Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të mbani mend gjithçka lexoni dhe mësoni?

reading-1024x682-1.jpeg

Është shumë e vështirë t’i mbani mend të gjitha gjërat që i keni lexuar dhe mësuar, por padyshim që është e mundshme. A mbani mend atë se çfarë keni mësuar në shkollë? Shumica nuk e mbajnë mend, dhe arsyeja prapa kësaj është se e kemi ushtruar trurin t’i mbajmë mend gjërat vetëm përkohësisht.

Bëhuni pozitiv/e

Kur jeni të shqetësuar apo stresuar, keni tendenca t’i harroni gjërat më lehtë. Mund të keni mësuar shumë, por e keni harruar një temë të tërë. E frikshme, apo jo?



Është e rëndësishme t’i qëndroni besnik vullnetit për t’i mbajtur mend gjërat dhe ta ushtroni mendjen të qëndroj e qetësuar në çdo situatë.

Bëni gjumë të mirë

Nuk ka ndonjë dallim nëse qëndroni natën zgjuar dhe mësoni, pasi që mungesa e gjumit e rritë nivelin e shqetësimit dhe stresit, e kjo bën që t’i harroni të gjitha gjatë testit.

Theksoni gjërat e rëndësishme

Bëjeni një listë, apo theksoni mësimet më të rëndësishme.

Kjo do t’ju ndihmoj t’i rikujtoni më lehtë gjërat në provime dhe teste.

Gjithashtu, shënoni edhe gabimet që i bëni, pasi që kjo do t’ju rikujtoj të mos i përsëritni ato.

Parafytyroni gjërat

Është fakt që më lehtë i mbani mend gjërat kur i shihni. Prandaj, përpiquni t’i parafytyroni gjërat që i lexoni.

konica.al
 
Kjo tema fiks per mu
 
S'ka nevojë për filozofi kjo, si të mbajmë mend gjërat që lexojmë.
Lexo me pasion, dhe kureshtje. Kur e shuan kureshtjen në diçka nuk e harron më..!
 
Perseritja nena dijes! 😁
 
Kur je i stresum harro ku ke len çorapet jo me cfar ke lexu 😊
 
Perseritja nena dijes! 😁
Kësaj i thonë: si qeni që turret të kafshoj bishtin e tij dhe nuk e arrinë kurrë😄 do ngelesh gjithmonë me përsëritje 🤪
Ps. E përdor edhe unë nganjëherë këtë shprehje.
 
Truri njerzor eshte i programuar ti kaloje ne arkive cfare si duhet.
Sidomos ne disa pjese te jetes,ku intesinteti i detyrimeve,stresi,puna robotizmi pushton anen fizike dhe psikollogjike.
Atere truri jone na don ne me shume se ne trupin tone.
Ne kete forme ai aktivizon neuronet e ti te programimit te fshirjes,(kalimit ne arkivat e mendjes,ose te harreses)cfare nuk perdoret,cfare s`na duhet.etj etj.
Te njejtin parim ka dhe me kujtimet e trishta,dhimbjes etj etj,por ne keto raste ana biologjike e trupit tone eshte aq e motivuar te jete preh e tyre sa nuk e leme te veproje trurin ne formen e ti fiziologjike.
Por mendoj qe duke liruar pjese te turit nga ato qe e mbingarkojme ,arrijme te lirojme pjese te reja per informacionet e reja.
eh
 
Po si te harrojme ka ndonje marifet, apo sbohet llaf🥴
 
Vetem 7% te asaj qe lexojme mbajme mend :D

Dhe truri do fiksoj vetem ate qe ka nevoj dhe ate qe i duhet....ne ate moment...

Per te mbajtur mend me shume...te njejtit liber duhet ti kthehesh serisht...dhe c'do here do gjesh dicka te re...
 
Librin e Fv e mbaj mend 80%
Si ka munci ee 🙄
 
Une jam Genius me shifrat , datat, emrat dhe fytyrat ne pergjithesi …. K’to mjafton ti them nje here me goje dhe nje here ti skanoj me sy… dhe jane locked in for years .

Ndersa ne te kundert per mua funksionon leximi me ze …. Dicka qe me ndihmon edhe ne memorizimin e informacionit nese me duhet .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back