Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?

*deliza*

VIP
V.I.P
Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?

Këshilla për prindër si të mësojnë fëmijët e tyre të mos i ndërpresin ndërsa bisedojnë me një të rritur!
“Bashkëshorti im dhe unë nuk kemi përfunduar një fjali të plotë që nga korriku i vitit të kaluar! Fëmijët tanë e ndërpresin bisedën tonë vazhdimisht. Edhe kur u kërkoj të presin derisa ne të mbarojmë bisedën, kërkesa ime ndërpritet nga e folura e tyre. Si t’ia bëjmë që ti ndalojmë të na ndërpresin?”

MENDONI SERIOZISHT PثR KثTث:​

Ndërprerja është një zakon që formohet. Si shumë sjellje të tjera të bezdisshme, kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.
Nëse jeni një prind normal dhe keni fëmijë normal, është e sigurt që keni kaluar përmes këtij skenari të sikletshëm por SHUMث normal. Janë intervistuar qindra prindër dhe është parë se problemi më i zakonshëm i tyre është të merren me ndërprerjet e panumërta të fëmijëve të tyre ndërsa janë duke zhvilluar një bisedë apo po kryejnë ndonjë punë. Ja disa nga këshillat e tyre...

MثSONI:​
Mësoni fëmijët si të përcaktojnë nëse diçka kërkon ndërprerje. Fëmijët shpesh janë kaq të fokusuar në nevojat e tyre sa që nuk e kuptojnë faktin që po tregohen të pasjellshëm. Mësojeni fëmijën të presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë, ‘Më fal’ kur kërkon t’ju ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht. Nëse ndërprerja është e një natyre që mund dhe duhet të presë, informoheni me mirësjellje fëmijën për këtë dhe vazhdoni të flisni.



PثRDORNI ‘PICKIMIN’:​

Tregojini fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të rritur tjetër, ajo duhet të vijë tek ju dhe me delikatesë t’ju ‘pickojë’ krahun. Ju më pas do të ‘pickoni’ krahun e saj, që do të thotë se ju e dini që ajo ka nevojë për diçka dhe që për disa minuta do të jeni me të. Në fillim përgjigjuni sa më shpejt, kështu ajo do të shohë
suksesin e kësaj metode. Me kalimin e kohës ju mund të prisni më gjatë, vetëm jepini fëmijës një ‘pickim’ çdo 2-3 minuta për ti kujtuar që ju e mbani mend kërkesën e saj.

JEPINI NJث MESAZH Tث QARTث​

Pauzë, shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të jem me ty për 1 minutë’. Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës. Mos i kërkoni shumë herë të mos ju ndërpresë. Por nëse vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Merreni personin me të cilin po flisni dhe vazhdoni të ecni larg fëmijës. Ktheni kokën herë pas here për të parë si po reagon por mos i flisni derisa të keni mbaruar bisedën.

LAVDثROJENI PثR SJELLJE Tث MIRث​

Lavdërojeni fëmijën për veprimet e mira, duke e kujtuar të përdorë fjalët ‘më fal’ sa herë ju ndërpret dhe ta bëjë këtë vetëm për një arsye të mirë.

ikubinfo​
 
Back
Top