. Vetëm në vitin 1912 gjatë Luftës së Parë Ballkanike, shqiptarët arritën të shpallin pavarësinë e tyre. Në vitin 1913 Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër e ka njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe në një fare mënyre kufijtë e saj. Sigurisht duke e paguar shumë shtrenjtë këtë pavarësi, me gjysmën e territoreve të populluara nga shqiptarë që diplomacia botërore ia dhuroi serbëve, grekëve dhe malazezëve. Dhe që nga kjo kohë bota filloi të përdorë shprehjen “Shqipëri e Madhe“, duke i paraqitur keq shqiptarët dhe duke dekurajuar çdo dëshirë të tyre që të formojnë në mënyrë të ligjshme shtetin komb shqiptar. Qe kjo dhe padrejtësia historike ndaj shqiptarëve, që përgatiti një përmbysje të vërtetë në Ballkan, duke e cilësuar këtë të fundit “depo baruti”.

Si e njihni ju Shqipërinë dhe shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë kombëtare, dhe çfarë ndodhi me ta deri në mbarimin e Luftës së Parë botërore?

Në vitin 1912 Shqipëria e pavarur shpallet shtet asnjanës. E vërteta është se që nga pavarësia dhe në vitet që erdhën dhe gjatë gjithë shekullit XX, Shqipëria, shteti më i vogël i Evropës, ka vuajtur agresione dhe pushtime të huaja më shumë se çdo shtet tjetër evropian. Për shqiptarët shekulli XX filloi me ekspeditat ushtarake dënuese të Turqisë që shkatërruar vendin, për t’i nënshtruar shqiptarët kryengritës kundër pushtimit turk, në emër të vendosjes së rendit perandorak. Pastaj, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, të gjitha palët ndërluftuese të këtij konflikti, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, në emër të luftës kundër Turqisë, pushtuan toka shqiptare dhe luftën e bënë po në territore të banuara nga shqiptarë, duke dhunuar në këtë mënyrë asnjanësinë e Shqipërisë. Gjatë Luftës së Dytë Ballkanike (1913), kur Serbia dhe Greqia u lidhën për të luftuar kundër Bullgarisë, shtetet ndërluftuese zhvilluan luftime edhe në toka të banuara nga shqiptarë. Edhe para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, ku bëri një gjenocid të vërtetë, duke djegur 400 fshatra me popullsi shqiptare – myslimane. Në shembullin e gjenocidit që kishin bënë serbët kundër shqiptarëve në vitin 1912 e 1913. Serbia pushtoi përsëri Shqipërinë e Veriut (1915) kur serbët ishin në luftë kundër ushtrisë austro – hungareze. Merrni me mend Shqipërinë e Veriut që u bë prapë fushë lufte. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, italianët filluan pushtimin e tokave të Shqipërisë Jugperëndimore (1915). Edhe francezët dërguan ushtritë e tyre për të pushtuar Shqipërinë Juglindore në vitin 1915. Ja se si Evropianët e kanë trajtuar një shtet sovran dhe asnjanës të vetë Evropës.

Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore çfarë ndodhi me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, fuqitë e mëdha ndërluftuese, fituese ose të mundura, u tërhoqën nga Shqipëria, por ushtria italiane, ajo greke dhe ajo serbe, mbetën përsëri në territorin e shtetit shqiptar asnjanës. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës, patriotët shqiptarë zgjodhën Qeverinë e re me kryeqytet Tiranën dhe ndihmuan kryengritjen popullore kombëtare shqiptare, e cila synonte të çlironte krejtësisht vendin nga forcat e huaja pushtuese. Populli kryengritës bëri “ Luftën e Vlorës”, duke hedhur në det divizionet italiane nga Shqipëria. Një luftë e drejtë kjo, por gjithmonë ishte një luftë në territorin e Shqipërisë, me të gjitha rrethanat shkatërrimtare. Kjo luftë e ngriti prestigjin kombëtar të shqiptarëve. Kështu, më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua si anëtare e Lidhjeve së Kombeve, e sapo krijuar në Gjenevë. Dhe më në fund, si Grekët dhe Serbët u detyruan të largohen nga Shqipëria, këtë here nën presionin e Lidhjes së Kombeve. Sigurisht, pasi Traktati i Paqes së Versajës e sanksionoi këtë herë sakatimin e Shqipërisë, duke u lënë jashtë kufijve shtetërorë më se gjysmën e territoreve të banuara nga Shqiptarë. Një gabim i rëndë ky i diplomacisë evropiane, që dëmtoi shumë vetëm shqiptarët. Por më në fund edhe provoi se pa zgjidhjen e çështjes shqiptare nuk mund të ketë paqe e siguri në Ballkan. Këtë e ka më në fund të qartë diplomacia evropiane dhe botërore.

alexandre-lambert-247x300.jpg


Dr. Alexandre Lambert, është historian zvicerian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten. Eshtë doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë dhe është Drejtor Akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të Armatosura. Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore, si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare, si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.
 
Redaktimi i fundit:
Per mendimin tim trojet shqiptare jane copetu me marreveshje nga drejtuesit shqiptar me ata nderkombetar te asaj kohe per hir te pavaresise
 
Ky tha 1% te asaj cfare i ka ndodhur trojeve shqiptare. Por e tha drejte 😅
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top