Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të visheni me modë edhe pse jeni të shëndosha

Sot shumë stilistë punojnë me masat mbi numrin 46 të gjoksit dhe këto punime janë po aq fashion, po aq femërore sa edhe modelet për masat më të vogla. Ju jeni siluetë rrumbullake dhe duhet të jeni krenare për atë që jeni, mjafton të gjeni një stil që t`i përshtatet siluetes tuaj. Por, cilat janë veshjet më të pershtashme për një femër me siluetë rrumbullake? Para se të flasim se si të kamuflojmë dhe fshehim defektet është e rëndësishme të përcaktojmë që gratë e shëndosha kanë të gjitha të drejtat për të shijuar të gjitha prerjet, por duke qenë pak të kujdesshme në zgjedhjet e tyre. Për më tepër nëse një grua ndihet mirë me vetë trupin, nuk do të vihet re rrumbullakësia e saj, por ajo vetë si person. Eshtë shumë e rëndësishme të themi se ato duhet të vishen sipas karakterit të tyre dhe jo vetëm duke e ndërvarur nga morfologjia e trupit. Atëherë edhe pse e zeza lejon në fakt të fshehë rrumbullakësitë, një grua e gjallë dhe e hareshme duhet të përdorë ngjyra me dritë. Ndonjëherë, duke u përpjekur për të fshehur diçka, më tepër e tërheqim vëmendjen. Prerjet që mund të aplikohen janë të shumta dhe varet nga dëshira e personit nëse do të kamufloje rrumbullakësitë, ose nëse do të tërheqë vëmendjen pikërisht aty. P.sh.. nëse femra është më e shëndetshme në pjesën e vitheve, e mira është që ta kalojë vëmendjen në pjesën e sipërme, me xhaketa me supe të mëdha ose me bizhu të rënda e të dukshme, megjithatë, edhe veshjet pas trupit nuk duhen mënjanuar. Veçse, duhet kujdesur që të mos jenë në material sintetik.
Prerjet që duhen shmangur
Xhaketat me jaka të mbyllura duhen shmangur. Më mirë jakat le të lihen të hapura. Nëse rrumbullakësia është gjithandej, duhet të luhet më tepër me gjatësitë sesa gjerësitë. P.sh.. Mund të përdoren fundet e drejta dhe të gjata. Një tjetër këshillë: Mos blini asnjëherë veshje në një masë më të vogël me mendimin se do të bini nga pesha. Duhet menduar blerja me atë masë që jeni dhe jo me masën që mendoni ose dëshironi që të keni në të ardhmen. Për më tepër, nëse psikologjikisht mendoni se doni ta mbani një veshje me masë më të vogël, të paktën të mos jetë material sintetik dhe me prerje pas trupit, në mënyrë që të ndiheni më të rehatshme.
Ngjyrat dhe motivet e përshtatshme
Eshtë e vërtetë se ngjyrat e errëta minimizojnë volumin, por siç theksuam më lart, një person me temperament nuk duhet në asnjë mënyrë të kufizohet në ngjyrat e mbyllura. Mund të luani me të gjitha ngjyrat. Përsa i përket materialit, pëlhura duhet të zgjidhet fluide ose e rëndë në drejtimin vertikal, për të ndihmuar strukturën e trupit. Duhen shmangur me doemos pëlhurat me shkëlqim. Ndërsa motivet mund të mbahen të gjitha me përjashtim të vijave horizontale. Linjat vertikale japin idenë e dobësisë. Një tjetër përcaktim i vogël: Një femër rrumbullake duhet që t`i përshtasë motivet e pëlhurave dhe të aksesorëve me rrumbullakësinë e vet, që do të thotë se, sa më shumë fine e të vogla të jenë bizhutë, aq më tepër do të bjerë në sy shëndeti juaj. Kjo është një çështje e ristrukturimit dhe modifikimit të siluetës. Përveç kësaj, janë të preferueshme dhe krehjet e fryra, sepse një kokë e vogël në një trup të madh do të krijonte disporporcion.
Truket për të fshehur barkun, vithet, krahët dhe belin
Për të minimizuar barkunm forma trapezoidale është e preferuar. Supet e hapura dhe kraharori i vënë në dukje. Mund të përdoren rripa të një gjerësie të konsiderueshme, por të lihen të lirë dhe të bien lehtas në vithe dhe jo të shtrënguar në bel. Për të fshehur vithet e shëndosha mjafton të krijoni një volum përreth dhe të mbani pantallona të gjëra e fluide. Për belin janë shumë të përshtatshme pantallonat me shtrat të ulur, sepse modifikojnë siluetën në nivelin e belit. Kur janë shumë të gjëra, duhet luajtur me motive ose elemente të veshjes për të kompensuar gjerësinë (bluza me xhepa në kraharor, xhaketa me supe, etj.) Mbi të gjitha, e rëndësishme është që të ndjeheni mirë, ndaj mos hezitoni nëse u pëlqen një model i caktuar.

Merita TOاILA G.Albania
 
E trashë dhe tërheqëse

Rrobat adekuate ju bëjnë të dukeni më e hollë, deri në 5 kg, thonë ekspertët.

Kilet e tepërta mund të jenë seksi, që ç’ke me të, mjafton që të “paketohen” mirë, thotë stilistja Xhenifer Rejd, e cila ka punuar me bukuroshen Kim Kardashian, e cila është bërë e famshme mu për shkak të dimensioneve të saj. Pa marrë parasysh se a keni 5, 15 apo 25 kg më shumë, përzgjedhja adekuate e rrobave intime, menjëherë do t’ju bëjë që të dukeni më e hollë, thotë Rejd. Brekët e stilit të Brixhit Xhonsit edhe pse jo të hijshme dhe paksa qesharake, ndikojnë në ngushtimin e ijeve, e shtrëngojnë barkun dhe e definojnë belin. E njëjta gjë arrihet edhe me sutienët “me tel”, të cilët i ngrehin gjinjtë dhe i forcojnë ata, duke i dhënë trupit formën e orës së rërës. Hapi tjetër deri te pamja seksi, janë çorapet formësuese të najlonit. Ato i ngrehin vithet, duke i bërë të duken më të vogla dhe më të ngushta, duke e ofruar pamjen kah dimensionet e dëshiruara. Përpos rrobave intime që përshtaten me vijat e trupit, rrobat me numër adekuat i “shkrijnë” edhe 5 kg të tjerë. Mos vishni rroba tepër të ngushta apo tepër të gjera, meqë do të dukeni edhe më e trashë sesa që jeni. E njëjta gjë vlen edhe për rrobat me motive të luleve, dhe me vija të tërthorta.

Për këtë shkak, kombinimet njëngjyrëshe të toneve të errëta janë gjithmonë zgjidhja më e mirë. Përpos që do të dukeni më e gjatë dhe më e zhdërvjelltë, do të keni edhe një stil të lartë, duke qenë se rrobat e tilla është lehtë që t’i kombinoni dhe përshtatni me detaje të ngjyrave të kthjellëta, si psh me shalle dhe stoli adekuate. Përcaktohuni për tonet që përshtaten me ngjyrën e flokëve dhe të tenit, si psh tonet e gështenjta për leshkuqet, apo ato të kaltra për bionde.

Rripi i hollë bën që trupi juaj të ketë formë të orës së rërës, kurse rripi i gjerë (në formë të korsesë), për një pamje fëmijërore.

Rrobat me grykë në formë të shkronjës “V” e tërheqin vëmendjen nga ijët dhe beli i trashë.

Qaforet dhe byzylykët e mëdha me ngjyra intensive e tërheqin vëmendjen nga beli dhe barku. Vathët varës e zgjasin vizualisht qafën.

Për dallim nga vijat e pjerrëta, që na bëjnë të dukemi më të trashë, shkencëtarët nga Nju-Jorku thonë se vijat horizontale e ngushtojnë figurën, përkundër mendimit të mëparshëm se ato na bëjnë të dukemi më të trashë.


Kosovasot
 
Titulli: E trashë dhe tërheqëse

Rrobat adekuate ju bëjnë të dukeni më e hollë, deri në 5 kg, thonë ekspertët.


Kosovasot

:sharre::qaj::( Nuk e kuptoj c'ndodhi valle me gjuhen shqipe.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back