Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të bëheni trendy nënë?

Shtatzënia është njëra prej kohëve më të mira në jetën e gruas andaj shtatzënat shndërritin me njëfarë shkëlqimi të veçantë dhe bukuri. Disa javë pasi që e keni kuptuar se do të bëheni nënë, fillojnë problemet, pantallonat janë të ngushta, këpucët nuk janë komode...

Përnjëherë të gjitha ato rrobat e bukura që i adhuroni aq shumë më nuk kanë rëndësi. Për fat, sot shtatzënat nuk janë të detyruara të veshin pantallona me rripa dhe tunikat dëshpëruese si nënat tona sepse ekzistojnë dyqane ku mendojnë me mend. Krahas ofertës së tyre të pasur dhe para së gjithash funksionalitet dhe komoditet, nënat e ardhshme të ditëve të sotme mund të duken trendy dhe chic.

Për secilën nënë të ardhshme e rëndësishme është që rrobat që i vesh të jenë komode dhe funksionale. Kur të ndjeni se më nuk arrini t’i përthekoni pantallonat ka ardhur koha për investim në pantallonat komode dhe kualitative për shtatzëna. Të tilla zakonisht e kanë shiritin elastik i cili zgjerohet bashkë me barkun tuaj dhe mundëson që të merrni frymë normalisht. Krahas pantallonave për shtatzëna investoni edhe në pantallona të shkurtra. Me ta vishni një tunikë të gjatë apo fustan, e përmbi një kardigan shumë modern.
Para së gjithash kur blini rroba për shtatzëna keni kujdes që t’i blini copat që iu pëlqejnë, ato që mund t’i kombinoni me disa rroba tuaja që i keni pasur dhe ato që ju bëjnë të ndihemi mirë.


Gazeta exspres
 
Titulli: Si të bëheni trendy nënë?

Vertet ka shume rroba moderne per gra shtatzane por kushtojn shume duke mar parasysh kohen qe mund ti perdoresh, 4 a 5 muaj :(

Un jam habitur edhe me te brendshmet per gra shtatzane, ka gjera shuuuuuume praktike, ne krahasim me kohen e nenave tona.

Por jam e mendimit qe femrat duhet te mbahen dhe te pispillosen gjate shtatzanise... nuk me pelqejn femrat qe e leshojn veten.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back