Si të kurohet reumatizmi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër.

Diagnostfikimi
Të gjitha format e sëmundjeve reumatike,duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza,nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Andaj, është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë. Le t’i njohim së bashku.

Artriti reumatoid.
ثshtë forma më rëndë e sëmundjeve reumatike,që fillon me një inflamacion të artikulacioneve, vihet re që në mëngjes herët,me t’u zgjuar nga gjumi.Shfaqet me lëvizjen e vështirësuar të duarve, që mund të zgjasë edhe deri në një orë. Në këto raste është mirë të paraqiteni menjëherë te specialisti, i cili do t’ju
këshillojë një sërë ekzaminimesh laboratorike për të vërtetuar praninë e faktorit reumatoid në serumin e gjakut tuaj. Mirëpo, kujdes! Vetëm analizat nuk mjaftojnë. Për konstatimin e diagnozës ka ende nevojë për një krahasim të
shenjave klinike me përfundimet laboratorike nga mjeku specialist.

Artroza.
E njëjta këshillë vlen edhe për artrozën më të thjeshtë e deri te format e tjera reumatike. Analizat, edhe pse të nevojshme, nuk mund të jenë krejtësisht të sakta. Përkundrazi, është e nevojshme një vizitë te mjeku specialist, i cili do të bënte vlerësimin e tërë situatës klinike dhe të të dhënave laboratorike. Ky vlerësim nuk do të thotë vetëm një “lexim” i thjeshtë
i radiografisë.

Mjekimi.
Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër. Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat.

Zbulimet më të fundit mbi “dhembjet e lehta”

-Klima . Nuk është e vërtetë se lagështia shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.
-Uji . Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga rumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.
-Pesha. Ata që kanë peshë më të dobët trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë.
-Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon. Më mirë është të pakësohet përdorimi
i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.
-Dhembje e shpinës . Mjekimi i vetëm është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhembjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara
ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.
-Dhembje te qafës . Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por mund të bëhet diç edhe për të larguar rrezikun e sëmundjes.
-Ushtrimet fizike . Janë themelore. Duhen bërë vazhdimisht, por të mos teprohet me to.
Not e gjimnastikë ; këto janë sportet që rekomandohen më së shumti. Por, për më të moshuarit janë më të përshtatshme shëtitjet e gjata.
-Shumë qumësht. Kjo vlen për të gjithë. Ata që vuajnë nga osteoporoza (mungesa e kalciumit) duhet të pinë 4-5 gota qumësht në ditë.
-Dielli e ajri i pastër . Janë aleatët tjerë për një formë të mirë fizike e për të gëzuar një shëndet sa më të mirë.

Vuani nga reumatizmi?
Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”.
Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhembje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve nga reumatizmi. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”.
Cila është ajo ?
ثshtë tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit
të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve.
-Mësimi i gjesteve . Mos e mbani kurrë çantën të varur
në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni
një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi përmasash normale. Kur ngrini një radhë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.
-Mjetet.
Thika që kursejnë energjinë, çelës konservash, çelës shisheje. Këto mjete lejojnë një hapje më të lehtë të tyre nga njerëzit që kanë probleme me duart. Për ata që vuajnë nga “këmba e diabetit” ose ajo “reumatike” tani gjenden këpucë që përshtaten sipas këmbës. Ato kanë aftësinë të rishpërndajnë peshën e trupit mbi shputën e këmbës


Imedica
 
Si ta kuroni reumatizmin në dimër me kura popullore


Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale, këshilla

Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve.
Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.

Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Këshillat

Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Plazhi

Rëra, e në veçanti, rëra e pastër është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum, rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ndërkohë, pas një studimi të kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport. Ndërkohë që këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale, duke sjellë probleme të dukshme për shëndetin.
 
Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

Sporti mban larg reumatizmin

Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale.

Analgjetikët kurojnë sëmundjen

Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera . Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. اlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Problemet që sjell artriti reumatik

Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje malcuese, që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në një vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet.
 
Kush ndikon në shfaqjen e artritit

Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. ثshtë konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës.

Reumatizma dhe sëmundjet e gjymtyrëve

Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat.

Këshillat që duhet të ndiqni për luftuar reumatizmin

Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm në enë plastike ose prej druri. Madje, mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni pirë as gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por për reumatizëm afatgjatë, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Gjithashtu, dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë Vitamina C dhe A.

Shfaqja e sëmundjes

Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta përsa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjithët të ngjashme me të.

Shkaktarët e sëmundjeve reumatizmale

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët. Ata pohojnë se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyje, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu, klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Këshillat e specialistëve

Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi i ftohti atëherë kompresa duhet të hiqet se në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshtë apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa.

Pezmatimi (artriti) reumatik i kyçeve

Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik (angl. rheumatoid arthritis) është një sëmundje malcuese që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndejtur në vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.
 
Më të prekurit

Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. ثshtë konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve.

Gratë më të rrezikuara

Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. ثshtë konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t'u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t'u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të.

Sa zgjat sëmundja

Sipas mjekësisë, artriti reumatik mund të vazhdoje gjatë gjithë jetës, por edhe mund të fshihet nga një kohë në tjetrën. Mjekët përpiqen qe t'u pakësojnë dhembjet pacientëve të tyre, si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna anti-malcim, si aspirina, etj; ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lënde tjetër. Për përcaktimin e sëmundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog, dhe ai të përshkruan ilaçet dhe këshillat e nevojshme, të cilat nëse përdoren përkrah kurave popullore të mëposhtme.

Bimë mjekësore dhe këshilla të posaçme për artritin reumatik

Hithra

Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por është thelbësisht e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.

Rigoni

Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim. Jo vetëm kaq, përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Gjethet të jenë tharë në mjedis të mbyllur dhe të jenë grimcuar, pasi në këtë mënyrë vlerat e bimës nuk humbasin. Gjatë mbledhjes duhet pasur kujdes, pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje. Për përgatitjen e çajit të rigonit, merr një lugë gjelle nga gjethet e tij të thara dhe i hedh në një gotë, pastaj në atë gotë hedh ujë të vluar dhe e lë 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi, dy herë në ditë.

Farat e lulediellit

Farat e lules se diellit, për vetë përmbajtjen e tyre, kanë veti anti-malcuese të kyçeve, më të fortë se ilaçi i njohur me emrin "Ibuprofen". Përvetësimi i 250 gramë fara lule dielli është e barabartë me efektin e ilaçit më të mire anti-malcues të kyçeve.

Qershia

Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues malcimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara.

Peshku

Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e malcimit të kyçeve.

Lule fieri

Gjethet dhe degët i "fierit" përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cermës) dhe reumatizmës. Pasi i pret degët e fierit në copa të vogla, i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me një copë apo fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri është dy llojesh: mashkull dhe femër. Fieri mashkull nuk ka gjethe, as degë, as lule dhe as kokrra, ndërsa fieri femër i ka këto dhe ky është për qëllim në këtë kurë.

Lëvizjet

Elimino lëvizjet apo qëndrimet që i shtojnë lodhjet kyçeve. Mos qëndro gjatë dhe pa lëvizur në një pozicion. Planifiko që më parë për shëtitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe bëjë jetën sa më të thjeshtë që të mundesh, sepse tensionet ndikojnë negativisht në sëmundjen tënde. Mos e lodh trupin dhe aq më tepër kyçet.

اaji

Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.

Dieta dhe ushtrimet

Nëse keni artrit reumatik ju mund të humbni edhe oreksin ndoshta. Mund të ndjeheni të dobët dhe të pafuqishëm. Por për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për t’i mos lejuar simptomat që të përparojnë, ju duhet të mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe të bëni ushtrime të lehta. Përpiquni të hani shumë fruta dhe perime. Përpiquni të shmangni dhjamëra, gjalpë, qumësht të paskremuar, mish vici, derri, lope, qengji. Por duhet të hani me shumë peshk. Gjithashtu mund të hani pule dhe gjeldeti. Përpiquni të konsumoni ushqime me pak kalori sepse kështu do të bini nga pesha që në fakt bën që të ulet pesha që duhet të përballojnë kyçet tuaja. Ju duhet të merrni rregullisht vitamina sepse sëmundja juaj ju bën deficitar në disa lloj vitaminash si për shembull: Vitamina D, që është shumë e rëndësishme për kockat. Gjithashtu duhet të merrni edhe kalcium.

Artriti reumatik edhe i trashëguar

Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë mund të ndikojnë në të. Sot për sot nuk është i mundur parandalimi i kësaj sëmundjeje. Rrjedha mund të ngadalësohet dhe në disa raste ndalohet me ndihmën e ilaçeve. Dy ditë në javë, specialistët e shëndetësisë rekomandojnë që njerëzit të merren me ushtrime gjimnastikore, kryesisht për këmbët, kyçet e duarve. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. ثshtë konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik për t’u kapur nga artriti reumatik.

Periudhat aktive dhe të qeta të sëmundjes

Ai që ka artritin reumatik mund të përjetojë periudha të qeta të kësaj sëmundjeje, por ndonjëherë vijnë disa periudha kur sëmundja është më aktive. Gjatë kësaj kohe njeriu ndjehet edhe më i lodhur. Vështirësitë qëndrojnë shpesh tek veprimet praktike në shtëpi, në punë dhe në kohën e lirë. Për të zgjidhur disa andralla të përditshme ka mjete të ndryshme ndihmëse. Tetë këshilla rekomandojë specialistët, për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale për të gjithë njerëzit, kjo sëmundje është shumë e përhapur në vendin tonë, për shkak të klimës dhe kushteve të jetesës. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Malcimi çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.

Grupmoshat ku shfaqet artriti reumatik


Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës. Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. ثshtë konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë.

TO
 
pershendetje do doja te me tregoni me teper peer barnat qe perdoren ne sherimin e semundjev reumatike
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top