Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Me posht do tju pershkruaj disa element qe gjithsekush mund ti zoteroj gjat nje kliku te aparatit.

Se pari dua tju them : Harroni aparatin fotografik, celesi i nje fotoje unike ndodhet ne imagjinaten tuaj.

"Fotografia eshte fuqia e shikimit , jo e aplikimit teknologjik." Ken Rockwell.

Ajo qe keni eshte gjithcka qe ju duhet, nje aparat fotografik cfardo.

"Domosdoshmeria nuk eshte nje fakt, eshte nje interpretim." Friedrich Nietzsche.

Fotografin mund ta quajm nje pikture casti te cilen gjithseicili mund ta krijoj ne menyren e tij.
Po ju pershkruaj elementet kryesor me te cilet ju mund te krijoni nje fotografi .

1- Kompozimi fotografik, eshte elementi kryesor krijues. Duke u bazuar ne tematiken qe doni te fotografoni, imagjinata juaj do te percaktoj raportet dhe maradheniet e elementeve te nje fotografie.

2.Fokusi, nenkupton inkuadrimin, qenderzimin ne raportet e mjaftueshme per te lexuar ate qe ju deshironi te fiksoni ne fotografi. Elementet e fokusit jan pika e fokusimit , horizonti dhe sfondi.
Perpiquni te fokusoni piken e fokusit mbi detajin qe doni te lexohet me se miri, horizonti ( atje ku qielli bashkohet me token ne nje vij te drejt per syrin e njeriut) mundesisht te jet ne qender te fotografis, sic ndodh praktikisht me syrin e njeriut, sfondit mos i jepni rendesin e merituar, sfumojeni ne maximum nepermjet efektit mjergull ( Blur), ne kete menyr pika e fokusimit do te mari vemendjen e merituar.

3. Drita, eshte elementi determinant i cili vendos cilesin e krijimit tuaj. Zgjidhni mir kohen e fotografimit, kendin dhe intesitetin e drites natyrale. Sasia e drites kontrollohet nepermjet hapjes se lentes ne diametrin e nevojshem,Apertura, zakonisht simbolizohet me shkronjen F .

4.Shpejtesia e shkrepjes, konsideroni aparatin si nje arme me te cilen keni vendosur ne shenjester nje objektiv. Momenti i klikimit duhet te jet i qarte dhe i bindur. Ky element kontrollon kohen e ekspozimit te imazhit (te pasqyruar ne lenten e aparatit) ndaj sasise se drites te percaktuar nga apertuara. Zakonisht qendron ne perpjestim te zhdrejt me aperturen , me qellim qe fotografia mos te digjet nga ndricimi i tepruar .

5. Balancimi i se bardhes ndricuese ( ngjyra e bardh e ndricimit). Eshte e nevojshme qe ngjyra natyrale, transparent, e bardh e ndricimit, te qendroj ne ekuilibrin e nevojshem, ne kete menyre fotografia mund te jete e lexueshme, me kontrast natyral dhe me ngjyra natyrale. Percaktimi i ketij elementi i jep fotografis natyralitetin ose kontrastin artificial. Mund te regullohet me filtra te ndryshem te cilet montohen ne lentet dixhitale.

6.Numri ose koeficenti i shpejtesise ISO , eshte numri qe tregon ndjeshmerine e filmit ( ne aparatet dixhital te regjistruesit te imazhit) ndaj drites. Sa me i lart numri ISO aq me e larte eshte ndjeshmeria e regjistruesit ose filmit ndaj drites. Një kombinim i saktë i ISO , apertures, dhe shpejtesise se shkrepjes, te con ne fotografine e kerkuar.

7.Ekspozimi eshte koha e mjaftushme qe i duhet aparatit fotografi per te lexuar dhe fiksuar elementet e fotografis, hijet e volumeve, perspektiven etj . Aparatet dixhitale bejne nje ekspozim automatik dhe mjaft te shpejt fal teknologjis elektronike. Ekspozimi percakton raportet e elementeve te mesiperm.


Nje shembull ilustrues me karakteristika e pershkruara me siper.pranvera.jpg

Camera Model : NIKON D200
F-stop : F/5
Exposure time : 1/100 sec
ISO speed : ISO-200
Focal length : 105mm
Max aperture : 2.9708535671234131
Flash mode : No flash
Cotrast : normal

parametrat e fotografis i pershkrova ne anglisht pasi gjuha nacionale dhe teknike ne kete fush si kudo njifet kjo :D, do te orjentoheni me leht dmth.

parametrat mund ti lexoni duke zbritur foton e mesiperme, klikoni me te djathten e miushit, selektoni ne dritaren qe del opsionin Proprities ne fund te listes, selektoni ne dritaren e te dhenave Details...


Ju faleminderit,
Shpresoj tju hyj ne pune sado pak orjentimi im amatoresk.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Te pergezoj per materialin e sjelle. Material shume i nevojshem dhe kam pershtypjen se do shrytezohet ne pasurimin e Fotomanise se forumit virtual.
 
Titulli: Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Shume i domosdoshem si material,por pervec ketyre elemente luan rol kryesor dhe vet aparati,cilesia e tij.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Doja te komentoja mbi ISO-n:
6.Numri ose koeficenti i shpejtesise ISO , eshte numri qe tregon ndjeshmerine e filmit ( ne aparatet dixhital te regjistruesit te imazhit) ndaj drites. Sa me i lart numri ISO aq me e larte eshte ndjeshmeria e regjistruesit ose filmit ndaj drites.

Rritja e ISO-s per fat te keq sjell edhe degradimin e cilesise se fotografise. Disa shembuj:
iso100.jpg
Exposure Time: 1.600 s
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 100

iso200.jpg
Exposure Time: 1.000 s
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 200

iso400.jpg
Exposure Time: 0.500 s (1/2)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 400

iso800.jpg
Exposure Time: 0.250 s (1/4)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 800

iso1600.jpg
Exposure Time: 0.125 s (1/8)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 1600

iso3200.jpg
Exposure Time: 0.067 s (1/15)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 3200

iso6400.jpg
Exposure Time: 0.033 s (1/30)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 6400

iso12800.jpg
Exposure Time: 0.017 s (1/60)
Aperture: f/9.0
ISO Equiv.: 12800
 

Attachments

  • iso12800.jpg
    iso12800.jpg
    100.3 KB · Shikime: 0
  • iso6400.jpg
    iso6400.jpg
    87.5 KB · Shikime: 0
  • iso3200.jpg
    iso3200.jpg
    74.8 KB · Shikime: 0
  • iso1600.jpg
    iso1600.jpg
    55.7 KB · Shikime: 0
  • iso800.jpg
    iso800.jpg
    43.2 KB · Shikime: 0
  • iso400.jpg
    iso400.jpg
    33.8 KB · Shikime: 0
  • iso200.jpg
    iso200.jpg
    29.9 KB · Shikime: 0
  • iso100.jpg
    iso100.jpg
    28.4 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Pe: Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Prape ISO-ja e larte na mundeson te ulim kohen e ekzpozimit te sensorit te aparatit...
Te shembujt e me larte duke u rritur ISO-ja, koha e ekzpozimit ulet por duke flijuar cilesi. Kjo mund te perdoret per te anashkaluar efektin e dridhjes se dores kur ska shume drite perreth (qe zakonishte kerkon nje shpejtesi te ekzopozimit te procesorit dicka te 1/30 e sekondes.) ose per te arritur efekte qe te ngrish momentin. (shpejtesi shume te ulta te ekzpozimit te sensorit psh 1/500 sek)
Ndonjehere ISO e larte i jep nje efekte te vecante fotos..dhe per kete qellim mund te perdoret ne lloj lloj menyrash.

ISO 12800
shembull-1.jpg
shembull-1crop.jpg

ISO 100
shembull-2.jpg
shembull-2crop.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si te krijoj nje FOTOGRAFI.

Meqe dua te investoj ne nje aparat fotografik te mire, kam nje pyetje per ju qe merrni vesh nga fotografia. Me duhet nje aparat qe nxjerr foto te pastra naten...cilet specs kane rendesi? اa duhet te kem parasysh? Po patet noi rekomandim gjithashtu per nje aparat te mire, mund t'ma sillni ktu? :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top