Si të bëhet e lumtur një vajzë e pasur?

ida angel

:)
V.I.P
E dashura juaj është vajzë e pasur. Ajo është e bukur, inteligjente, seksi dhe shumë e pasur. Por ju nuk dëshironi që të mbaheni nga e dashura e juaj dhe nuk dëshironi që ajo të mendojë që ju e doni vetëm për paratë e saj. Ju duhet t’ia dëshmoni asaj se paratë nuk ju interesojnë, prandaj ne i kemi disa rregulla për ju.

mashkullkryeson.jpg


Bëhu ambicioz

Ajo është vajzë e pasur që do të thotë është e rrethuar me njerëz të pasur. Ose, ose të gjithë djemtë që i vardisen janë të pasur, por ju mos u brengosni për këtë gjë. Ju vetëm tregohuni që jeni ambicioz dhe keni plane për të ardhmen. Femrave u pëlqen kur i dashuri i tyre nuk kënaqet me pak dhe ai kërkon shumë nga jeta.

Mbajeni vetën sa më shumë

Ndoshta ju nuk keni aq shumë para sa t’i harxhoni edhe shumë në veshje. Ndoshta ju as nuk keni para që për një darkë t’i blini një kostum të Armanit. Por, mos u dëshpëroni sepse nuk do të thotë që vetëm rrobat me firmë ju bëjnë të dukeni bukur apo tërheqës. E krejt ajo se çfarë duhet të bëni është që të dukeni shumë i pastër t’i keni rrobat e pastra dhe të jeni sa më pedant.

Bëhu i mirë në shtrat

Ju duhet të tregoheni një “Don Zhuan”i vërtetë në aspektin intim. Duhet t’i zbuloni të gjitha dëshirat e saj të fshehta. Kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë në lidhjen tuaj. Dhe ndoshta, ndoshta ajo edhe do të harxhojë ca të holla për ju.

Bisedoni me të në mënyrë që askush nuk e ka bërë


Ajo vjen nga paratë dhe paratë do të thonë pushtet. Mos u frikësoni nga pasuria e saj sepse ajo është nga mishi e gjaku sikur ju. Mundohuni ta trajtoni në një mënyrë që askush deri tash nuk e ka bërë. Kur ajo dëshiron të bisedoj me ju, atëherë ju duhet të tregoheni shumë i kujdesshëm dhe të tregoheni që jeni të interesuar në bisedën e saj.

Qëndro i sigurt dhe mos u hidhëro

Kjo nuk do t’ju kushtojë asgjë. Ju jeni mashkull dhe femrat i duan meshkujt e vërtetë dhe jo ata të cilët nuk janë të sigurt dhe shumë shpejt u ngelet hatri. Ju duhet t’i dëshmoni asaj se në çdo vendim që ju do ta merrni ju jeni shumë i sigurt, por edhe anasjelltas kur e dashura juaj merr ndonjë vendim dhe juve nuk ju konvenon edhe shumë, atëherë mos shfaqni asnjë shenjë të hidhërimit. ثshtë pak e vështirë që një femër të bëhet e lumtur, por me pak mundim ju edhe mund t’ia arrini, prandaj mos u dorëzohuni lehtë.gazetaonline
 
Pe: Si të bëhet e lumtur një vajzë e pasur?

Faleminderit :)BEHU AMBICIOZ ME PELQEU MUA.........po ne qe sjemi te pasura e as te bukura si tja bejm :p.........u prit un per vete kam shpetuar LOL
 
Pe: Si të bëhet e lumtur një vajzë e pasur?

Ktyre te pasurave duhet tu vish shume mbas qefit ..........
 
Pe: Si të bëhet e lumtur një vajzë e pasur?

Beje te vuaj.
 
Pe: Si të bëhet e lumtur një vajzë e pasur?

Varet....Jo te gjitha jane ashtu Ida...Ke mjaft femra qe skane asgje dhe e kane hunden perpjete sikur te jene te bijat e presidentit,ka dhe te pasura qe jane shume te thjeshta...Vertet qe jane ne shifra te vogla por ekzistojne...Paraja se ben njeriun,por njeriu e ben parane..Edhe pse sot cdo gje kthehet ne biznes te mirefillte edhe marredheniet me intime,prap njeriu din te vleresoje te tjeret...Ky materiali me pelqeu shume sidomos kjo e fundit,qendro i sgurte e mos u hidhero...Jo vec femrat e pasura por besoj secila femer do te kete prane nje tip te sigurte ne vetvete,jo nje tip qe lekundet....Pashe nje koment me lart beje te vuaj,pse??Se ka nje fat,se ka para apo thjesht nga mendimi se ajo sja di vleren vuajtjes??Edhe njerezit e pasur kane vuajtje ndoshta jo vuajtje materiale sa ate shpirterore...Ka mjaft njerez te pasur qe sjane te lumtur,kane cdo gje,mund te blene cdo gje,por ka raste qe dhe paraja nuk funksionon,ky rast eshte lumturia...Ate jo qe smunden ta blene,pra nuk eshte se nuk kane vuajtje...Nje njeri i varfer e di te keqen,pjeket me te keqen e me vuajtjet,kjo ndoshta i sherben si pervoje jetesore,nuk mund te thuhet se eshte nje njeri i mir...Ke mjaft njerez te varfer qe per hir te rrethanave apo realitetit pak rendesi ka,gjejne nje menyre me te shkurter per te bere para,vjedhin ose dhe ndonje gje tjeter...Dhe ndonjehere per te justifikuar veten nga veprimet e tyre,mund te shprehen''jemi viktime e fatit dhe e shoqerise''...Te besh rolin e nje viktime ose dhe ta besh tjetrin te ndihet viktime nuk eshte veshtire,mjafton pak gje dhe ja u be...Po ca fitove??Asgje faktikisht,por te pranosh veten sic je dhe te ndihesh krenar per ate qe ke(fituar ose arritur),kjo po qe eshte fitore...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top