Kresha
A pretty face can never trick me
Ndoshta ju jeni e etur për të mbetur shtatzënë, apo ndoshta ju doni që lindja e fëmijës suaj të ndodhë në një kohë të veçantë.
Këtu janë gjashtë truket, për ta bërë atë më shumë të ngjarë, që ju do të mbeteni shtatzënë shumë shpejtë, pas përpjekjeve tuaja.
(Ju do të reduktoni në mënyrë dramatike, rrezikun e defekteve të caktuara të lindjes, nëqoftëse, ju filloni të merrni acid folik të paktën një muaj përpara se të filloni përpjekjet për konceptim.)
Truku 1: Kuptoni kur i keni ditët tuaja të ovulimit
Sekreti më i madh për të ngelur më shpejtë shtatzënë, është të dish se kur e keni ovulimin (lirimin e një veze nga vezoret tuaja). Mendojeni vezën sikurse syrin e demit dhe spermën si shigjete. Një nga shigjetat duhet të godasë syrin e demit, në mënyrë që ju të ngelni shtatzënë.
Meqenëse shumica e grave lirojnë një vezë një herë në çdo cikël menstrual, atëherë ka vetëm pak ditë nga çdo cikël, kur seksi në fakt mund të çojë në shtatzëni. Të diturit e ovulimit tuaj për ju dhe partnerin tuaj, nënkupton që, mund të identifikoni syrin e demit dhe të synoni në të, në vend se të lironi një sërë shigjetash dhe të shpresoni që objektivi të jetë njëra nga ato.
Nëse vëreni që keni cikël të çrregullt menstrual gjatë disa muajve, përcaktimi i ovulimit mund të jetë i vështirë. Këshillohuni me mjekun tuaj në lidhje me këtë.
Truku 2: Jini të zëna në kohë të duhur
Momentin që e dini se kur lirohet veza nga vezoret tuaja, ju mund të planifikoni marrëdhënie seksuale gjatë ditëve tuaja fertile: që nga tre ditë para ovulimit, gjer në ditën e ovulimit. (Të filluarit më herët nuk shkakton dëm; disa gra kanë mbetur shtatzënë nga marrëdhëniet seksuale 6 ditë para se të ovulonin.)
Ju do të keni një sërë ditësh për aktin seksual të konceptimit, sepse sperma mbijeton 5 – 6 ditë në trupin tuaj. (Veza juaj mbijeton vetëm për një ditë). Kjo nënkupton që, ju mund të keni marrëdhënie seksuale të hënën, sperma mund të mbijetojë në tubat tuaja fallopiane, duke pritur vezën të rrëshqasë, gjer rreth të enjtes – apo ndoshta edhe të dielën e vonshme.
Nëse nuk jeni të sigurta kur e keni periudhën e ovulimit, e kemi një rregull të lehtë për ta provuar: kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë. Marrëdhëniet e shpeshta seksuale, nënkuptojnë që, ju keni spermë të shëndetshme duke pritur në tubat tuaja fallopiane për çdo ditë, të gatshme për akcion, kurdo që të lirohet veza. (Nëse dëshironi marrëdhënie seksuale më të shpeshta se çdo ditë, edhe kjo është në rregull. Kjo nuk ndihmon të konceptoni më shpejtë, por as nuk shkakton ndonjë dëm.)
Një këshillë tjetër: Nëse ju dhe partneri juaj po prisni për marrëdhënie seksuale gjer në ditët tuaja fertile, siguroni që nuk po kaloni nëpër një kohë të gjatë. Partneri juaj duhet të ejakulojë së paku njëherë në ato ditë para periudhës suaj fertile. Nëse ai këtë nuk e bën, ka gjasa të ndërtojë spermë të vdekur në farën e tij dhe kjo spermë nuk mund t`ju lë shtatzënë.
Truku 3: Përvishjuni punës
Për një kohë të gjatë, askush në të vërtetë nuk e dinte, nëse të qëndruarit në shpinë pas aktit seksual (për të parandaluar rrjedhjen e spermës jashtë), mund të ndihmojë në rritjen e mundësisë, që sperma të arrijë me sukses dhe të fekondojë vezën e saj.
Tani kemi një arsye të besojmë që qëndrimi horizontal mund të ndihmojë. Në vitin 2009, hulumtuesit në Amsterdan gjetën se, gruaja e cila qëndron shtrirë për 15 minuta pas insemimit artificial (ku mjeku vendos spermën në mitrën e saj), për 50 % më shumë ka gjasa që të mbetet shtatzënë pas procedurës.
Por, ne nuk mund të themi me siguri nëse vlen e njejta gjë edhe në marrëdhënie seksuale. Për çdo rast, nuk ka ndonjë dëmë, nëse e provoni.
Truku 4: Kënaquni gjatë procesit
Nëse jeni në nxitim për të mbetur shtatzënë, mund ta gjeni veten në ankth në lidhje me këtë. Kjo është plotësisht normale, por aktualisht ju do të keni konceptim më të mirë, nëse nuk jeni në stres. Hipotalamusi – gjëndra në tru që rregullon hormonet e ovulacionit – nuk funksionin mirë përderisa jeni nën stres, që nënkupton ovulim më të vonshëm se zakonisht apo fare s`do ketë ovulim për atë cikël.
Bëni çfarë të mundeni që të kënaqeni gjatë procesit të të mbeturit shtatzënë. Argëtimi me jetën tuaj seksuale (në vend të “duhet të mbes tani shtatzënë!!!”), aktualisht rrit shanset tuaja të suksesit. Dhe nëse doni ti mbani gjërat “pikante”, kemi lajme të mira: nuk ka pozitë të veçantë seksi për të konceptuar, më efektive se sa tjetra.
Truku 5: Vendosni bazat për një super-spermë
Sperma e ka të shtënën e saj më të mirë për të mbarësuar një vezë, kur është e shëndetshme, e fortë dhe e bollshme. Disa gjëra mund ti ndihmojnë partnerit tuaj që furnizimin e spermës ta bëjë në formë lufte:
-Ndërprisni alkoholin (studimet kanë treguar që konsumimi ditor i alkoholit redukton nivelin e testosteroneve dhe sasinë e spermës, si dhe rrit numrin e spermës jonormale);
-Thuaj jo duhanit dhe drogës rekreative (këto mund të shkaktojnë funksionim të dobët të spermës);
-Konsumo mjaft ushqyes të caktuar kyç – siç është zinku, acidi folik, kalciumi dhe vitamina C dhe D – këto ndihmojnë në krijimin e fortë dhe të bollshëm të spermës;
-Shmangni dushin e ngrohtë, saunat, tubat e ngrohtë, sepse nxehtësia e mbyt spermën (testikujt funksionojnë më së miri në 34.4 gjer në 35.5 gradë Celsius, pak gradë më ulët se temperatura e trupit)
Sa më shpejtë që partneri juaj i aplikon këto ndryshime, aq më mirë: spermës i duhet ca kohë për t`u zhvilluar, prandaj përmirësimet që i bën ai sot, do të përmirësojnë kualitetin e spermës rreth tre muaj më vonë.
Truku 6: Mbani trupin tuaj të gatshëm
Keni më shumë gjasa për shtatzëni të suksesshme nëse trupi juaj është i gatshëm për detyrën e tij. Për të kuptuar nëse jeni në formë për të konceptuar – dhe të mësoni çfarë ndryshimesh mund të ndihmojnë – kontaktoni mjekun tuaj për këshillim parakoncepcional.
Ju nuk do të jeni të aftë për të caktuar takim menjëherë apo ti zgjidhni problemet shëndetsore menjëherë, por duke marrë hapa të tillë, sa më shpejtë që të jetë e mundur, i ndihmoni vetes të konceptoni më shpejtë.
Në ndërkohë, ndërpritni alkoholin, drogat rekreative dhe duhanin nëse mundeni, sepse këto gjëra ndërhyjnë në fertilitet. (Pa e përmendur sa të dëmshme janë për fetusin.) Mendoni edhe rreth ndërprerjes së kafeinës poashtu: duke parë se ekuivalenti i një filxhani të përditshëm apo dy të kafes, është i lidhur me shanset më të ulëta të konceptimit.
Sa kohë të provoni para se të kërkoni ndihmë?
Nëse ngelni shtatzënë në mënyrë natyrale, kjo ka gjasa të ndodh mbrenda tre muajve të parë. Rreth 6 nga 10 çifte, konceptojnë pas kësaj periudhe.
Pas kësaj, se sa gjatë do të përpiqeni për konceptim para se të kontaktoni specialistin e fertilitetit, një pjesë e madhe mvaret nga mosha juaj. Fertiliteti bie me kalimin e moshës, prandaj nëse jeni mbi moshën 40 vjeç, kërkoni ndihmën e ekspertëve menjëherë. Nëse jeni 35 – 40 vjeç, kontaktoni specialistin pas përpjekjeve të pasuksesshme 6 mujore.
Dhe nëse jeni nën 35 vjeç, atëherë është e këshillueshme të përpiqeni rreth një viti, para se të kërkoni asistencë.
Natyrisht, nëse keni arsye për të dyshuar në ndonjë problem fertiliteti në veten tuaj apo partnerin, atëherë shkoni tutje dhe bëni një termin tek specialisti – nuk keni arsye për të pritur më gjatë./bebaime/