A K R E P I
Ja edhe një mjeshtër i strategjisë së dashurisë, veçse ky është shumë më i rrezikshëm dhe shumë i fortë. Karizmi i një akrepi është tejet i madh dhe vështirë është t’i kundërvihesh, madje edhe kur sillet në mënyrë të vrazhdë, çnjerëzore dhe arrogante, gjë që ngjet shpesh. Nga ana tjetër akrepi nuk është gjah i lehtë, të paktën jo sa i përket zemrës së tij. Bëhuni e fortë, misterioze, e paarritshme, e thellë dhe thjesht - e ndryshme. Qëndrimi i tij ndaj femrave nuk orientohet nga martesa, por nga mbetja në të. Akrepi e di se jeta e përbashkët është e vështirë dhe nuk e ka ndërmend që ta ndryshojë mënyrën e tij të jetës për shkak të dikujt tjetër … Megjithatë, martesën e ka të domosdoshme për shkak të ndjenjave të forta, ngase ka nevojë për siguri emocionale. Ka shumë lidhje dashurie dhe aventura para martesës, në rend të parë për shkak të prirjes së theksuar seksuale, por bëhet vërtet i lumtur kur e gjen një grua shpirtërisht të fortë e intuitive, e cila është në gjendje që të depërtojë në shpirtin e tij, sepse nën fasadën e tij të vrazhdë fshihet një zemër tepër e butë …, e lehtë, e lëndueshme. Nëse e doni me adhurim pikërisht atë, bëhuni e papërballueshme në aspektin erotik, largojeni padurimin e tij dhe pastaj ai do ta ngrejë flamurin e bardhë!