Si transformuan suedezet nje turp kombetar ne nje nga vendet me te bukur,,

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Kur kaluan vetem 25 minuta ne det ajo mbytet per shkak te nje gabimi ne projektim. Para 50 vitesh anija u nxor ne siperfaqe, ndersa ne 1990 u hap muzeu i cili mban anijen pothuaj te paprekur dhe shume objekte te tjera te kohes te gjetura ne te. Suedezet ja arriten qe te zhnderronin nje vend te erret ne nje nder muzeumet me fitimprures te Veriut dhe nga ku edhe turistet me siperfaqesore dalin te kenaqur pavaresisht se kane paguar 15 euro ne hyrje.

Sapo hyn ne Vasamuseet te bie ne sy erresira qe mbizoteron atje. Anija eshte vendosur ne nje ndertese moderne e perfunduar para 25 vitesh. Ne anije nuk hipet por mund ta shohesh nga te gjitha pozicionet pasi ekzistojne shtate nivele observimi. Me kalimin e kohes syte mesohen dhe me eresiren dhe kuptohet se pse prozhektoret godasin vetem ne disa pika te cilat do te mbeteshin ne anonimat nese do te kishte me shume drite ne te gjithe ambientin.

Anija ka 50 metra gjatesi dhe duket e mahnitshme sidomos kur mendon se ka qendruar per 350 vjet ne fund te detit. Por pati "fatin" te gjendet ne nje pike ku takohen ujerat e embla me ato te kripurar duke qene e mbrojtur nga krimbat e detit.

Anija e cila sot gjendet ne kete muze dhe vizitohet cdo vit nga me shume se nje milion turiste u ndertua nga mbreti Gustav Adolph. Me kembguljen e mbretit u instaluan 64 topa bronzi me nje peshe totale 1200 ton. Pra nje anije e frikshme per armiqte e Suedise.

Por nuk kaluan as 25 minuta lundrim dhe anija u anua duke perfunduar shume shpejt ne fund te detit. Si difekt u konsiderua proporcionimi i gabuar i formes qe coi ne nje destabilizim. Nga 150 anetare te ekuipazhit rreth 30 humben jeten, ndersa gjysmat e viktimave u nxorren ne siperfaqe dhe skeletet e tyre gjenden ne muzeum tani.

Faji i ketij deshtimi duhet ndare: kishte gabime ne projektim. U vendosen shume topa per te kenaqur deshiren e mbretit, admirali u tregua i pakujdesshem ne testet e kryera ku anija dukej qarte e paqendrueshme. Askush nuk pati kurrajon te tregonte kete nga frika e zemerimit te mbretit i cili kishte shpresen se kjo anije do te nenshtronte armiqte e perbetuar: Polonine.
 
Pe: Si transformuan suedezet nje turp kombetar ne nje nga vendet me te bukur,,

Lol jan te zgjuar bota jo si ne.. :D
 
Pe: Si transformuan suedezet nje turp kombetar ne nje nga vendet me te bukur,,

Normal dhe ne jemi te zgjuar por per prapsira :D
 
Pe: Si transformuan suedezet nje turp kombetar ne nje nga vendet me te bukur,,

Ne jemi shembulli me i mire si nje vend te bukur ta kthejme ne nje turp kombetar
 
Titulli: Si transformuan suedezet nje turp kombetar ne nje nga vendet me te bukur,,

Boh kjo është e keqja jonë...vetëm shajmë vendin tonë :P :mad:
 
Back
Top