Si të silleni nëse shikoni që dikush po flirton me partnerin tuaj…

Si të silleni nëse shikoni që dikush po flirton me partnerin tuaj…​

-640-0-6401cdeb44e58.png

Nëse mendoni se të flirtoni është gjëja më e thjeshtë në botë e keni shumë gabim. Për të pasur sukses në flirtim fillimisht gjëja e parë që duhet është të keni besim. Personi që ju intereson do të dallojë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër t’ju takojë. Ndërkaq, pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin tuaj? Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur. Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të.
Nëse është flirtim i lehtë, përdore në favorin tënd. Situata të tilla përgjithësisht gjenerojnë xhelozi sepse ne kuptojmë që partneri ynë shijon vëmendjen e dikujt tjetër. Në vend që ta tregoni me inat sa xhelozë po ndiheni, tregohuni të zgjuar dhe përdoreni në interesin tuaj. Kujtojani vetes dhe motivohuni për të punuar fort me lidhjen tuaj. Nëse flirtimi zgjat dhe bëhet më intensive, shihni reagimin e tyre.
Nëse nuk ia kthen dhe përpiqet të ndryshojë bisedë ose të përfshin ty brenda tyre, është e qartë që nuk ka vend për të reaguar aty për aty. Ai/ajo po bën gjithçka duhet. Ka shumë gjasa që edhe partneri yt të vendoset në siklet nga të tilla situata. Ose thjesht nuk e kupton sa po të besdis diçka e tillë. Pyete në lidhje me personin tjetër, shpjegoji çfarë mendon dhe kërkoji të parandalojë nëse ndodh sërish. E mira është që forma e gjuhës së përdorur gjatë bisedës të jetë paqësore.
Kur ai/ajo s’di të ndalojë me flirtimin mund ta marrësh veç dhe të përballesh. Ktheji sytë nga marrëdhënia jote. Edhe pse nuk është faji i tij/saj që dikush flirton është komplet situatë tjetër nëse partneri e pret krahë hapur dhe vazhdon ta shijojë vëmendjen. Psikologët nga ‘Evolutionary Psychology’ kryen së fundmi një studim me 1000 vullnetarë në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara, ku pjesëmarrësit vlerësuan 40 lloje të ndryshme flirtimi në lidhje me efektivitetin e tyre në të pasurit një lidhje me një partner, qoftë të shkurtër apo afatgjatë. /Top Albania Radio/
g.shqip
 
@Notorious @Daisy me mire lejeni fare :)
Ne fakt @Notorious menyra si u shprehe nuk ishte fort e kuptueshme dhe Daisy nuk ka faj qe te pyet pse e the ate fjali.
Nga ana tjeter, ndoshta dhe Notoriousi ka mendu se mos e ka patur me tendence Daisy me pyetjen. Ose ka dash te thoje dicka tjeter.
E rendesishme eshte qe jane gjera pa qeder.
Po mire me dhe nese e kuptoj gabim ate Qe thashe Une still me duket pa sens ajo qe tha!
Tani me qeder eshte se i duhet 1 vit te mbylli sherrin ne mua😁
 
Un per vete sflirtoj iher 🤪
se perderisa kam dal me dike, se ul dot per asnje arsye.

Krize e madhe .😅

E pra dhe ky eshte edhe sensi dhe thelbi i lidhjes … e nese vjen puna k’tu … me mire se kush ne pune te tij / saj . 😎

Por nuk ke sepse te reagosh ti … para pales tjeter … se ai /ajo fare mire ka gojen e tij saj dhe mund te pergjigjet edhe korrekt dhe si njerezit . … kshuqe kot ben rolin e ding dong dhe ngel edhe si shit . 😎
 
Krize e madhe .😅

E pra ky eshte edhe sensi dhe thelbi i lidhjes … e nese vjen puna k’tu … me mire se kush ne pune te tij / saj . 😎

Por nuk ke sepse te reagosh ti … para pales tjeter … se ai /ajo fare mire ka gojen e tij saj dhe mund te pergjigjet edhe korrekt dhe si njerezit . … kshuqe kot ben rolin e ding dong dhe ngel edhe si shit . 😎
Ideja eshte qe sduhet te lejoj ajo(partnerja ime) ne ket rast sduhet ti japi vemendje tjetrit, ashtu sic as un si jap vemendje dikujt tjetre, 😎
 
Normale dhe kjo shkon per te dyja palet .

E sa budallenj jane vrare kshu …dhe per k’to idiotsira ? 👀👀👀
Po jan vra qe kur kam qen un adoleshent, 2 qe i njifja jan vra per kto gjona ne durres, i kam pas ne shkolle,
Dhe raste ka sa te dush, njeriu duhet tveproje me qetesi se ske arsye pse me u vra, ste pelqen nuk shkon mo ndahesh kaq
 
Po jan vra qe kur kam qen un adoleshent, 2 qe i njifja jan vra per kto gjona ne durres, i kam pas ne shkolle,
Dhe raste ka sa te dush, njeriu duhet tveproje me qetesi se ske arsye pse me u vra, ste pelqen nuk shkon mo ndahesh kaq
Nuk e di por gjynah … se ndryshe sic the ti kur dikush te bien ne qafe dhe ne k’te rast e ke edhe per detyre qe te reagosh … e ndryshe kur tjetrit dhe tjetres i han vete menderja .
 
Back
Top