Si te rikthehemi me ishin?

Nëse ish-i është njē dashuri rinie, duhet të mbetet kujtim dhe përvojë/mësim. Në rastin tim, im shoq u bë ish. Jo nga humbja e dashurisë por nga prioritetet e ndryshme. Pas 2 vite ndarje, ulëm krenaritë dhe ishin fëmijët që na lidhnin me njëri tjetrin përjetësisht. Nga ribashkimi lindi fëmija i tretë. Sot jam krenare për vendimin e marë në atë kohë. Nga përvoja do ju këshilloja: pyeteni veten a ja vlen? Se patjetër ka sakrifica....
E vleresoj veprimin tuaj.Aq me teper duke dit rendesine e prinderimit dhe perjetimin e ketij procesi ,por per dicka jam kurioze.Nuk e di nese mund te te pyes.
Me bashkimin e dy personave te rritur normalisht jane pergjegjes per cdo te drejte dhe detyrim,por nuk e di nese ndjenja merr nje rrjedh normale mes ciftit,duke menjanuar femijet.
A eshte kjo ndjenje kapricoze?A rrjedh si dicka natyrale apo e sforcuar?
Mund te zgjedhe edhe mos ti pergjigjesh:)
 
Nuke kuptoj kete teme mire.
A duhet ti pergjigjemi pyetjes si te rikthehemi me ishin,te japim ndonje ide apo cmendim kemi ne per tu kthyer me nje pjese te se kaluares sone?!
Se nuk ka arsye per tu kthyer nese e quan ish.Dicka ska qene e mjaftueshme qe e kemi emeruar me ish.

Mos e vrit mendjen iva, futi nje firshellime
po nuk e kuptove
 
E thjeshte fare edhe nese nuk fershellij.Mendova per ta bere temen pak me aktive me ndonje mendim modest .
Po ca na lodh trut kot
megjithse skemi shume lol
kjo teme e dashur eshte hapur ne nji moment kritik... dikur ashtu ishte nji muhabet qe shkoi per dreq... siç e shef kan kalu vite dhe tani e marr me sportivitet , por ama eshte diçka tjeter nese dikush gjendet ne kete situate
 
Pikerishte ndaj pyeta a duhet te jepnim ne ndonje mendim,qe ti vinim ne ndihme dikujt apo thjesht diskutim se cfare lendojme.Po gjithsesi diskutimet ste bejne keq o jo,se spo shtrydhim trute per te zgjidh ekuacione.Derisa vertitemi ketyre aneve per te vrare kohen me diskutime hym,se gje tjeter ska se si:p
 
E vleresoj veprimin tuaj.Aq me teper duke dit rendesine e prinderimit dhe perjetimin e ketij procesi ,por per dicka jam kurioze.Nuk e di nese mund te te pyes.
Me bashkimin e dy personave te rritur normalisht jane pergjegjes per cdo te drejte dhe detyrim,por nuk e di nese ndjenja merr nje rrjedh normale mes ciftit,duke menjanuar femijet.
A eshte kjo ndjenje kapricoze?A rrjedh si dicka natyrale apo e sforcuar?
Mund te zgjedhe edhe mos ti pergjigjesh:)

Në rastin tim ajo që ishte vendimtarja për rikthim të suksesshëm ishte largimi nga njëri tjetri pa pritur të dëmtohej dashuria apo ndjenjat ndaj njëri tjetrit. E pranoj se më pëlqente të jem vetja ato dy vite (kjo është sakrifica), por më shumë e doja familjen komplete. Ndjenjat ishin ndryshe, sepse ndryshojne me kohën, por jo më të vogla në intenzitet.
 
Flm Desa per pergjigjen e te uroj jete plot caste lumturie !
 
Where there’s a will, there’s a way....po way-n nuk e di lollollol
 
Une e kam dhene mendimin tim mbi temen.
Por, do shtoja se nese do ishte nje histori e pakonsumuar ne vetvete ,do tentoja patjeter.
Menyrat do ishin te ndryshme, mos harrojme qe dikujt qe kemi patur ia dime disi pikat e dobta.
E nese nuk do rezultoja e suksshme, do perpiqesha te bindja veten se " ti bere gjithcka munde"..
 
Te kthehem me ish-in?
Perse duhet te kthehem me ish-in?
Perderisa eshte ish do te thote qe nuk ja vlen te rikthehesh me te.

Ish......ysh er dreq ?
 
Te kthehem me ish-in?
Perse duhet te kthehem me ish-in?
Perderisa eshte ish do te thote qe nuk ja vlen te rikthehesh me te.

Ish......ysh er dreq ?
Ja vlen kur e ke zjarrin te pashuar more , lol
Nese e ke konsumu nje histori ,as nuk ngrehet si pyetje e jo me si mendim.
Ndodh qe per shkaqe atmosferike ndahesh , ama mendja si gozhde aty cukit... mua me ka ndodhur lol
Por perpos shakave , ka ndodhur sepse per mua ishte personi qe deshiroja te kisha ende afer dhe i jam rikthyer plot here....
Derisa gjithcka u daravit nga vete koha :)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top