Si te lexojme kembet dhe vijat e saj

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Duket çudi, por është e vërtetë. Mjafton t'i hedhësh një sy të kujdesshëm këmbëve tuaja dhe do të zbulosh se kë ke përballë dhe nëse mund të tërhiqesh nga magnetizmi i personalitetit të partnerit dhe të rrezikosh atë, që quhet "dashuri me shikim të parë".

E rëndësishme është të njohësh abc-në e podomancisë: artit antik, i cili vjen nga kohët e Kaldeit, në ato të Babilonisë dhe formon dyshen me kiromancinë (arti i të lexuarit të dorës) dhe që bashkë me shumë e shumë teknika të tjera kanë në qendër të vëmendjes kujdesin për racën njerëzore. Për më tepër sipërfaqja e këmbës është më e madhe dhe është më e lehtë të lexosh mes vijave dhe maleve të saj.

Si këmba dhe dashuria

Këmba e sheshtë tregon një personalitet të përkushtuar ndaj punës, të predispozuar për solidaritet, por të destinuar të mos përfitojë të njëjtën dhuratë. Natyrë aventuriere, lojtar i rafinuar, besnik në tradhtinë tij. Ky tip gjen shpirtin binjak dhe do të takojë edhe aventura seksuale super. Zakonisht në këtë kategori hyjnë shenjat e zodiakut, si: Demi, Akrepi, Luani, Shigjetari dhe Ujori.

Këmba e drejtë e hollë korrespondon me një karakter që synon më shumë të fluturojë lart midis ëndrrave dhe re e sesa të rrijë i palëvizur me këmbë në tokë. Nuk është në natyrën e tij programi mi, por është karakter i gatshëm për alegro dhe argëtim. Dhe mbi të gjitha, nuk e njeh dhe nuk e pranon kurrë monotoninë. Nuk është e thënë që idetë e tij të pëlqehen nga të gjithë, por personat që i vlerësojnë këto cilësi nuk janë pak. Dhe midis tyre ka shumë që mezi presin të shohin një person me këmbë të madhe të drejtë me të cilin të mund të ndajnë pse e jo emocione të shkallës së lartë. Nëse shfletojmë librin e shenjave të zodiakut shohim se ky lloj karakteri gjendet tek shenjat si Binjakët, Akrepi, Peshoren dhe Peshqit.

Këmba me qafë të lartë është sinonim i qetësisë. Ose le të themi që ai qe e gjen ka një prirje natyrore në kërkim të qetësisë në çdo aspekt të jetës. Jemi përballë një njeriu me objektiva të qarta dhe me aftësitë e nevojshme për t'i arritur. Në fakt nuk do të mundohet shumë për të gjetur hapësirë në postet më të larta të shoqërisë dhe të jetojë më së miri Cilat shenja e kanë këtë veçori? Shigjetari, Luani dhe Demi.

Këmba e vogël - deri 38 për burrat dhe 36 për gratë, krijon aty këtu probleme. Urrejtje dhe gjëra të pakalueshme për shkak të mungesës së një vullneti të mirë. Por, dhe kjo është më e keqja, dimensionet e pengesave shoqërohen me personalitetin e bërë enkas për të qëndruar në mes të tufanit, ashtu siç dinë të bëjnë: Bricjapi, Dashi dhe Virgjëresha.

Këmba e madhe - mbi 39 për burrat dhe mbi 37 për gratë, është e destinuar
të ketë sukses. Dhe nëse masa është shumë e madhe 46-47 për meshkujt dhe 42 për femrat, ka ankth për të arritur suksesin. Por, si për ironi të fatit, kjo kategori njerëzish, sapo arrin suksesin, nuk ndihet plotësisht e kënaqur. Përkundrazi fillohet nga e para në kërkim të stimujve të tjerë, të sfidave të reja dhe pakënaqësia bëhet gati kronike.
Shenjat që kanë këto karakteristika janë: Binjakët, Peshorja, Dashi dhe Ujori.

Këmba me trajtë të çrregullt është sinonim i intimitetit. Subjekti për të cilin po flasim është gojëkyçur, i mbyllur në vetvete, egocentrik, në kërkim të dashurisë së pamundur. Dashurohen gjithmonë me personin e gabuar dhe sapo raporti prishet, ky lloj karakteri zvarritet dhe lodhet duke mbledhur copat e zemrës së thyer. ثshtë rasti të therni se subjekti për të cilin po flasim ndihet i lumtur të jetë prehë e fatit të tij, edhe kur i bie murit me kokë. Karaktere të tilla që vështrojnë drejt qiellit mund të jenë shenjat si: Demi, Akrepi dhe Peshorja.

Si të lexojmë vijat e këmbës

Kaldeasit përdornin podomancinë për të parashikuar të ardhmen e të sapolindurve. Për interpretimin e saktë të këmbës duhet filluar nga e majta dhe pastaj të kalohet tek kontrolli i këmbës së djathtë.

Shiko fotografinë 1786180

1. Linja e jetës midis gishtit të tretë dhe të katërt, sanksionon harmoninë e trupit me shpirtin. Sa më e madhe të jetë pjerrësia e vijës, aq më i madh është ekuilibri psikik dhe fizik.
2. Linja e kokës ndodhet në qendër të këmbës. Sa më e gjatë të jetë, aq më i madh është kapaciteti mendor intelektual, që të lejon të zgjidhësh edhe problemet e vështira.
3. Linja e zemrës. Nëse është e vetme, ngrohtësia është e huaj për ju, nëse ka degëzime, pasioni është i madh. Nëse ka viza që e përshkojnë, dashuritë do të jenë të shumta dhe të jeni të sigurt se do të ketë disa dashuri me të vërtetë të çmendura.
4. Linja e Afërditës lidhet me sukseset në shoqëri. Do të keni suksese nëse shenja juaj është vertikale. Nëse pritet me vijë të kokës do të ketë divorce dhe lidhje të reja.
5. Linja Jupiterit në fund të këmbës lidhet me sjelljen ndaj urdhrit. Nëse është e qartë, keni brumë për lider, parashikon punë dhe shumë udhëtime.
6. Linja e Saturnit paralele me të sipërmen. Mat kapacitetin për t'u ngjitur sa më lart në jetë. Sa më e gjatë, më të sigurt do të jenë rezultatet në çdo sektor, sidomos në politikë dhe në financa. Por, kujdes, edhe kur kjo linjë nuk është vizatuar qartë, mund të keni sukses.
7. Linja e diellit është lidhur me suksesin e jashtëzakonshëm në çdo sektor. Paralajmëron arritje veçanërisht në kërkime shkencore dhe mjekësore.
8. Linja e Mërkurit nën hijen e asaj të zemrës; nxjerr .në pah aftësitë komerciale Nëse është pak e përkulur duhet të shmangni me shumë kujdes investimet e rrezikshme.
9. Linja e Marsit mat forcën e personalitetit dhe reagimin mendor në situata të vështira.
10. Linja e Hënës në fillim të gropës së këmbës, lidhet me ëndrrat, dëshirat për aventura dhe për të zbuluar botën duke u përfshirë në udhëtime të ndryshme pa asnjë hezitim.
11. Linja e gishtit të madh, e ngjashme me një unazë, shpesh jo shumë e qartë, sidomos tek ata që ecin shumë, tregon dominimin e zemrës nga arsyet.
12. Linja e gishtit të vogël kur është e pjerrët, tregon që ai që e ka, ka nuhatje të mirë për biznes.

/Telegrafi/
 
Titulli: Si te lexojme kembet dhe vijat e saj

Goca ngreni kembet ;)
Tua lexojme :hmm:
 
Titulli: Si te lexojme kembet dhe vijat e saj

Une e di dhe asnje sme beso
Ia vijat 2 5 dhe 10 per mua jane :p
 
Titulli: Si te lexojme kembet dhe vijat e saj

Ahahaha Pinky ca na bere keshtu lol

Po mire kjo kemba Nr 40 e ca eshte e llogjikshme qe ka te beje me piken 2 e 3 :p

Kot aman, edhe kete patem mangut ne lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top