Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

GLOOM

Catch me if you can...
Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


Duhet pajtuar me një të vërtetë: “ثshtë e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. ثshtë e pamundur t’i pëlqeni të gjithë njerëzve. ثshtë e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miq të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë

Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.


2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kanë bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufit tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rrejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dashtë e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmirësohet.

5. Kurseni kohën

Miqtë e rrejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.


6. Mësoni diçka për veten tuaj

Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetëbesimin tuaj.

8. Dashuroni me sinqeritet

Nëse do të keni vetëm miq të vërtet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të flitet për ju

Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natyrën e njeriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqes” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.
B.Nandaweb
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

“ثshtë e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. :)

Aq kohe sa jemi te ndryshem, ska si te na dhe ti pelqejme te gjithe ata qe na rethojne.
Gjithsesi, nuk eshte asnje tragjedi kjo, sepse njeriu ne vendin ku ndodhet, duhet te dij te krijoj shoqeri, te gjej dike ti pershtatet si stil, karakter, mendime e sjellje.
Njerzit, qe nuk na duan, shume thjesht injorohen dhe nuk i kushtohet kohe dhe rendesi, secili ne pune te vete.
 
Re: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Them se jemi te ndryshem ,,,dhe per kete arsye nuk eshte aspak tragjedi nese nuk je "dielli" i cdo njerit..

Eshte dashur kohe qe ta mesoj edhe kete......
 
Pe: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Thjeshte gjerat,,ske pse te keshe armiq,.
Kush ste pelqen ai/ajo ne pune tij ,..e une ne pune time..
Kur je i detyruar per te punuar ne mardhenje pune,,me dike qe e ke armik ta quajm ne forme figurative,,thjeshte tregon kujdes,,i tregon vendin po nuk diti te mbaje distancen e duhur e kaq.
Ska pse te behesh as rebel/e ,as histerik/e,,as te perfshihesh emocionalishte ne situata te tilla,..indiferenca eshte gjeja me mire dhe ironia e holle aty ku kuptohet,,e ajt me te mira..takimin tjeter i thua ARMIKUT..:p
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

vetem armiq s'kam pse te kem, per faktin se s'me duan... pune per ta.. sa te kem dashurine e atyre qe i dua vete, te tjeret si te ndihen me mire...
le qe si te mos me duash mua :p :p :p
 
Pe: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

6. Mësoni diçka për veten tuaj

Aristofani njëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korrigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbusni ato.

Nuk eshte problemi ke apo ske armiq,sna do cdokush ashtu sic smund te duam kedo...Per arsye X apo Y,mund te mos kemi simpati per shume njerez apo hajt ti quajme edhe armiq(edhe pse me duket cik fjale e rende),por te pakten ti kemi te mencur armiqte:)...

Uajldi pat thene : Miqte sipas pamjes,te njohurit sipas karakterit ndersa armiqte sipas mencurise...:)
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Ata qe sme duan,,un si njoh fare!
 
Re: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Lexova ne komentet me lart qe: smund te kem armiq? E pse smund te kesh?
Armiqesia fillon nga nje gje krejt e vogel, mqs ste do, do filloje te shaje, nga sharja ne shpifje, pastaj ne zili e keshtu me radhe. Sbesoj se ka njeri pa armiq, smund te them qe mund te jene te betuar per vdekje por qe kane, kane.


Ne lidhje me temen, prane meje ka mjaft njerez qe sme duan, por qe skane guximin tma thone ne sy :p plasin nga brenda e sma thone, se kuptoj pse?
Do preferoja me mire qe ato qe sme duan tma thonin ne sy dhe mos te aktronin kaq bukur.
Qendrimi qe une kam ndaj njerzve qe dua, eshte tolerant dhe nuk eshte mire e di, por spo e ndryshoj dot :(
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Personalisht nqs jane persona qe jane ne lidhje me punen , shoqerine apo ku banoj , mundohem tju rri prane dhe gjithmone e le deren te hapur :)

Nqs s'ka lidhje me k'to faktore ju bej totalisht ignore ,
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

vetem armiq s'kam pse te kem, per faktin se s'me duan... pune per ta.. sa te kem dashurine e atyre qe i dua vete, te tjeret si te ndihen me mire...
le qe si te mos me duash mua :p :p :p


bobobo sa plotesisht dakord qe jam me veten :p
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetëbesim.

Karakteri i njeriut eshte i ndryshem, te rrish me njerin, ose me tjetrin, jeta vazhdon.
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Na "pelqen" te kemi armiq sepse na pelqejn sfidat ne jete, njeriu mbahet gjalle me stimulime, emocione qofshin keto pozitive apo negative.......Nje jete pa armiq (pa njerez qe ste duan e qe flasin keq per ty) eshte nje jet gjys e vdekur mendoj un :).......Dashuria na mbron, na pranon sic jemi, por dashuria sheh vetem gjera pozitive, "Lufta" na jep adrenalinen e jetes, sfiden me veten, zotesin per tu kujdesur per veten per ta njohur veten edhe me thelle dhe cdo ane te saj.


Me thjesht: Nje thashthem, nje opinion i keq per ne, mund te na bej te ndihemi keq, por na jep force ta injorojm. Nje grindje me dike na jep guximin ti mbajm qendrim dhe zgjuarsin te mos biem ne ate nivel. Keshtu qe "armiqte" jan te domosdoshem per ne :D

Si te sillem? keshillat jan te mira....por perseri me te then e me te bere i ndan nje det i tere :).....Por do i perballoj ata qe sme duan...ashtu sic di un (sic di cdo person ne ate menyren e vet....vetem mos i japim shume rendesi ketyre njerzve)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Sa shume gjera, mua te gjithe me duan :D
Kush sme don don te behet si une lol
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

I rrafim, kush nk na do..:p
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Mundohem ti dua une me shume lol
 
Pe: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Ku di gje une si te sillem, se mos kam takuar ndonjehere ne jete njerez te tille (me i llaf njerez qe s'me duan) :p
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Normal ska nevoje te jemi diell per dikend apo gjithqysh te na pelqej dikush, cdokush eshte i veqante ne vete, por ska nevoje as mos te na duan, e as te na urrej dikush kur sju kemi ber gje te keq, sepse pastaj te tillet psikologjia i quan te smut :) ...

Personalisht ata qe pa arsye nuk me duan, i le te bredhin ne ato ide te tyre derisa vet te zgjohen, pastaj ju them Good morning - me buzeqeshje... :)
 
Titulli: Si të silleni me njerëzit që nuk ju duan?

Dhunoj duke i puthur :)
 
Nese e shprehin haptasi, mos rri me ta. Nese e mbajne ne zemer, iu befte mire :D
 
Duke ju hapur rrugen te vazhdojn ashtu sic e kane nisur ,per mua nuk ekzistojn me ,e thjesht ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top