Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni?

Vajza

🪡
Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni?

Shiko fotografinë 1894819





Derisa nëpër botë po zhvillohet sezoni i gripit, është mirë që të gjithë punëtorët të marrin masat dhe hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten, por edhe kolegët tyre.
Një hulumtim ka treguar se rreth 84% e të punësuarve shkojnë në punë, derisa janë me grip. Rreth 50% e tyre nuk marrin kurrfarë masa parandaluese për t’i mbrojtur kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar se kur në pyetje është zyra, më së shumti baktere fshihen nëpër rubinetet e ujit, derën e mikrovalës, si dhe në tastierën e kompjuterit.

Të gjithë të punësuarit duhet t’i pastrojnë sipërfaqet e pajisjeve të punës, të cilat përdoren edhe nga të tjerët.
Punëtorët duhet t’i pastrojnë duart pas secilës shujtë, pasi të kenë lexuar shtypin, si dhe pas përshëndetjes me kolegët.
Shiko fotografinë 1894820
Për ta shmangur dehidrimin, i cili së bashku me mungesën e gjumit dhe stresin dobësojnë sistemin imun, pranë vetes mbani një shishe me ujë.
Kur ta ndieni se mund të sëmureni nga gripi, konsultohuni me mjekun tuaj për masat shtesë, si të përdorni vitaminat apo zinkun. /Telegrafi/
 
Ktej eshte bere problem kjo viroza gripale.
Fruta sa me shume,e kush ka mundesi me shmang ambjentet e mbyllura ,eshte me e mira.
 
Si mund te shmangesh ne nje ambjent ku ka shume femije si me kopesht
 
Gripin mund ta marresh dhe nga ajri..mvaret nga organizmi si e pranon..uroj mos te vi ky gripi kinez..se mbarojm ne ..ne cfare gjendje kemi shendetsin?‍♀️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top