PiNkY
Anëtar i Nderuar
Shumë njerëz do ta parandalonin formimin e gurit në veshka, sikur të pinin tri litra ujë çdo ditë, thonë mjekët.
Baskar Somani, kirurg britanik, thotë se, për shkak të mungesës së njohurive rreth efektit negativ të dehidrimit, te shumë njerëz vjen deri te formimi i gurëve në veshka, bile edhe te personat në vitet e 20-ta të moshës.
Gurët në veshka formohen kur kristalet e kripës mblidhen në kokrra, të cilat organizmi nuk mund t’i largojë për shkak të dehidrimit. Gurët jo rrallë ngecin edhe në kanalet urinore. Ata shkaktojnë dhembje dhe, në të shumtën e rasteve, kërkojnë largimin me anë të operacionit.
Kjo gjendje prek nga 10 deri 20 % të meshkujve dhe 3-5 % të femrave, të moshës nga 30 deri 60 vjet. Më të rrezikuar nga gurët në veshka janë diabetikët, ata që vuajnë nga sëmundja e gihtit (lloj reume), apo nga sëmundjet inflamatore të zorrëve. /ballkancsreen/