Për fëmijët me imunitet të dobët ose që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër vaksina kundër gripit është e domosdoshme.
Moshat më delikate janë fëmijët para moshës dy vjeç, tek të cilët është shumë i vështirë identifikimi i simptomave. Simptomat ndryshojnë nga një fëmijë në një tjetër, por më kryesoret janë: teshtima, kolla dhe temperatura. Në rast se nuk ka ndërlikime, simptomat e gripit mund të largohen brenda javës, në rast se tregohemi të vëmendshëm me regjimin dhe me ushqimin.
Si shfaqet virozat në shëndetin e fëmijëve?
Shenjat ndryshojnë nga një rast në tjetrin, po te fëmijët shumë prej tyre varen prej moshës. Nga kontakti me një të sëmurë, deri në shfaqjen e shenjave të para, kalon një periudhë e heshtur mjaft e shkurtër, disa orë deri në 1-2 ditë. Shenjat kryesore te fëmijët e rritur janë: rrufë, teshtitje, kollë, skuqje sysh e hundësh, temperaturë deri në 39-40 gradë shpesh e shoqëruar me rrëqethje e të dridhura, dhimbje “goje” e veshësh, dhimbje koke, muskujsh, kockash e kyçesh dhe jo rrallë herë dhimbje barku, të vjella e diare. Fëmijët e prekur nga virozat gripale kanë gjendje të përgjithshme jo të mirë dhe mungesë oreksi. Tek fëmijët e sapolindur mungojnë shumë nga ato shenja që vërehen tek fëmijët pak me të rritur. Prandaj prindërit duhet të tregohen më të vëmendshëm. Te këta fëmijë shfaqen disa shenja të përgjithshme si humbja e gjallërisë së mëparshme, grindjet (në dukje pa shkak), të qarat, mungesa e oreksit, prishja e humorit dhe e gjumit etj. Në latantët (moshat deri 2 vjeç) përveç shenjave të mësipërme shpesh në plan të parë dalin çrregullimet e aparatit tretës (të vjella dhe diare), dhimbje barku me ose pa temperaturë.
Sa ditë zgjat kjo situatë?
Shenjat arrijnë pikun gjatë 2-3 ditëve të para, mandej fillojnë të zbuten. Nëse nuk ka ndërlikime, sëmundja ka ecuri të shkurtër, mesatarisht 6-7 ditë. Kolla dhe mungesa e oreksit mund të vazhdojnë dhe për pak ditë. Mirëpo, kjo konsiderohet diçka normale. Nëse nuk do të kishte ndërlikime, atëherë viroza nuk do të përbënte probleme.
Cilat janë ndërlikimet më të zakonshme?
Mahisjet e veshit, mahisjet e rrugëve të frymëmarrjes, mahisjet e sinuseve, humbja e lëngjeve me vjellja e diare janë ndërlikimet më të zakonshme që shfaqen te fëmijët e prekur nga virozat e stinës.
Cilat janë rrugët e transmetimit të virozave?
Shkaktari (virusi) kalon nga i sëmuri në të shëndoshët nëpërmjet spërklave të pështymës (gjatë teshtitjeve, kollës apo duke folur) ose me anë të duarve (të sëmurët kur teshtitjen ose kolliten, zakonisht vendosin dorën para hundës e gojës. Duke u dhënë duart të tjerëve, virusi kalon në duart e të shëndoshëve e mandej në rrugët e tyre të frymëmarrjes. Këto dukuri bëjnë që virozat të përhapet me shpejtësi, sidomos në mjediset ku ka grumbullime njerëzish si: çerdhe, kopshte, shkolla, vende publike, etj. Njihen shumë tipa virusesh si shkaktarë të “rrufës” ose “gripit”. Qendrat studimore parashikojnë tipin që do të qarkullojë më shumë dhe mbi këtë përgatiten vaksina kundër gripit, të veçanta për çdo vit.
Mund të parandalohen virozat?
Megjithëse është e vështirë, mundohuni të shmangni (aq sa mundet) kontaktet me të sëmurë me viroza duke evituar vizitat e panevojshme ose në mjediset me grumbullime. Fëmijët duhet të lajnë shpesh duart dhe t’i venë para gojës kur teshtin ose kolliten. Rëndësi ka vaksina kundër gripit. Koha më e përshtatshme për bërjen e saj është pragu i fillimit të virozave, zakonisht fillimi tetorit ose gjatë nëntorit. Vaksina nuk bën pjesë në të detyrueshmet, po këshillohet sidomos në fëmijë me sëmundje të përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes (përfshi astmën) dhe në një sërë sëmundje të tjera (diabet, sëmundje veshkash, zëmre etj); ndërsa në fëmijët e shëndetshëm, nuk përbën domosdoshmëri
pediatria