Kresha
A pretty face can never trick me
Moti i ndryshueshëm nxit zhvillimin e viruseve, prandaj nuk befason vala e ftohjeve që godet më të vegjlit.
Mirëpo ekzistojnë fshehtësi me ndikim që më të vegjëlve do t’u forcojë sistemin imun, ndërsa organizmit do t’i ofrojë mbrojtje nga shkaktarët e sëmundjeve.
Më pak ëmbëlsira - Fëmijët adhurojnë ëmbëlsirat që zvogëlojnë konsumin e materieve ushqyese në shujtat e përditshme. Prandaj kufizojuni konsumin e ëmbëlsirave. Mëngjesi dhe darka duhet të kenë për bazë qumështin dhe karbohidratet, ushqimi i paradites të jetë i përqendruar në perime, ai i pasdites të përqendrohet në jogurt dhe biskota të shëndetshme, ndërsa dreka të bazohet në artikuj të balancuar me sallatë të freskët, supë nga perimet, mish pa yndyrë apo vezë.
Lëngje -Për të ruajtur shëndetin e vogëlushit, më të mirat janë lëngjet e pemëve, më pas limonada me pak mjaltë, çajërat apo një përzierje lëngjesh, ai nga limoni, portokalli dhe mollët. I shkëlqyeshëm do të ishte edhe kokteji nga karota, mandarina dhe limoni, të cilin fëmijët duhet ta konsumojnë një herë brenda ditës (bëhet nga dy mandarina, një limon dhe tri apo katër karota me pak mjaltë). Shumë efikas është edhe jogurti me probiotikë ngase forcon imunitetin.
Vitamina C – Kjo vitaminë për një kohë të gjatë njihet si njëri nga burimet më të forta për të forcuar sistemin imun, së pari shkaku i ndikimit antioksidues. Gjendet në pemë dhe perime (më të pasurit janë: kivi, portokajtë, limoni, grejpfruti, lakra…). Mjekët zakonisht nuk insistojnë në shurupe, ngase ata dëshirojnë që fëmijët ta marrin përmes ushqimit këtë vitaminë. //keshilla