Si te mirret nje anamnezë

dr.Dugi

Anëtar i ri
Ankesat kryesore: vjellje ,barkqitje.

Anamneza e semundjes: Semundja me simptomat e lartepermendura ka filluar para 4 dite.ثshtë vizituar te mjeku ambullantori i cili ka ordinuar terapi, por gjendja nuk I permiresohet dhe udhezohet ne Klinike, ku edhe pranohet në Repartin e Gastros acute per trajtim dhe egzaminim te metutjeshem.

An. Vitae: Femiu I -rë, nga shtatëzania e I-rë,htatzani e kontrolluar dhe e përfunduar në termin me rruge normale ,në KOGJ-Prishtinë ,me PL; 3200g, BCG+, Hep B +, AD3+. Ushqimi me qumesht Bebellak.Ky eshte hospitalizimi i dyte(nuk posedon dokumentacion mjaksore).

An. Familiare;I mohon semundjet trasheguese, ngjitese, si dhe semundjet tjera me rendesi mjekesore ne familje.

An. Socio-epidemiologjike: Jeton nw kushte mesatare pwr jete.

Egzaminimi objektiv:

Ne pranim eshte femije i gjinise mashkullore, mosha 15 muaj, MT: 9400gr,i zgjuar,i zbehte,afefebril, eukardik,eupnoik, normotonik, eurefleksiv.I dehidruar,le përshtypjen e të sëmurit mesatarisht të rende.

Lekura: e zbehte, turgori dhe elasticiteti i redukuar.

Koka: formë dhe konfiguracion të rregullt.

Syte: bulbuset ne orbita, bulbomotorika e ruajtur, bebezat izokorike, reagojne në dritë.

Hunda: formë dhe madhësi normale, vrimat e kalueshme, pa secret.

Veshet: laprat me formë dhe madhësi normale, kanali I jashtëm I kalueshëm, pa secret, traguset jo të ndieshme në palpacion.

Goja: buzët e zbehta, gjuha e shtresuar, gryka lehte e skuqur.

Qafa: cilindrike, e levizshme në të gjitha drejtimet, gjëndra limfatike regjionale nuk palpohën.

Kafazi I kraherorit: cilindrik, simetrikisht i levizshem gjatë respiracionit, pa deformitete, pa retrakcione.

Mushkritë: në auskultim dëgjohet frymëmarrje bronkovezikulare në të dy anët e mushkrive.

Zemra: aksioni i zemrës ritmik, tonet e qarta, zhurme nuk degjoj.FC 112/min

Abdomeni: ne nivel te kafazit të kraherorit, pa ndjeshmëri palpatore, hepari dhe lieni në normë.

SUGJ: së jashtmi tipik për moshën dhe gjininë.

SLM: ekstrmitetet e lëvizshme, pa edema dhe deformitete.

SNQ: i zgjuar, reagon ne ngacmime te jashtme, shenjat meningjeale negative.

Burimi: dr.Dugi
 
Back
Top