Si trashëgohen sëmundjet mendore nga prindi te fëmija?

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në betejën për të zbuluar shkaqet e sëmundjes mendore, shkencëtarët po shohin gjithnjë e më shumë nga faktorët gjenetikë. Ekspertët analizojnë gjasat e kalimit të sëmundjeve nga prindërit te fëmija
James Longman, babai i të cilit vrau veten pasi vuante nga skizofrenia, analizon ngjashmëritë e tij me të atin dhe mundësinë e kalimit të sëmundjes tek ai vetë.

Rrëfimi

Shpesh më thonë se i ngjaj shumë tim ati, që kam gjestet e tij dhe disa nga veset. Kjo është diçka që e marr me krenari. Por ka edhe diçka tjetër që më shqetëson. Kjo është skizofrenia e tij. Kur isha nëntë vjeç, ai vrau veten.

Pas një episodi shumë të keq gjatë dy javëve, ai i vuri zjarrin apartamentit dhe u hodh nga dritarja. Disa nga detajet e jetës dhe vdekjes së babait m’u bënë të qarta vetëm pasi e analizova mirë historinë e tij
.

Ai ishte përpjekur disa herë të vriste veten, kishte ecur nëpër rrugët e Londrës me rrobdeshambër dhe dëgjonte zëra. Të gjitha këto dallojnë shumë nga burri që unë mbaja mend si babain tim: të lumtur, kreativ dhe argëtues.

Njëzet vjet më parë, babai i tij – gjyshi im – qëlloi veten pasi zbuloi se kishte kancer. Kam edhe pjesëtarë të tjerë të familjes me probleme të shëndetit mendor. Tani në të 20-at, ndonjëherë vuaj nga depresioni. Ndaj mendoj, është kjo diçka që rrjedh nga familja ime?

Për shumë njerëz, shëndeti mendor është diçka shumë e vështirë për ta diskutuar. Por ata që përballen me këto pasiguri shpesh mund t’u drejtohen familjarëve me probleme të ngjashme. A kalova në depresion nga trauma se humba babain në rrethana tragjike? Apo është e shkruar në ADN?

Në Kolegjin e Mbretit në Londër (KCL), kërkuesit po kërkojnë të dinë më shumë rreth gjenetikës së shëndetit mendor. b expres
 
Titulli: Si trashëgohen sëmundjet mendore nga prindi te fëmija?

Kam nje rast te njohur ketu ne fakt mendoj se ka te bej pak dhe me trashegimi...dmth gjaku nga brezi ne brez...njoh nje femer ketu e cila vjen nga nje familje qe kane crregullime mendore dmth prinderit dhe dy femijet e tjere kane probleme vetem kjo ka dal cik per soj (pa ndonje keqkuptim kjo) e cila ka krijuar familjen e saj,femijet njehere per njehere duken normale ..i shoqi i jati i te cilit vuante nga skizofrenia per vite me rradh tani e ka trasheguar dhe ky edhe pse deri ne nje fare moshe ishte mire...!
 
Titulli: Si trashëgohen sëmundjet mendore nga prindi te fëmija?

po cdo semundje ne shumicen e rasteve percjellen nga gjenet ....por jo vetem smundjet, cdo veti percillet ne gjenerata ..
 
Titulli: Si trashëgohen sëmundjet mendore nga prindi te fëmija?

po cdo semundje ne shumicen e rasteve percjellen nga gjenet ....por jo vetem smundjet, cdo veti percillet ne gjenerata ..

Seshte e vertete, ka qe percillen por jo te gjitha, mos flasim per mutacionet dhe modifikimet qe ndodhin gjate periudhes si fetus, gjenet dominante te te dy prinderve qe tek femija do percjellin nje veti te re te kombinuar, dhe mutacionet qe ndodhin ne perditshmeri gjate cdo replikimi te ADN-se, ka shume faktore dhe variacione, sjane te gjitha :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top