Si të silleni me të vegjëlit tuaj

sensuu

sweet
V.I.P
Si të silleni me të vegjëlit tuaj
Të komunikosh me fëmijët dhe të përpiqesh t'i kuptosh ata është
beteja që të gjithë prindërit duan ta fitojnë. Por sa është e mundur
kjo? Si duhet të sillesh me të vegjëlit, në mënyrë që jo vetëm t'i
kuptosh ata por t'i bësh të ndihen të vlerësuar dhe kështu ata të
shfaqin lirshëm dëshirat, ndjenjat dhe sjelljet kundrejt të tjerëve.
Ekspertët e moshave pediatrike japin 8 këshilla bazë për të gjithë
prindërit, të cilat nëse nduiqen, bëjnë që të vegjëlit të kenë më shumë
besim tek vetja e tyre.
Bini në nivel të fëmijës
Ekspertët sugjerojnë që prindërit gjithmonë duhet të flasin me fëmijën
në nivelin e tij. Sipas tyre vogëlushët duhet gjithmonë ti përshtaten të rriturve dhe botës tyre, prandaj shpesh
e kanë ndjenjën e mospërshtatshmërisë. Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy, ndërsa po
flisni me të. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë i vogli
juaj.

Bëhuni natyralë
Fëmija nuk do t'ju kuptojë nëse flisni me shkurtoni, pra përpiqeni të imitoni mënyërn e të folurës së fëmijës.
Përkundrazi. Ai do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet t'ju imitojë juve.
Prandaj jeni sa më natyralë, ndërsa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me dyvjeçarin tuaj të flisni
sikur të ishte foshnje. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ngrini zërin, fëmija sigurisht që do të ju imitojë dhe
do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.
Bëhuni të durueshëm
Bëhuni të durueshëm, sepse fëmijët e vegjël ndoshta nuk munden që të tregojnë aq shpejt se çfarë
mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur
dëshirojnë që të thonë diçka shpejt, për këtë i thoni me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse
keni mjaft kohë që ta dëgjoni
Gjeni kohë për fëmijën tuaj
Gjithmonë gjeni kohë që ta dëgjoni fëmijën tuaj kur dëshiron të ju tregojë diçka, madje edhe nëse jeni në
punë, e cila, mund të presë natyrisht. Kur e dëgjoni fëmijën me interesim, e stimuloni të shprehë mendimet
dhe idetë e tij. Gjithashtu, mund të mësoni shumë gjëra se si e shikon botën fëmija juaj dhe tiparet që e
mbizotërojnë atë, gjë që mund t'ju ndihmojë në edukimin e tij.
Mundohuni ta kuptoni fëmijën tuaj
Ndonjëherë do ta keni të vështirë për të kuptuar se çfarë dëshiron t'ju tregojë fëmija, sidomos kur sapo ka
filluar të flasë. ثshtë e rëndësishme që t'i bëni të ditur të vogëlit tuaj që jeni të interesuar të dini se çfarë po
ju tregon, por që ju nuk po e kuptoni. Nëse iu shpjegon me duar apo ju tregon se çfarë dëshiron, përsëritini
disa herë emrin e objektit që dëshiron, para se ti plotësoni dëshirën.
Mësoni të dëgjoni fëmijën tuaj
Fjalët dhe reagimet janë shumë të rëndësishme, prandaj mos reagoni me nënqeshje për dëshirat apo bëmat
e fëmijës por mundohuni ti kuptoni. Edhe nëse ju duket që ajo që po ju tregon fëmija është pa rëndësi apo
pa kuptim, mësoni ta dëgjoni, sepse në mesin e shumë informacioneve mund të fshihet ndonjë shumë e
rëndësishme.
Vëzhgoni fëmijën si sillet me fëmijët tjerë
Vëzhgoni fëmijën se si komunikon me fëmijët tjerë. Asnjëherë mos e ndërpritni bisedën e tyre (vetëm nëse
vjen puna deri te konflikti), ndërsa nëse vëreni që fëmija nuk di të thotë ndonjë fjali apo ka belbëzuar,
mundohuni që më vonë në shtëpi ta përmirësoni.
Dëgjoni mendimin e fëmijës tuaj
Fillimisht pyeteni për mendimin, se çfarë dëshiron të hajë, me çfarë të luajë, ndërsa më vonë filloni e flisni
për ndjenjat. Sigurisht në fillim nuk do t'i kuptojë fjalët, por do t'i ndjejë mirë emocionet, prandaj nuk do të
befasoheni se sa mirë e kupton ndjenjën pozitive dhe negative. Në këtë mënyrë fëmija, që i vogël mësohet
të shprehë se çfarë ndjen dhe të mos turpërohet nga kjo gjë.
almedicus
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top