Si të kemi dhëmbë të shëndetshem

dr.Dugi

Anëtar i ri
Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.
MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.

Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.

Funksioni i dhembeve
Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.
Shkaktaret e “renies” se dhembit
Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.

Kariesi
Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.

Ushqimet dhe lengjet
Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.
“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”
Pasojat e humbjes se dhembit
Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe. Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:
Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.

Teknika e larjes se dhembeve:
1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:
pas çdo ngrenie, 2 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta
2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.
3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)
4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.

Ushqimi
Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.

Vizita te dentisti
Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit.
 
Last edited by a moderator:
Re: Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

Gezoj dhembe shume te shendetshem edhe pse nuk i kujdes shume. ,,,nje pyetje kisha ,,,ka te beje dhe ana Gjenetike ketu ne trashegimin e dhembeve te shendetshem ?
 
Titulli: Re: Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

Gezoj dhembe shume te shendetshem edhe pse nuk i kujdes shume. ,,,nje pyetje kisha ,,,ka te beje dhe ana Gjenetike ketu ne trashegimin e dhembeve te shendetshem ?

Nje mori e proceseve cofshin ato normale apo anormale kane lidhje me gjenetiken, e ne mesin e tyre edhe dhembet. Por ketu kan ndikim te madhe edhe faktor te tjere si mbajtja e tyre, konsumimi i ushqimit e te tjera.
 
Titulli: Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

a eshte e vertete qe ti ferkosh dhembet me sode buke, ndihmon ne zbardhjen e tyre?
po ti ferkosh me nje thelpinj hudher te prere ne mes?
apo jane budallalliqe interneti keto???
 
Titulli: Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

a eshte e vertete qe ti ferkosh dhembet me sode buke, ndihmon ne zbardhjen e tyre?
po ti ferkosh me nje thelpinj hudher te prere ne mes?
apo jane budallalliqe interneti keto???

Egzistojne pasta te ndryshme per zbardhjen e dhembeve, me te preferushme jane qe te perdoren keto pasta.
 
Titulli: Si të kemi dhëmbë të shëndetshum

a eshte e vertete qe ti ferkosh dhembet me sode buke, ndihmon ne zbardhjen e tyre?
po ti ferkosh me nje thelpinj hudher te prere ne mes?
apo jane budallalliqe interneti keto???
Ate me sode buke e di dhe une, ate me hudher se kam degjuar ndonjehere ( dhe te bente pune sdo e beja, se e kam "armik" hudhren).


@Endrra, po dhe trashegimi ka shume te bej me cilesine e dhembeve. Sepse nqs prindrit kane pasur dhembe te mire ashu do i kene dhe femijet, po ashtu dhe si forme, prindrit me dhembe te bukur kane femije me dhembe te bukur:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top